• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Revolucioni i Tiranës: Nga “politikanët në burg” te terrori ndaj fëmijëve

by Ardit Rada
14/09/2026 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Pas mbi 100 ditësh protestë në Tiranë, dëshpërimi ka filluar të duket. Jo vetëm te numri gjithnjë e më i vogël i njerëzve që dalin në rrugë, por dhe mjetet që protestuesit për një Shqiëri më të mirë po përdorin.

Kush i mban mend sot pikat e lexuara nga Dritan Goxhaj në fillimet e protestës? Kush po proteston më për to? Ku janë kërkesat konkrete, afatet, objektivat? Po ai Kuvendi i famshëm që u mblodh dy herë edhe të dyja herët desh rrahën njëri-tjetrin, pse nuk mblidhet më? Të gjitha mesa duket janë tretur dhe tashmë sheshi po mbahet peng prej atyre që mend nuk kanë, mend nuk duan e mend shesin.

Mirëpo ditët e fundit bashkë me to janë tretur edhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, që në fillim shërbenin si një lloj karburanti politik për turmën. Dhe këtu fillon ironia më e madhe! Pasi hoqën dorë nga thirrjet kundër politikës, kanë filluar të kopjojnë format më të këqija të protestës politike që Shqipëria i ka parë prej vitesh. Blloko rrugën, paralizo trafikun, mbaj qindra qytetarë peng, krijo tension. Dhe kur menduan se as kjo nuk u mjaftonte, mbërriteën tek alarmet për bomba që Evropa s’i ka parë më qysh në vitin 1968.

Sot, në ditën e parë të shkollës, një telefonatë për bombë alarmoi shkollën “Edith Durham” në Tiranë. Policia konstatoi se alarmi ishte i rremë dhe identifikoi Edmond Jataganin si personin që qëndronte pas telefonatës. Jatagani sipas të gjitha pamjeve të pëherëshme filmike rezulton si një nga oratorët e protestës së flamingove. Në të njëjtën ditë, Tirana pa edhe bllokime rrugësh nga protesta tek Zogu i Zi ku spikaste dhe u shoqërua një tjetër personazh. Që herë na shfaqet si gazetar i Xenit te Piranjat e herë si influencer në TikTok. Kjo ta bën të vështirë të imagjinohet një “mirëseardhje” më e shëmtuar për fëmijët që ktheheshin në bankat e shkollës nga ata që do sjellin demokracinë utopike në Shqipëri. Sepse këtu mbarojnë edhe justifikimet politike.

Një fëmijë që shkon në klasë të parë nuk është komunist. Nuk është patronazhist. Nuk është i korruptuar. Nuk ka tendera, nuk ka koncesione dhe nuk voton as Ramën, as Berishën. Është thjesht një fëmijë që duhet të shkojë në shkollë. Po kështu edhe fëmija që ndodhet në sediljen e pasme të një makine të bllokuar për një orë në trafik, në vapën e Tiranës, nuk ka asnjë detyrim të paguajë faturën e revolucionit të dikujt tjetër. Dhe pikërisht këtu protesta ka filluar të tregojë fytyrën e dëshpërimit.

Kur ke njerëz, nuk ke nevojë të bllokosh rrugën që të dukesh. Kur ke mbështetje, nuk ke nevojë të krijosh kaos që të dëgjohesh. Kur ke një kauzë që bind qytetarët, qytetarët vijnë vetë. Por, kur çdo ditë je më pak, rruga bëhet skena që të mungon. Prandaj sot kemi mbërritur në pikën ku disa dhjetëra apo qindra njerëz mund të marrin peng lëvizjen e mijëra të tjerëve vetëm sepse kanë vendosur se revolucioni i tyre është më i rëndësishëm se jeta e 1 mijë fishit të tyre.

Sot në krye të kësaj proteste shfaqen figura që, në vend të arsyes politike, ofrojnë agresivitet, sjellje rrugaçërore dhe një obsesion pothuaj grotesk me idenë e revolucionit. Njëri sillet sikur konflikti është qëllim në vetvete, tjetri sikur rruga i përket atij, ndërsa një tjetër duket i magjepsur nga fantazia se Tirana po pret vetëm sinjalin e tij për t’u ngritur në revolucion.

Por Tirana nuk po ngrihet prej 3 muajsh dhe pikërisht ky është problemi i atyre që deri tani kanë thyer vetëm rekordin e Adriatik Lapajt. Qytetarët vazhdojnë punën, lokalet vazhdojnë të mbushen, njerëzit duan të kthehen në shtëpi dhe prindërit duan të çojnë fëmijët në shkollë.

Mirëpo sa më shumë qytetarët e Tiranës refuzojnë t’i bashkohen revolucionit, aq më shumë protestuesit përpiqen ta ndërpresin normalitetin me dhunë fizike dhe verbale. Këtu duhet të hyjë policia. Jo për të ndaluar protestën. Protesta është e drejtë dhe duhet mbrojtur, por e drejta për të protestuar nuk është certifikatë pronësie mbi rrugët e Tiranës. Aq më tepër që dyshoj se ka mbetur ende ndonjë protestues se njofton shkresërisht Policinë e Tiranës  çdo ditë.

Policia nuk mund të qëndrojë me orë të tëra duke parë sesi një grusht njerëzish bllokojnë arteriet kryesore të kryeqytetit dhe qindra makina mbeten në radhë. Aq më pak në ditën e parë të shkollës, kur mijëra prindër lëvizin me fëmijët e tyre. Sepse pas mbi 100 ditësh, problemi i kësaj proteste nuk është më se pushteti dhe populli nuk po i bindet. Kjo s’mund të ndodhë kurrë, sidomos kur një tufë injorantësh dhe histerikësh fashistë që rrihen me njëri-tjetrin se kush do flasë në megafon më shumë, i shohin edhe fëmijët si patronazhistë e të korruptuar…

Next Post
Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

September 14, 2026
Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Kishin humbur rrugën në një terren të vështirë malor në Qafë Mollë, Policia u shkon në ndihmë dy turistëve gjermanë

September 14, 2026
Pagat e magjistratëve, Rama: ‘I kemi mbledhur vetë’ thonë, hata më vete! Padituri mbi funksionimin e shtetit

Pagat e magjistratëve, Rama: ‘I kemi mbledhur vetë’ thonë, hata më vete! Padituri mbi funksionimin e shtetit

September 14, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

September 14, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

September 14, 2026
Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

September 14, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Një javë me surpriza për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime nga astrologia Chrysanthi Kalogeri

September 14, 2026
Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

September 14, 2026
VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com