Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë–Krastë.
Sipas informacionit paraprak, shtetasi A. B., teksa drejtonte automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, A. B. ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.











