• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Koreja e Veriut nxjerr në publik raketën ndërkontinentale: Gati t’ua lëshojmë kujt na bie në qafë!

by A R
26/04/2022 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koreja e Veriut ka vendosur të përshpejtojë zhvillimin e arsenalit të saj bërthamor, tha udhëheqësi Kim Jong Un teksa mbikëqyrte një paradë të madhe ushtarake.

Në këtë paradë, u demonstruan raketa balistike ndërkontinentale (ICBM) dhe armë të tjera, raporton noa.al duke cituar agjencinë shtetërore të lajmeve KCNA.

Parada u zhvillua të hënën në mbrëmje gjatë festimeve për përvjetorin e themelimit të forcave të armatosura të Koresë së Veriut. Ajo vjen pasi Pheniani ka rritur testet e armëve dhe demonstrimin e fuqisë ushtarake.

Por ky tregim force vjen ndërsa janë bllokuar bisedimet për denuklearizimin me Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët e SHBA dhe Koresë së Jugut thonë se ka shenja të ndërtimeve të reja në të vetmen zonë që dihet zyrtarisht se Koreja e Veriut bën testime bërthamore. Këto zhvillime vijnë ndërsa kjo zonë e testimit bërthamor të Koresë së Veriut, është mbyllur zyrtarisht që nga viti 2018.

Por tani është rritur shumë dyshimi se Pheniani mund të përgatitet të rifillojë testimin e armëve bërthamore.

“Forca bërthamore e Republikës duhet të jetë e gatshme të ushtrojë misionin e saj të përgjegjshëm dhe parandalimin unik në çdo kohë,” tha Kim gjatë fjalimit në paradë.

Misioni themelor i forcës bërthamore të Veriut është të pengojë luftën, por ky mund të mos jetë i vetmi përdorim, shtoi ai.

“Nëse ndonjë forcë kërkon të ndërhyjë në interesat themelore të kombit tonë, forcat tona bërthamore do të detyrohen të kryejnë në mënyrë të menjëhershme misionin e tyre”, tha Kim.

Parada nxori ICBM-në më të madhe të njohur të Koresë së Veriut, Hwasong-17, raketa masive që u testua për herë të parë muajin e kaluar.

Gazeta Rodong Sinmun e Koresë së Veriut publikoi foto që tregonin Hwasong-17, si dhe raketa hipersonike dhe raketa balistike të lëshuara nga nëndetëse (SLBM), midis armëve të tjera në kamionë dhe automjete lëshuese që ishin rrethuar nga turma vëzhguesish dhe pjesëmarrësish që valëvitnin flamujt.

Në paradë u shfaqën shumë lloje armësh konvencionale si artileri, raketahedhës dhe tanke prototip. Ndërsa dhjetëra mijëra trupa ushtarake thërrisnin “jetë të gjatë” për Kim Jong Un.

Programet e raketave balistike dhe armëve bërthamore të Koresë së Veriut janë të ndaluara nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të cilat kanë vendosur sanksione ndaj vendit.

/a.r

Next Post
“Shkon në Tropojë dhe tallet me Saliun e trembur” / Ngjela “zbërthen” mesazhet e Yuri Kim

Spartak Ngjela: Nëse s’ka opozitë nuk ka zhvillim, PD është në krizë dhe drejt shpërbërjes prej Saliut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në Kodin Penal/ Petraj: Nën 5 vite burg të mos jepet arrest me burg

Ndryshimet në Kodin Penal/ Petraj: Nën 5 vite burg të mos jepet arrest me burg

October 4, 2026
Nëntë ish-magjistratë të shkarkuar nga vettingu kërkojnë rikthimin në drejtësi

Nëntë ish-magjistratë të shkarkuar nga vettingu kërkojnë rikthimin në drejtësi

October 4, 2026
Irani vendos kushtet për fundin e luftës, në fokus Ngushtica e Hormuzit

Irani vendos kushtet për fundin e luftës, në fokus Ngushtica e Hormuzit

October 4, 2026
Ofensivë dhe kundërsulm! Taizi përfshihet nga luftimet e ashpra

Ofensivë dhe kundërsulm! Taizi përfshihet nga luftimet e ashpra

October 4, 2026
Pse flamingot e mbetura prishin koncertet?

Pse flamingot e mbetura prishin koncertet?

October 4, 2026
“Jo në emrin tim”/ Protesta masive në Bruksel pas dënimit të ish-krerëve të UÇK

“Jo në emrin tim”/ Protesta masive në Bruksel pas dënimit të ish-krerëve të UÇK

October 4, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kurti po i ofron “ujë në shoshë” opozitës

October 4, 2026
Maqedonia e Veriut sfidon Bullgarinë, kërkon takim pas ndërhyrjes së BE-së

Maqedonia e Veriut sfidon Bullgarinë, kërkon takim pas ndërhyrjes së BE-së

October 4, 2026
“Lufta” nis para 90 minutave! Përplasje e fortë në prag të Irlandë-Izrael

“Lufta” nis para 90 minutave! Përplasje e fortë në prag të Irlandë-Izrael

October 4, 2026
Hetimi/ 3335 celularë dhe karta SIM, politikanë dhe anëtarë të grupeve kriminale në përgjim nga SPAK!

Kur shoqëria humb kufirin mes publikes dhe privates

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com