• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i Inspektoriatit të Punës: Kompanitë të paguajnë orët shtesë

by A R
27/02/2016 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Inkurajojmë çdo biznes apo sipërmarrës, që të rrisë aktivitetin e vet për të krijuar vende të reja pune, sikurse duhet të punojmë te gjithë për krijimin e një mjedisi pune më të denjë, më të sigurtë dhe më të shëndetshëm për qytetarët”, deklaroi sot kreu i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli.

Ai zhvilloi një vizitë inspektuese, në një ndërmarrje të sektorit fason, në zonën industriale në Njësinë nr.8 në Tiranë. I shoqëruar nga inspektorët e zonës, drejtori i Inspektoriatit, takoi dhe bashkëbisedoi me disa punonjëse kryesisht gra dhe vajza dhe u interesua gjerësisht për kushtet e punës dhe respektimin e kontratës së punës.

Gjithashtu Ylli bashkëbisedoi edhe me drejtuesen e kompanisë “Omega”,  Lindita Legisi, si një ndër sipërmarrëset më të suksesshme në këtë sektor, veçanërisht për domosdoshmërinë në tërësi të krijimit të kushteve më të mira dhe standarteve për një punë të denjë, në mënyrë që qytetarët të ndjehen dinjitozë në vendet e tyre të punës.

Pas vizitës në këtë subjekt fason, Drejtori i Inspektoriatit të Punës, u shpreh se “jo rastësisht kemi planifikuar të zhvillojmë këtë vizitë inspektimi në ditë të shtunë, pranë subjektit “Omega” shpk , i cili ka punësuar një numër të konsiderueshëm grash dhe vajzash, për të parë nëse respektohen pagesat për punën e kryer mbi orët normale javore të punës”.

Ai kërkoi që puna që bëhet ditën e shtunë, ose kur tejkalohen orët normale javore të punës, duhet të ketë një pagesë ekstra bazuar edhe në dispozitat e Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë. “Jemi shumë të kënaqur që kjo kompani, e respekton këtë dispozitë të Kodit të Punës, duke krijuar kështu një standart më të mirë të punës për punonjëset gra dhe vajza”, u shpreh Ylli.

Ai shtoi se Inspektorati i Punës do të ushtrojë të gjithë përgjegjësitë e tij, që i jep ligji që puna e kryer nga çdo punëmarrës në tregun e punës në Shqipëri, të mos trajtohet në kushte skllavëruese.

“Me argumentin e specifikës së proçesit të punës, ka punëdhënës që shkelin dispozitat e tejkalimit të orëve të punës, si në kohëzgjatjen ditore dhe në atë javore të saj, apo mosrespektimit të pagesave për punë të kryer në ditët e pushimit javor dhe festa zyrtare. Ky tejkalim i kohës normale mund të bëhet shkak për aksident në punë, si dhe moskompesim i punës së kryer nga punëmarrësit që ndryshe konsiderohet skllavëri moderne”, deklaroi Dritan Ylli.

Drejtori i Inspektoriatit sërish shprehu apelin e tij ndaj punonjësve për adresim pranë Inspektoratit të Punës të çdo rasti të mosrespektimit të legjislacionit të punës, duke shkelur të drejtat e tyre, sikurse dhe cdo rast të abuzimit me detyrën nga ana e inspektorëve të punës në terren. Ne garantojmë trajtimin me seriozitet  maksimal të çdo rasti të ardhur.

Next Post

"Mos ta trashim shumë se i morën 600 mijë", përgjimet që kryqëzuan inspektorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia “Adam” godet jugun e Francës, humbin jetën 4 persona

Stuhia “Adam” godet jugun e Francës, humbin jetën 4 persona

October 22, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Buxheti i universiteteve çon mijëra studentë në protestë në Vjenë

October 22, 2026
“Shqipëria hapa përpara drejt BE”- Komisionerja Marta Kos: Katër vende pararojë drejt integrimit! Përgatisim një Europë të fortë, idetë do t’i çojmë para

Marta Kos: Shqipëria do të përfitojë nga Plani i Rritjes, reformat po përmbushen me sukses

October 22, 2026
Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

October 22, 2026
Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

October 22, 2026
Pedagogët dhe absurdi i qeverisë kujdestare

Pedagogët dhe absurdi i qeverisë kujdestare

October 22, 2026
Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

October 22, 2026
Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

October 22, 2026
Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

October 22, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla sulmon prokurorin që liroi protestuesit: PD kërkoi sallën tonë për mbledhje, se te e vetja ka strehuar maskat

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In