Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, sulmoi prokurorin e Tiranës, i cili nuk dërgoi në gjykatë çështjen për ngjarjet e dhunshme gjatë protestave, ku iu vu zjarri disa institucioneve shtetërore. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se prokurori ka lidhje politike me anëtarë të grupit demokrat dhe i bëri apel Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
“Por ajo që bëri një prokuror i Tiranës, i cili dihet për lidhje politike me anëtarë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike… Kur vihet zjarr në gjykatë të lartë, kur vihet zjarr në të gjitha ministritë, mbi bankën e Shqipërisë dhe një prokuror firmos mosdërgimin e çështjes në gjykatë unë nuk di nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë është në detyrë apo jo. Shpresoj që të jetë në detyrë”, tha ai.
I pyetur për 17-vjeçarët e goditur me plumba gome gjatë protestave, Balla u përgjigj se është i papranueshëm përdorimi i të miturve për akte dhune. Sipas tij të rinjtë kanë dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës se janë paguar nga deputetë të PD-së për të marrë pjesë në protestë.
“Si prind, djali im ka të njëjtën moshë me ta, 17 vjeç. Është e papranueshme, që fëmijët 17-vjeçarë të përdoren për dhunë dhe meqrnëse ju gazetarët e bëni këtë punë dhe ju e dini se sa ju respektoj të gjithë prej jush, drejtohuni Prokurorisë së Tiranës atëherë meqë më pyetët dhe pyeteni a kanë dëshmuar këta fëmijë 17-vjeçarë se janë sjellë me para nga deputetë të Partisë Demokratike në atë protestë? Pyesni, drejtorin e prokurorisë së Tiranës dhe pyetni a ka deputetë të Partisë Demokratike që kanë paguar 100 mijë lekë për kokë e ose dhe më shumë për të udhëzuar minoren 17-vjeçarë për të ushtruar dhunë ndaj institucionit”, u përgjgij Balla.
I pyetur nga gazetarët edhe për infiltrimin e patronazhistëve apo civilëve të veshur me të zeza në protestë, balla e cilësoi këtë një lsjm të rremë dhe u shpreh i gatshëm për të ofruar pamjet.
Ndërsa për pretendimet për tejkalim të detyrës nga efektivët e policisë, balla tha se duhet të verifikohen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe institucionet e drejtësisë. Ai u shpreh se SPAK-u meriton mbështetje dhe respekt për mënyrën se si, sipas tij, ka ushtruar detyrën.
Balla shtoi se PD ka disa ditë që mban të strehuar protestuesit e dhunshëm në kërkim nga Policia. Sipas tij, PD madje ka kërkuar sallën e socialistëve për mbledhje pasi në selinë e tyre sallën ua kanë zënë të rinjtë e fshehur.












O all hiqni Metanin se eshte jasht loje,Mblidhuni dhe veni nje njeri te zote se prokurir dge gjykates te vecante nuk zbatojne lighin pir tarafin .Per mu Shkelqim Hajdari qe eshte sot prefekt i Tiranes do ishte ideale.Populli kerkon drejtesi dhe reforma u bo per miqsi