• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosovës i duhet një histori!

by Ben Andoni
02/07/2016 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shprehja e cila thotë se: Kosovës i duhet një histori e re duket disi provokative nëse hiqet nga konteksti kryesor. Realisht, megjithë botimet shumë interesante që kanë bërë vetë kosovarët shqiptarë, studiuesit shqiptarë, historianët e huaj dhe akademia serbe, ka një konfuzion në vetë Kosovën republikane për koncepte të reja.

Konfuzioni shtrihet që nga antikiteti (mungesa e vazhdimësisë së dokumenteve dhe gjurmëve), zbresin në mesjetë, përçohen në kohët e reja dhe sidomos paradoksalisht mbeten në shekullin e fundit (janë ende gjallë dëshmitarët), kur Kosova ka pasur zhvillimet më interesante sa i përket formimit të identitetit të saj.

Për hir të së vërtetës, Kosova ka një tharm etnik të fortë që e ka bërë kompakte në shfaqjen e vet, por edhe në të gjithë përballjen me zhvillimet e kohës, që nga ana tjetër e pengon në vështrimet e thella dhe të ftohta të historisë së vet.

Duhet thënë se ndarja e kahershme me trungun amë, paçka bashkimeve arbitrare, që nuk kanë zgjatur dhe realiteteve të ndryshme shtetërore, ka sjellë deridiku zhvillime të ndryshme me Shqipërinë, që më së shumti janë ndikuar nga problematika të përballjes me konjuktura të ndryshme gjeostrategjike. Për aq pak kohë sa kanë funksionuar Shqipëria dhe Kosova janë munduar të japin e të marrin, por njësoj si sot, nuk kanë mundur të krijojnë gjëra të përbashkëta, që do të thotë një treg ekonomik funksional, një gjuhë të unifikuar, kulturë me periodizime të përbashkëta si edhe histori të përbashkët. Ende sot, Kosova, shikohet veçmas Shqipërisë dhe anasjelltas, kur vjen puna të referohen tema thelbësore, si përpjekjet identitare të së shkuarës dhe lëvizjet patriotike.

Argumenti i bërjes së një historie ka nevojë për shumë diskutime sot, sepse  me këtë humbasin kohë analistë të ndryshëm, patjetër akademikë, historianë, shumë amatorë të ngazëllyer dhe jo pak OJQ-të. Për fat të keq, të dy akademitë tona mbeten në nivele diskutimesh patetike dhe nivele mediokre e që për fat të keq, nuk e kanë kaluar dot nivelin e kohës së formimit të tyre, që do të thotë se ende s’kanë gjetur çelësa për zbërthimin e shumë elementëve të identitetit tonë.

Kosova, shteti më i ri i Evropës, është duke kërkuar një identitet të ri, që megjithëse duket se është shekullar de jure, de facto po duket  shumë i miksuar me një identitet religjioni, shtuar me veçori të tjera. Argumenti mbi religjionin tashmë është kaq i fortë sa ngrihet disa herë edhe mbi simbolikën e re moderne të shtetit të Kosovës. Provë për këtë është një nga anketimet ku kosovarët vinin si primare idenë fetare. Por, ndërsa kjo e fundit, po përfiton terren nga varfëria e madhe ekonomike dhe mbi të gjitha humbja e shpresës (dy elementë që e bashkojnë kryekëput me Shqipërinë), identiteti i kombit të ri ka nevojë shumë të axhustohet për të mos thënë të punohet bajagi.

Dhe një nga elementët, pa asnjë dyshim, është rishikimi  në thelb i historisë, duke mos pronësuar gjithçka që mundin, duke e kthyer historinë e shkuar në një tabula rasa, që ka filluar vetëm pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe pak më parë vetëm me zhvillimet patriotike.

Është koha që përpjekjet e para për konceptimin e identitetit në Kosovë të bëhen pikërisht në elementët historikë dhe antropologjikë për të treguar realisht vazhdimësinë dhe stadet ku ka kaluar jetesa e popullit duke shmangur argumentet qesharakë absolute të popullit të zgjedhur dhe më të vjetër.

Mbase është detyrë e vështirë, por nga retorika a politikës kosovare nga fyerjet e shkëmbyera dhe arroganca e shumë anëtarëve të shoqërisë civile kupton se historia nuk i ka mësuar shumë kosovarëve. Ndaj ka ndoshta kaq veteranë, kaq epope dhe trima, por edhe kaq bjerraditës llafazanë. Është koha që Kosova të fillojë e të shikojë realisht historinë e vet në sy dhe të mësojë prej saj, edhe pse nga historia popujt po mësojnë rrallë e më rrallë. Tani, sa nuk kanë kaluar shumë kohë, kur aksionet e vogla historike të mos vazhdojnë të kthehen në epopera dhe bëma, që nuk i beson askush e ca më shumë vetë kosovarët. Historia kjo mësuese e ashpër e jetës e lyp këtë. Sidomos për Kosovën dhe sfidat e vështira të mbijetesës. (Java)

 

Next Post

Presidenti nga populli/ Blushi thirrje shqiptarëve për peticionin: Vota juaj për demokracinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

September 30, 2026
“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

September 30, 2026
Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale?

Me 1 tetor tubim në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 30, 2026
Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

September 30, 2026
Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

September 30, 2026
Kërkojini falje Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

Frika me protestu kundër Kurtit

September 30, 2026
“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

September 30, 2026
Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

Kurti: Aktgjykimi i Speciales është i padrejtë, do të bëjmë të pamundurën për korrigjim

September 30, 2026
Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

September 30, 2026
Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com