• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krah Berishës për PD-në/ Vasili mburret si ia “futi” mikut: LSI “zbërtheu” Kokën, por pati dekonspirim. Basha na pengoi

by Java News
16/12/2021 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nenkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaron sonte në një intervistë në Radarin Informativ në “ABC” se operacioni për inceneratorët u dekonspirua duke lejuar që të arratisen dy biznesmenët Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

“Drejtësia funksionon mbi urdhrin politik. Provat dhe denoncimet e pafundme ja kanë bërë thuajse të gatshme punën SPAK-ut, dosja ka ndenjur 10 muaj në zyrat e SPAK-ut. Në gjithë këtë tollovi në fund shikoni si degradon në personazhet kyç të dy pronarëve që kanë ikur nga Shqipëria. Operacioni është dekonspiruar. Stela Gugallja ka ardhur dhe ikur nga Shqipëria para pak ditësh” tha ai.

Kritikat për SPAK-un, LSI i ka të mëdha duke mos u mjaftuar vetëm me arrestimin e ish-ministrit të saj. “Veprimet e SPAK-ut lënë për të dëshiruar. Eficenca e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ishin më efikase sesa SPAK që pret 10 muaj për një dosje që flet vetë”.

Vasili i kujtoi SPAK-ut edhe një tjetër emër që sot është deputet në parlament dhe që sipas tij është i lidhur me dosjen e inceneratorëve. “Alqi Bllako i jep 10 mln lekë në muaj babait të tij nga projekti i plehrave. Ka nevojë për ndonjë hetim kjo?”.

Edi Rama foli për përgjegjësi personale për arrestimin e ish-ministrit Koka dhe jo të PS-së. “Unë nuk po flas për përgjegjësitë politike, ato i thotë Rama, këtu po flasim për përgjegjësi shtetërore, pasi koncesioni është firmosur nga Edi Rama dhe ministrat e tjerë” ishte përgjigja e Vasilit.

Pak ditë më parë Petrit Vasili deklaroi se banda e inceneratorëve e detyroi Lulzim Bashën që të mos pranonte asnjë deputet nga LSI në këtë komision hetimor. I pyetur sonte nëse mendon se Lulzim Basha është i përfshirë në këtë aferë, ai tha se lideri i PD-së u bë pengesë në funksion të interesave të pista të inceneratorëve që LSI të mos ishte pjesë e komisionit.

“Kjo është një pyetje e juaja që e ka përgjigjen brenda, gjithë opinioni po flet edhe me një kallëzim të bërë nga LSI, që e ezaurojnë këtë aferë. Roli i LSI-së në zbardhjen e kësaj afere ishte shumë i madh.

Kallëzimet e LSI-së zbërthyen skemën kriminale. Të refuzosh një përfaqësues të lSI- të marrë pjesë në komision, është një vendim i mirëmenduar në funksion të interesave të atyre që nuk duan që kjo cështje zbardhet. Ia kam kërkuar me shkrim Lulzim Bashës dhe përgjigja është shumë e qartë; interesa të kësaj bande është ta pengojnë, pasi transparenca e kërkon që ata që bëjnë denoncimin të jenë aty.

Basha ka dhënë provën që pengesa që i bëri LSI-së në këtë hetim është një pengesë që është bërë në funksion të interesave të pista të inceneratorëve” tha ai.

Vasili ne tere ligjeraten e tij, tregon se si ia ‘futi” mikut Lefter Koka, i cili ka qene minister i LSI dhe nje nga figurat kryesore te saj per vite me radhe, duke i dhene gjithnje deputet ne qarkun e Durresit.

Një koment në fund, Vasili e kishte edhe për zhvillimet brenda PD-së duke u pozicionuar në krah të Sali Berishës. “Nuk jam unë personi i duhur dhe nuk kam të drejtë të shprehem për krah politike, por për parime politike. Jam i palëkundur, gjithmonë parimi i vetëm që udhëheq një parti të shëndetshëm dhe të pa kapur kur ajo ecën me vullnetin masive të anëtarësisë së saj.

Cdo parti që i kundërvihet ka vetëm një qëllim të errët. Ti bindesh anëtarësisë dhe forumit më të lartë, kongresit është minimumi demokratik, e kundërta është një fëlliqësirë anti-demokratike” tha ai./m.j

Next Post
Rama thumbon Berishën në darkën me ambasadorët: E shkuara, kërcënime groteske me sfurqe në emër të sovranit

Rama thumbon Berishën në darkën me ambasadorët: E shkuara, kërcënime groteske me sfurqe në emër të sovranit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

September 14, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

September 14, 2026
Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

September 14, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Një javë me surpriza për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime nga astrologia Chrysanthi Kalogeri

September 14, 2026
Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

September 14, 2026
VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

September 14, 2026
Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

September 14, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Revolucioni i Tiranës: Nga “politikanët në burg” te terrori ndaj fëmijëve

September 14, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në aksin Bradashesh-Peqin: Ndërron jetë 70-vjeçari që lëvizte me biçikletë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com