• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një javë me surpriza për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime nga astrologia Chrysanthi Kalogeri

by A R
14/09/2026 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një javë dinamike, me mundësi për iniciativa dhe vendime të shpejta, por dhe me një nevojë të shtuar për të shmangur veprimet impulsive.

Për të gjitha këto, ka folur astrologia Chrysanthi Kalogeri, e cila ishte e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, në TV Klan, duke u ndalur veçanërisht te çështjet financiare, marrëdhëniet sentimentale dhe vendimet e rëndësishme, duke dhënë edhe disa data për të cilat këshillon më shumë kujdes.

Në datat 14 dhe 15 shtator duhet treguar kujdes dhe, nëse është e mundur, të shmangen firmosjet apo marrja e vendimeve të rëndësishme, duke sugjeruar që ato të shtyhen pas datës 17-18. Edhe rreth datës 26 duhet treguar kujdes, ndërsa data 18 mund të sjellë mundësi për të analizuar më në detaje çështje të ndryshme. Data 21 shihet si më pozitive, me mundësi për udhëtime, komunikim më të mirë, si dhe zhvillime të favorshme në punë dhe në aspektin financiar.

Sipas astrologes, ndikimet astrologjike të këtyre ditëve mund të sjellin më shumë impulsivitet dhe intensitet emocional. Kalimi i Venusit në Akrep dhe aspekti i saj me Plutonin më 15 shtator lidhen me emocione më të forta, dramatizim dhe prirje për reagime të menjëhershme.

Sakaq, më poshtë është parashikimi javor i horoskopit, për 12 shenjat zodiake, nga Chrysanthi Kalogeri.

Dashi
Do të jeni të fokusuar në përditshmërinë tuaj dhe ndoshta në një iniciativë që ju do të merrni në lidhje me punën, shtëpinë. Nuk përjashtohet mundësia t’ju preokupojnë çështje që kanë të bëjnë me pronën ose çështje që kanë të bëjnë me një trashëgimi që vjen nga një periudhë e kaluar. Kryesorja për ju është të jeni të kujdesshëm në lajmet që do të merrni nga të tjerët, t’i vlerësoni ato me realitet dhe të mos nxitoheni, se në fakt jeni njerëz që nxitoheni pak, dhe të fokusoheni shumë gjatë gjithë kësaj periudhe dhe në sferën financiare, në një mbështetje që ju kërkoni nga të tjerët, në një iniciativë financiare që mund të merrni me një njeri të fuqishëm ku ndryshe mund t’i keni biseduar gjërat, ndryshe dalin në vijim. Pra, kujdes! Fokus në marrëdhëniet tuaja të çdo lloji dhe në sferën financiare që ka të bëjë me investime ose me një mbështetje financiare që ju kërkoni nga të tjerët. Nga ana tjetër, jeni në një fazë që do të keni shanse të mira.

Demi
Këto dy ditë të para të javës vendosin fokusin në marrëdhëniet, por dhe pasnesër dhe në përgjithësi në vijim do të jeni shumë të fokusuar në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet e çdo lloji. Ju të lindurit në ditët e para të shenjës, kujdes në marrëdhëniet personale dhe në marrëdhëniet profesionale. Mos hyni në konflikte dhe mos kërkoni, le të themi, mbështetje nga të tjerët këto ditët e para, se ndoshta nuk do të merrni një përgjigje pozitive nga ato që prisnit. Ndërkohë që do të keni zhvillime shumë interesante dhe në jetën tuaj emocionale, pavarësisht se mund të mos merrni maksimumin e atyre që doni, por do të keni mbështetje të rrethit tuaj ku ju veproni dhe aktivizoheni në përditshmërinë tuaj.

Binjakët
Fokusi tek ju vendoset në ambientin tuaj familjar, në ambientin tuaj në shtëpi ku doni ndoshta të bëni disa punime, disa ndryshime. Është një periudhë që ju vetë keni nevojë të ndryshoni disa gjëra në jetën tuaj dhe në emër të këtyre ndryshimeve ndoshta bëni një rinovim në shtëpi, apo thjesht të shpenzoni diçka. Por njëkohësisht duhet të jeni shumë të fokusuar dhe në sferën financiare, në investimet që ju doni të bëni dhe të kujdesshëm në çdo gjë që ju krijon atë sigurinë tuaj të brendshme. Do të keni ndryshime në përditshmërinë tuaj, ndryshime në punë. Do t’i jetoni pak me stres ose me ndjenja pak më hiperbolike. Mos i ekzagjeroni dhe kujdes, shikoni zgjidhje praktike të jetës tuaj dhe punoni duke rishikuar disa plane në lidhje me të ardhmen.

Gaforrja
Ndoshta sot dhe nesër do të jeni më të aktivizuar në lidhje me disa biseda me njerëzit e ngushtë të familjes tuaj. Disa lajme që mund të merrni mund t’ju stresojnë pak ose të mësoni për diçka që mund t’ju befasojë. Mirë është që në sferën financiare do të keni shanse gjatë gjithë vitit, por gjatë kësaj periudhe mirë është të mos veproni të nxituar dhe të mos hyni në konflikte në lidhje me sferën financiare gjatë kësaj periudhe.

Luani
Jeni në një fazë ku keni shumë shanse, entuziazëm, zhvillime, projekte përpara. Mirëpo, në këtë periudhë që gjendeni, paraqiten disa çështje në familjen tuaj që kanë të bëjnë me një nga prindërit tuaj apo me karrierën tuaj. Mund të keni disa vonesa dhe pengesa për ju që keni biznesin tuaj, në lidhje me klientelën apo me bashkëpunimet. Njëkohësisht, disa iniciativa financiare do të merrni një mbështetje, mirëpo e mira është t’i mbani për veten tuaj derisa të realizohen.

Virgjëresha
Është momenti të gjeni mbështetje në ambientin tuaj shoqëror për realizimin e synimeve dhe qëllimeve që ju do të keni. Por, pa hyrë në konflikte. Domethënë, të gjitha këto të bëhen me një qartësi sa më të madhe. Dhe njëkohësisht, të jeni të fokusuar në sferën financiare. Mund të keni disa të ardhura atje që nuk e prisni nga puna e mbarë, ose të keni një ndryshim në rrogën tuaj. Dhe nga ana tjetër, të kujdesshëm në përditshmërinë tuaj, me njerëzit e afërt, mos merrni vendime përfundimtare tani, rishikoni edhe një herë gjërat. Dhe kujdes në lëvizjet me makinë, mund t’ju dalin disa probleme. Kujdes se si përdorni fjalën. Evitoni konfliktet në përditshmërinë tuaj dhe në punën tuaj.

Peshorja
Ndoshta keni në plan të bëni një udhëtim ose ndoshta jeni duke udhëtuar gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë që mund të keni disa bisedime që mund të transformojnë disa gjëra në lidhje me të ardhmen tuaj. Kujdes se si i kuptoni ose si i transmetoni të dhënat ose të rejat që mund të merrni gjatë këtyre dy ditëve. Ndërkohë, këto dy ditë do të keni biseda për punë, të cilat duhet t’i mbani për vete dhe të veproni në mënyrë të heshtur. Në datën 18 mos hyni në konflikte me të tjerët dhe shumë të kujdesshëm gjatë pjesës së mbetur për vitin 2026, pasi në sferën financiare do të keni të ardhura, por dhe vonesa, pengesa apo rishikime.

Akrepi
Ndoshta jeni pak të ngarkuar nga ana emocionale sot, nesër dhe pasnesër. Disa probleme mund të dalin në lidhje me bashkëpunimet tuaja të çdo lloji. Ju keni në dorë situatën. Mos të përpiqeni të ushtroni kontroll dhe të mbizotërojnë mendimet dhe idetë tuaja në lidhje me të tjerët. Evitoni çdo konflikt, çdo qëndrim xheloz ose çdo vendim në jetën tuaj emocionale dhe profesionale, sidomos sot, nesër dhe pasnesër. Dhe do të keni dhe shanse për iniciativa që do të realizojnë synimet dhe qëllimet tuaja. Mjaft këtu t’i shikoni me strategji.

Shigjetari
E vërteta është që ju shqetëson puna, ju shqetëson karriera, por dhe disa probleme që kanë lindur në ambientin tuaj familjar ose në lidhje me disa ndryshime që doni të realizoni në shtëpinë tuaj. Fokusi këtë periudhë vendoset në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet në çdo lloj, së bashku me ndryshimet ose fillimet e reja që doni të bëni. Do të keni këto dy ditë biseda me shokë dhe bashkëpunëtorë, por kujdes në disa negociata financiare. Vlerësoni mirë realitetin, mos hyni në marrëveshje që ndoshta nesër-pasnesër mund t’ju ekspozojnë dhe kujdes dhe në jetën tuaj emocionale ku do të keni dhe pak peripeci.

Bricjapi
Ju shqetëson në këtë fillim jave jeta juaj sociale dhe karriera, ku doni të bëni disa ndryshime. Mund të hyni në disa biseda me një person nga rrjeti juaj shoqëror që kanë si qëllim dhe financat tuaja. Mos hyni në marrëveshje financiare me miq, shokë ose me njerëz nga rrjeti juaj shoqëror. Rishikojeni edhe një herë dhe pastaj vendosni. Kujdes dhe në bisedat që mund të bëni në ambientin familjar, me prindërit tuaj ose me njerëzit ku ju aktivizoheni në punë, sidomos në datën 18 të muajit.

Ujori
Ju shqetëson përditshmëria, ju shqetëson sfera financiare ku ndoshta kërkoni një ndihmë. Ndërkohë që me një nga prindërit tuaj, me një person që keni në punë, evitoni keqkuptimet, konfliktet dhe marrjen e vendimeve përfundimtare këtë pjesën e parë të javës. Dhe këto probleme që dalin tani në pah do t’i shikoni të dalin sërish gjatë muajit tetor. Mos u bëni xhelozë, trajtoni me kujdes gjërat dhe ndoshta disa zhvillime mund t’i keni jashtë kontrollit tuaj ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Shikoni t’i menaxhoni me qetësi dhe të hidhni hapin e mëtejshëm.

Peshqit
Keni shanse në jetën tuaj emocionale, për një lidhje e cila do t’i qëndrojë kohës, edhe pse mund të hasë në pengesa në vijim. Shanse do të keni dhe për një bashkëpunim. Jo vendime të nxituara! Mund të bëni disa biseda për një investim ose për një mbështetje që do të kërkoni për të bërë disa ndryshime në shtëpinë tuaj. Do t’ju shqetësojnë disa gjëra ligjore ose çështje që kanë të bëjnë me letrat, çështje që kanë të bëjnë me jashtë shtetit. Të kujdesshëm në fillim të javës, sidomos nëse do të shkoni në udhëtim. Dhe të gjitha këto çështje që hapen tani, qoftë në jetën tuaj emocionale, qoftë në negociata financiare, nuk mbyllen tani. Do të kenë një vazhdimësi dhe sikur të bllokohen ose të keni disa vonesa, avash-avash do t’i gjeni ritmet pas 15 nëntorit dhe kryesisht pas 17-20 nëntorit.

Next Post
Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

September 14, 2026
Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Kishin humbur rrugën në një terren të vështirë malor në Qafë Mollë, Policia u shkon në ndihmë dy turistëve gjermanë

September 14, 2026
Pagat e magjistratëve, Rama: ‘I kemi mbledhur vetë’ thonë, hata më vete! Padituri mbi funksionimin e shtetit

Pagat e magjistratëve, Rama: ‘I kemi mbledhur vetë’ thonë, hata më vete! Padituri mbi funksionimin e shtetit

September 14, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

September 14, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

September 14, 2026
Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

September 14, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Një javë me surpriza për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime nga astrologia Chrysanthi Kalogeri

September 14, 2026
Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

September 14, 2026
VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com