Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish momente nga pjesëmarrja e tij në Budva të Malit të Zi, ku ka marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit.
Këtë herë, kryeministri ka ndarë disa foto ku shfaqet duke u takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiç, kancelarin gjerman Friedrich Merz, komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me pjesëmarrës të tjerë në takimin e nivelit të lartë.











