• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Zgjedhjet e Parakohshme, tashmë janë domosdoshmëri

by Ben Andoni
23/09/2026 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Thembra e Akilit për demokracinë shqiptare në rendin e ri politiko-ekonomiko-shoqëror që ngritëm pas viteve ’90 është dhe mbetet Procesi Zgjedhor. Megjithë certifikimet klasike të OSBE-ODHIR për zgjedhjet tona, ku pala organizatore asnjëherë nuk del keq, ato lënë dukshëm për të dëshiruar. Në vetëm pak raste, zgjedhjet janë njohur dhe kundërshtarët e kanë respektuar njëri-tjetrin, qoftë në ato për pushtetin lokal por edhe atë të përgjithshëm.

Edhe pse radha e zgjedhjeve të përgjithshme është larg, Shqipëria e shtatorit të vitit 2026, nuk ka më konjukturë justifikimi për ta ruajtur këtë status quo politike. Ekzekutivi i Ramës dhe qeverisja e tij tashmë janë përballë akuzave të mëdha nga Drejtësia. Ajo që po ndjen publiku, falë edhe akuzave të SPAK-ut (që tani ka në hetim veç dy ish-zv\kryeministrave, Ahmeti dhe Balluku; kryebashkiakun Veliaj, disa ministra edhe së fundi edhe vetë shefen e SHISH, Hyseni, pa llogaritur dhe një sërë eksponentësh të opozitës, mes tyre Berisha dhe Media, gjyqet e të cilëve shtyhen në formën më qesharake dhe me justifikime gati fëminore) të bën të mendosh se kontrata e madhe sociale e kësaj qeverie, por edhe e politikës së sotme me shqiptarët nuk funksionon më. Parulla bazë e “Flamingove” kundër Ramës dhe Berishës është gati thelbi i këtij qëndrimi popullor.

Problemi është tashmë gjetkë: Sa ka predispozitë PS-ja që ta kuptojë këtë shqetësim dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme?! Duket e vështirë, të paktën për mentalitetin post ’90 në Shqipëri. Teknikisht, procedura e zgjedhjeve është kanonike. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Shqipëri realizohen nëse jep dorëheqjen Kryeministri Rama ose në rrugën e dytë, nëse qeveria e tij dështon për ta siguruar votëbesimin në Kuvend, sipas përcaktimeve kushtetuese. Në mundësinë e dytë, Rama, nuk mund të shkarkohet teknikisht sepse detashmenti besnik i socialistëve nuk do ta pranonte kurrë dhe votëbesimi i tij do të ishte thjesht një sprovë për të provuar “demokracinë” e grupit parlamentar të PS-së dhe vetë këtij parlamenti (niveli i të cilit qoftë moral por edhe intelektual lë shumë për të dëshiruar), ndërsa te rruga e parë është që kryeministri të japë dorëheqjen dhe të mos ketë tjetër kandidaturë që ta sfidojë brenda socialistëve. Edhe kjo, me fuqinë që ka Rama, duket absurde. Por, nëse qeveria me kalimin e kohës e humbet mbështetjen e shumicës së deputetëve (nëse do kishte rrjedhje të maxhorancës, që është e pamundur) që do të thotë se nuk ka vota për buxhetin (mos harrojmë është pas disa javësh) hapet rruga kushtetuese për shpërndarjen e Parlamentit nga Presidenti dhe caktimin e datës së zgjedhjeve të reja. Në të dyja rastet është kryeministri Rama që duhet ta inincojë si udhë, por reagimi i tij dhe i njerëzve të tjerë tek PS, së fundmi, lidhur me shefen e SHISH, e la sërish fajin tek personi në fjalë dhe jo në përgjegjësinë kolektive!

Në matricën logjikuese është edhe “Revolucioni i Flamingove” , por ata deri më tani, e kanë disi të vështirë të bashkojnë ndarjet e shumta, ndërsa steka e tyre është tejet lart për t’u bërë faktor në këtë skakierë politike, ku PS dhe PD-ja janë një tandem i fortë me tentakulat e shtrira dhe në këtë protestë. Kërkimi i një qeverie teknike dhe kohëzgjatja për zgjedhjet nuk mund të jetë aq zgjidhje në këtë kohë, kur kriza politike ka kapur nivelet më të larta.

Larg këtyre, për shqiptarin që do ndryshimin dhe fundin e kësaj situate të tmerrshme, ku korrupsioni rezulton i frikshëm, krimi ka kapur majat dhe administrata ka një cinizëm që po e lodh publikun, zgjedhjet e parakohshme duken si mundësia e vetme, që Shqipëria të ketë një ristart të programit të funksionimit të saj.

Fatkeqësisht, kushtet janë sërish në disfavor të partive të vogla për shkak të ligjit, si edhe “Flamingove” që nuk e gjejnë dot çelësin e duhur të organizimit prej muajsh, por edhe nuk kuptojnë mekanizmin pragmatist të pushtetit. Edhe PD-ja nuk mund të presë më shumë, por gjithsesi është diçka më mirë prej konsumimit socialist.

Ndërkohë populli nuk mund të sakrifikohet më për këtë qeveri dhe këtë administratë kaq cinike, por edhe këtë nivel parlamentarësh, ashtu si të paktën vetë kryeministri po e sheh përballë se: çfarë lloj trashëgimie ka përgatitur në mandatin e katërt të tij. Me pak fjalë, shqiptarët nuk mund të përdoren më për karriget e pushtetit. “Vullneti i përgjithshëm është gjithmonë i gatshëm ta sakrifikojë qeverinë për hir të popullit, dhe kurrë ta sakrifikojë popullin për hir të qeverisë”, citohet Ruso, në idenë e një funksionimi ideal.

Në këtë kushte, për Shqipërinë, zgjedhjet e parakohshme në këto kushte duken domosdoshmëri, paçka se  maxhoranca e hedh poshtë me arrogancën e numrave, kurse opozita dhe të tjerët me frikën e organizimit jo fair nga PS-ja. Lëvizjet e PS-së me ndryshimin e Ministrit të Brendshëm po tregojnë se në Kampin Rozë janë të përgatitur për gjithçka. Dhe, Rama është mjeshtër për befasitë.

Megjithatë, shqiptari i thjeshtë (ai që ka mbetur ende në vend) nuk mund të sakrifikohet më, për justifikimin e fytyrave si Agasi & Co që notojnë në luksin e Mbretit Midas. Uroj që zyrtarët ta ndjejnë se çfarë kanë bërë me shqiptarët, kurse politikanët ta bëjnë. Shqipëria ka vërtetë nevojë për Zgjedhje të Parakohshme, në këtë vjeshtë të hershme të vitit 2026.  (Javanews)

 

Next Post
Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

Policia kap "skifterin" që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali kibernetik i hakimit/ Nga Merz dhe Meloni, te Mitsotakis, të dhënat personale të liderëve europianë në shitje online

Skandali kibernetik i hakimit/ Nga Merz dhe Meloni, te Mitsotakis, të dhënat personale të liderëve europianë në shitje online

September 23, 2026
Trajneri i Spartakut të Moskës e pranon: Daku i pakënaqur me rolin

Trajneri i Spartakut të Moskës e pranon: Daku i pakënaqur me rolin

September 23, 2026
40 vjet pas Çernobilit, Senati italian i jep dritën jeshile ligjit të ri për energjinë bërthamore

40 vjet pas Çernobilit, Senati italian i jep dritën jeshile ligjit të ri për energjinë bërthamore

September 23, 2026
Falsifikimi i certifikatës së COVID, trajneri i Zvicrës për Xhakën: E ka kuptuar që ka bërë gabim! I bindur se do të gjejmë një zgjidhje

Falsifikimi i certifikatës së COVID, trajneri i Zvicrës për Xhakën: E ka kuptuar që ka bërë gabim! I bindur se do të gjejmë një zgjidhje

September 23, 2026
Zelensky flet në OKB: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

Zelensky flet në OKB: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

September 23, 2026
Dyshohet si kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)

Dyshohet si kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)

September 23, 2026
Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

September 23, 2026
Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, emërime të reja në disa drejtori kufitare dhe komisariate

Arrestimi i Shpëtim Aliut në Rusi, Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

September 23, 2026
Meloni mungon në Asamblenë e OKB-së, pikëpyetje për përplasjen me Trumpin -

Meloni mungon në Asamblenë e OKB-së, pikëpyetje për përplasjen me Trumpin –

September 23, 2026
Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com