• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kosova e ka lënë të vetmuar Ramën në nismën kundër Dick Martin”/ Analisti nga Prishtina: Nëse krerët e UÇK-së shpallen fajtorë në Hagë, Serbia…!

by Java News
29/09/2022 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-këshilltari i ish-kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, Artan Behrami ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero” në Top News, me moderator Thimi Samarxhi, për të folur në lidhje me gjyqin e liderëve të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës në Hagë.

Analisti Behrami ka komentuar dhe vizitën e fundit që tre ish-presidentët e Shqipërisë Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, së bashku me Behgjet Pacollin zhvilluan në Hagë. Sipas tij, kjo vizitë shërben për të përcjellë mesazhin e pafajësisë të krerëve të UÇK-së.

Ai theksoi se pafajësia e tyre vendos dhe fatin e Kosovës, pasi sipas tij, nëse krerët e UÇK-së shpallen fajtore, Serbia ka mundësi të shpallë të paligjshme pavarësinë e Kosovës.

“Vizita e tillë është historike nga rëndësia politike por dhe nga mesazhi, që ka të bëjë me pafajësinë e krerëve të UÇK-së si dhe të kësaj lufte. Kosova është lënë vetëm në luftën e saj për drejtësi dhe në këtë padrejtësi që po i bëhet në Hagë.

Vizita të tilla nuk ndikojnë në proces as nuk është qëllimi që të ndikojnë. Në asnjë mënyrë, kanë ndikim personal, të gjithë kanë bashkëpunim të ngushtë me liderët e UÇK. Janë të rëndësishme për të përçuar mesazhin e pafajësisë. Kosova pas publikimit të raportit të Dick Martin është vendosur nën një re të zezë, është dëmtuar imazhi.

Gjykata nuk është marrë me raportin. Ajo ka dalë nga roli për të cilën deputetët e kanë votuar. Shtetet kanë qenë nën një ndikimi të madh të shteteve si Serbia dhe Rusia. Është krijuar nga shish serb, nga gjeneralë serbë që kanë kryer krime në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë. Shqipëria ka marrë iniciativën për të shkruar rezolutën e Martin dhe për të krijuar një kontekst të ri të situatës sepse në kohën kur u shkrua  ka pasur ndikim.

Por as Presidenti, as Kryeministri, as Ministrja e Jashtme nuk kanë bërë përpjekje për të komunikuar me shtetet për ta votuar këtë iniciativë. Shumi ca e vendeve të OKB e kanë njohur Kosovën dhe është të normale që për nisma që prekin gjakun dhe sakrificën e qytetarëve të Kosovës. Kosova e ka lënë të vetmuar kryeministrin Rama në nismën kundër Dick Martin dhe kjo ka bërë që ata të renditen krah tij.

Ne e kemi të pamundur për takimet që zhvillojmë me Thaçin dhe me krerët e tjerë. Ata kanë shëndet të mriz dhe vullnet të pathyeshëm. Nuk është hera e parë që përballen me sfida të rënda. Kanë qenë shokë para luftës, gjatë dhe pas luftës. Kjo është sakrifica e fundit që ata po bëjnë për lirinë e Kosovës. Atje është mbi të gjitha fati i Kosovës, sepse nëse krerët e UÇK shpallen fajtorë për krime lufte, Serbia ndërmerr menjëherë nismën për ta shpallur të paligjshme pavarësinë e Kosovës.” –tha ai./m.j

Next Post
Përfundon blerja e Spacecom: 4iG hyn në industrinë globale të komunikimit hapësinor

Përfundon blerja e Spacecom: 4iG hyn në industrinë globale të komunikimit hapësinor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

PS vijon me hartën territoriale, PD braktis diskutimet në Kuvend: Ankim në Kushtetuese

September 23, 2026
Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

Berisha mbledh deputetët, diskutohet reagimi pas masës ndaj Hysenit: SHISH në duart e krimit

September 23, 2026
Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

September 23, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Zgjedhjet e Parakohshme, tashmë janë domosdoshmëri

September 23, 2026
A kërcënohet Shqipëria? Raporti i SHISH: Sulmet terroriste nga grupe të vogla janë potencialisht të mundshme

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Rama komandon Elvis Lilën në krye të SHISH

September 23, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Nëse Vlora Hyseni del e zonja e vetes!?

September 23, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

September 23, 2026
Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

September 23, 2026
PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

September 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com