• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse Vlora Hyseni del e zonja e vetes!?

by Frrok Çupi
23/09/2026 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Kur po them ‘e zonja e vetes’, një dyfjalësh i ngrirë në gjuhën tonë, kjo nuk ka vetëm kuptimin  ‘të mbrojë veten’. Në rastin tonë, sipas ‘rrjedhjes’ së informacionit të SPAK, ajo as trupin dhe pasionet e saj nuk i kishte në zotërim. Në sulmet e dobëta dhe të padrejta, sulmuesi t’ i nxjerr të gjitha sheshit. Ka ndodhur në periudhën e diktaturës kur prokurorët dhe hetuesit synonin gra dhe vajza të bukura.

Kjo është pjesa periferike e arrestimit të shefes së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Periferike, por që po mbahet rezervë si ‘ krimi kryesor’ me qëllim që nesër të justifikojë arrestimin nga SPAK.

Do të rrjedhin të gjitha akuzat, siç po ndodh me të burgosurit e tjerë, dhe do t’i mbetet akuza e ‘trupit’. Madje pyetja e parë që i bëri SPAK në nisjen e hetimit është se ‘çfarë lidhjesh ke me Ergyz Agasin”. Mediat janë mbushur sot me frontlinë mbi aferat sentimentale Hyseni-Agasi

Të gjitha të tjerat mund të bien, kjo do të mbahet rezervë.

Mund të bjerë akuza ‘ për zbulimin e të dhënave sekrete’, lehtësisht. Madje duket se ka rënë, qëkurse pyetje e parë bëhet mbi sentimentalizmin.

Akuza  ‘ për nxjerrje sekreti, ka humbur rëndesë që pas Luftës së Parë Botërore. Madje kjo është një nga arsyet pse edhe në diktaturën komuniste akuza për sekretin u zvenit aq shumë sa bëhej vetëm pasi autori vritej ose arratisej. Në periudhën post diktaturë, presidenti i vendit akuzoi dy gazetarë dhe i burgosi për nxjerrje sekreti. Por u kthe në akuzë qesharake. SPAK sot është aq qesharak sa presidenti i vitit 1995 kur burgosi gazetarët.

Me akuzën populiste ‘ sekret shtetëror’, SPAK nisi komunikimin mashtrues me shtresa të ulëta që hanë sapunin për djathë.

Kësaj here mund të bjerë SPAK-u, ose Reforma, ose vetë shteti shqiptar. SPAK ka zgjedhur të rrëzojë shtetin e të gjithëve, dhe pse? Për inat pse shteti nuk i vuri magjistratët në lëmin e parave publike dhe tu thoshte:

‘Tani mbushni çanta e mbushni hejbe e mbushni brekë”.

Dhe pastaj edhe për shkak të qëllimit që të zëvendësojnë sundimin e ligjit me sundimin e gjyqtarit. Shqipëria do të futej në kaos të paparë.

Ndryshe magjistratët janë betuar se do të thyejnë çdo tjegull shtëpie. Shtetin, po e po.

SPAK e mori vendimin për arrestimin e Inteligjencies Shtetërore në momentin kur kryeministri i vendit ndodhet në Shtetet e Bashkuara për Javën e OKB. Kjo është tentativë e pastër e një komploti dhe grushti shteti kryer nga SPAK.

Ka të ngjarë që SPAK e ka arrestuar zonjën Vlora Hyseni për arsye se ajo kishte në dorë ‘pisllëqe’, punë krimesh e allishverishesh që ka bërë SPAK-u. Tani e ka neutralizuar në arrest dhe nën hije ‘hamshorësh’. Një histori e tillë ka ndodhur dhe jeton brenda SPAK-ut ku një prokurore e përgjithshme ka futur e mban ‘ shokun’ e vet pa shkollë. Këta bëjnë atë që u vjen në mendje si frikë.

Kur vesi i lig i përfoljes s trupi të tjetrës përhapej edhe në diktaturë, po tani n lirinë demokratike kush do t’ i ndalë magistratët? Vetëm dy vjet më parë mori fund një histori, sa melankolike dhe dramatike shnjerëzore që kishte ndodhur në Tropojë. Mori fund sepse viktima e asaj ngjarjeje tragjike u nda nga jeta. Ishte drejtoreshë e një shkollë atëherë. Ishte e bukur dhe e lavdëruar nga të gjithë. Dy hetues iu vunë. Ajo ik e këta pas saj. I gjetën se kishte bërë ‘ krime’. Asnjë krim nuk kishte kryer. Por e donin për vete. Nuk e bënë dot për vete dhe e burgosën 25 vjet. Derisa fjala ‘ shkoi atje lart’.

Këta mendojnë se edhe Vlora Hyseni nuk është e zonja e vetes. Por mund të dalë ndryshe.

Next Post
A kërcënohet Shqipëria? Raporti i SHISH: Sulmet terroriste nga grupe të vogla janë potencialisht të mundshme

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Rama komandon Elvis Lilën në krye të SHISH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In