• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krahasimi i Bashës mes zgjedhjeve të 2017-ës dhe 1991-it

by A R
13/07/2017 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i ngrirë i PD, Lulzim Basha ka vijuar turin e tij të takimeve për sigurimin e një mandati të dytë në krye të selisë blu. Ai u ndal në Sarandë, Selenicë, Himarë dhe Vlorë ku zhvilloi takime me anëtarësinë e PD.Basha tha para demokratëve se zgjedhjet e 25 qershorit nuk ishin të lira e demokratike dhe se sipas tij PD tregoi se “është e vetmja forcë që nuk bën pakt me krimin, që nuk u përlye në shitblerjen e votës, pra e vetmja forcë që ka moralin sot ta vazhdojë betejën për zgjedhje të lira e të ndershme”, – tha Basha.

Basha i krahasoi zgjedhjet me ato të vitit 1991.

“Këto kanë qenë katër vite përballje të ditë përditshme, duke nisur me luftën tonë për dekriminaliizmin e institucioneve, luftën kundër drogës që erdhi si projekt sa i kriminelëve në pushtet, aq i Edi Ramës, si një projekt politik dhe natyrisht, betejën tonë për zgjedhje të lira e të ndershme. Anembanë Shqipërisë me përmasa të papara dhe dëgjuara ndonjëherë, me shtrirje kapilare dhe shumat më të larta të shpenzuara, Partia Socialiste dhe parti të tjera të pushtetit u angazhuan masivisht në shitblerjen e votës. Ne ishim e vetmja forcë politike që bëmë një fushatë qytetare, europiane, me një ofertë për qytetarët. Njësoj si në vitin 1991, kjo nuk mjaftoi. Sepse njësoj si atëherë, faktorët që vendosën nuk ishin votat dhe vullneti i shqiptarëve, por tjetërsimi i këtij vullneti duke përdorur frikën, dëshpërimin, dhe varfërinë e thelluar nga kjo qeveri për të blerë vota, për të kërcënuar dhe shantazhuar votuesit dhe për të tjetërsuar rezultatin”, u shpreh Basha.

Rruga që na pret, iu tha Basha demokratëve është: “Beteja për zgjedhje të lira e të ndershme, beteja për bashkimin e demokratëve në bazë të kontributit dhe fuqizimin e anëtarësisë së Partisë Demokratike dhe beteja për fatet e përditshme të shqiptarëve”.

“Prej ditës së parë ne jemi të vetmit, Partia Demokratike është e vetmja që demonstron para shqiptarëve që nuk bën kompromis me krimin për të ardhur në pushtet. Ne jemi sot e vetmja forcë morale që ka kurajën të luftojë për liri, për demokraci, për zgjedhje të lira si gjithë Europa dhe të fitojë këtë betejë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Për një qeveri të njerëzve e jo të politikanëve, e vetmja forcë që ka moralin, e papërlyer nga kjo garë elektorale, e papërlyer nga kjo maskaradë, e vetmja forcë që ka vizionin dhe planin është dhe mbetet Partia Demokratike. Bashkimi i votës së shpirtit të shqiptarëve në një forcë europiane me një plan europian, për standarde europiane të lirë, demokracisë, votës së lire”, tha Lulzim Basha.

Next Post
Policia në Dukagjin, 15 orë në kërkim të parcelave me drogë (VIDEO)

Policia në Dukagjin, 15 orë në kërkim të parcelave me drogë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje

Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje

October 4, 2026
Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

October 4, 2026
Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

October 4, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident tragjik në Tiranë! Humb jetën e moshuara, në pranga 20-vjeçari

October 4, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Edhe tre ditë për marrëveshjen, ose Kosova shkon sërish në zgjedhje

October 4, 2026
Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

October 4, 2026
Punën e armikut po e bëjmë vetë

Punën e armikut po e bëjmë vetë

October 4, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

Kapet në Tiranë një i shumëkërkuar nga Italia, i dënuar me mbi 21 vite burg, pritet ekstradimi

October 4, 2026
DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

October 4, 2026

Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com