• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konspiracioni i trashë i “shpopullimit me qëllim”

by A R
13/11/2022 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Meta e ka shndërruar në refren akuzash, atë që ai beson – a më saktë as vetë s’e beson – se Rama e ka projekt qeverisës shpopullimin. E tha këtë dhe në protestën e djeshme. Është ndër teoritë konspirative më të trasha, të cilën ka dhe prej atyre që zgjedhin ta besojnë.

Po pse Rama kërkon ta shpopullojë Shqipërinë? Zakonisht nuk jepet arsye, ngase logjikisht nuk ka. Ndërsa kur jepet një arsye, thuhet se ai kërkon që këtu të mbesin vetëm të pasurit e ai të qeverisë me ta. Edhe kjo ngjan tejet naive për t’u besuar. Ose ose, mund të besohej nëse do ishte vetëm fenomen shqiptar. Siç dihet, nuk është vetëm fenomen shqiptar. Prej më pak se 10 vitesh, edhe vende në BE si Bullgaria, Rumania e Kroacia, pa llogaritur fqinj si Kosova e Maqedonia, sigurisht dhe Serbia, i kanë ikjet, apo dhe shpopullimet, ndër lajmet kryesore.

T’ja faturosh llojit të qeverisjes ikjen frenetike, është përtacimi mendimi. Fakt është se fenomeni është tejet kompleks, ku padyshim, një rol joperiferik ka dhe qeverisja, jo e denjë apo e duhura për të luajtur një rol frenues. Por së paku, deri më tani, nuk ekziston asnjë model referimi se cila qeveri, si e qysh, ka arritur ta frenojë. Nëse do kish ndodhur, debati do ishte më i pjekur. Gjithashtu, më të pjekura edhe kronikat mediatike me pasqyrim realitetesh shpopulluese. Po ashtu dhe debatet politike. Sepse në një tjetër këndvështrim, media është vetë një yshtëse ikjesh, gjersa ka prirjen të përhapë më shumë negativen se sa pozitiven, më shumë të keqen se sa të mirën. Kësisoj, investohet në psikologji dëshpëruese të masat, duke i detyruar, me aq sa ka në dorë, që njerëzit të ikin.

Ne sot jetojmë në kohën që e keqja dominon mbi të mirën, si pasojë e medias, e cila po përjeton pushtetin më të fuqishëm që ka patur ndonjëherë mbi mendjet e shpirtërat njerëzore. Për këtë arsye, nga pushteti i katërt është kthyer dhe në pushtet të parë, paçka se nuk merr vendime ekzekutive si pushteti i parë klasik. Por ajo po formëson psikologjinë e turmave. Iket janë sot psikologji turme, të cilën nuk ka qeveri, sado të përkryer që mund të frenojë. Por kjo nuk e zhbën shpresën e së nesërmes. Në të menduarit historik për të tashmen, kuptojmë se çdo vend a çdo popull, në kohë të ndryshme ka përjetuar sfida e kohë të vështira, edhe shpopullimesh. Por me kohë është kuptuar se nuk ka qenë fundi por fillimi i një kohe të re.

Shembull i freskët, edhe shqiptar: kur kosovarët linin shtëpi e katandi e merrnin malet për të shpëtuar thjesht kokën, nga mizoria serbe, e cila edhe jua digjte e rrafshonte mundin e një jete të tërë, askush prej tyre nuk do e besonte se pak vite më vonë, drejt Shqipërisë do merrnin rrugën si njerëz të lirë, me makina jo aq të lira e xhepat plot, për të shijuar bregdetin shqiptar në çdo stinë.

/tesheshi.com/

Next Post
Veliaj nderon 9 personalitete: Fryma jonë është puno dhe bashko, e opozitës është përça e sundo

Veliaj nderon 9 personalitete: Fryma jonë është puno dhe bashko, e opozitës është përça e sundo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com