• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Koreja e Jugut nisi stërvitjen me SHBA-të/ Kim Jong-un nuk pret! Lëshon dy raketa drejt perëndimit

by
17/08/2022 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koreja e Veriut ka lëshuar mëngjesin e sotëm dy raketa detare në perëndim të qytetit bregdetar Onçon, thanë zyrtarë nga ushtria e Koresë së Jugut.

“Mëngjesin e sotëm, ne kemi detektuar dy raketa lundruese të lëshuara nga Koreja e Veriut në Detin Perëndimor nga Onço, në provincën e Pionganit Jugor”, tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes për AFP-në. “Autoritetet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut po analizojnë specifikat, sikurse është distanca e fluturimit të këtyre raketave”, shtoi ky zyrtar.

Lëshimi i këtyre raketave vjen teksa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara nisën përgatitjet për stërvitjet e përbashkëta ushtarake që do të mbajnë nga 22 gushti deri më 1 shtator.

Koreja e Veriut ka pritur me zemërim njoftimin për këto stërvitje, pasi i konsideron si stërvitje për pushtim.

Koreja e Veriut nuk ka testuar raketa lundruese – që janë të ndaluara sipas sanksioneve që Kombet e Bashkuara kanë vendosur ndaj Phenjanit – që nga janari, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Herën e fundit që Koreja e Veriut kreu testime të armatimeve ishte më 10 korrik, kur testoi raketahedhës të shumëfishtë.

Koreja e Veriut ka kryer një seri testimesh që nga janari, përfshirë edhe lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale me rreze të gjatë veprimi. Kjo ishte hera e parë që nga viti 2017 që Veriu testoi një raketë të këtij lloji.

Zyrtarët në Uashington dhe Seul kanë paralajmëruar se Koreja e Veriut po përgatitet të kryejë atë që mund të jetë testi i shtatë bërthamor.

/e.d

Next Post
Horoskopi/ Bëhuni gati! Këto tre shenja i pret një javë e përkryer

Horoskopi i datës 17 Gusht 2022, ja çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

Debati i vërtetë nuk është mbi pronarët e protestës, por mbi autorët e dështimit të saj

November 1, 2026
Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

November 1, 2026
15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

November 1, 2026
Trafik kilometrik në aksin Balldren-Milot, fundjava bllokon qarkullimin e automjeteve

Trafik kilometrik në aksin Balldren-Milot, fundjava bllokon qarkullimin e automjeteve

November 1, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Nga buxheti te kasa e supermarketit: Sa do ta ndiejnë shqiptarët ndryshimin e taksave? (VIDEO)

November 1, 2026
Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

November 1, 2026
Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

November 1, 2026
Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

November 1, 2026
Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

November 1, 2026
Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In