• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj nderon 9 personalitete: Fryma jonë është puno dhe bashko, e opozitës është përça e sundo

by A R
13/11/2022 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbyllje të turit të takimeve në Njësinë 9, kryebashkiaku Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputetja e zonës, Ogerta Manastirliu, vlerësoi me certifikata mirënjohje emra të njohur, që me punën e tyre i kanë shërbyer komunitetit. Teksa shprehu mirënjohjen për kontributin e këtyre personaliteteve në jetën e vendit, Veliaj apeloi për rikthimin e vlerave të vërteta të shoqërisë, për të lënë pas frymën e përçarjes dhe urrejtjes, si mënyra e duhur për të ecur përpara e për t’u bërë ballë sfidave.

“Sot donim të kishim edhe një moment reflektimi dhe mirënjohje, që ndoshta na kthen te parimet bazë që e kanë mbajtur shoqërinë tonë edhe në ditët e vështira: respekti reciprok për njëri-tjetrin dhe fakti se asnjë prej nesh nuk ia del dot vetëm nëse nuk ndihmohet nga tjetri. Unë e di që ka shumë njerëz në këtë qytet që investohen në përçarje, në helm, në një gjuhë urrejtjeje ndaj njëri-tjetrit. Ata besojnë se përça e sundo është mënyra për të ecur përpara. Unë besoj se mënyra për të ecur përpara është puno dhe bashko. Më vjen keq që ka ende njerëz me ambicie për politikë, që në Tiranën e vitit 2022, thonë ‘Unë nuk jam i ardhur në Tiranë’. Ky është një qytet ku ka pasur histori suksesi edhe tepelenasi, edhe skraparlliu, edhe kuksiani, edhe gjirokastriti. Për sa kohë që pjesa e shëndoshë e shoqërisë investohet në bashkim dhe jo në përçarje, unë besoj se ditët më të mira ky qytet i ka përpara”, u shpreh Veliaj.

Nga ana e saj, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se promovimi i këtyre vlerave dhe njerëzve, që me punën e tyre kanë ndërtuar Shqipërinë, shërben edhe si një model i mirë për të ardhmen.

“Janë model për fëmijët tanë sepse duhet ta pranojmë se, nëse ne nuk vlerësojmë njerëzit e punës, njerëzit të cilët kanë kontribuar për vendin, të cilët me punën e tyre, nëpërmjet punës së tyre, nëpërmjet shembullit të tyre, kanë ndërtuar Shqipërinë, kanë kontribuar në sektorë të ndryshëm të vendit, asnjëherë nuk do të mundemi të mësojmë më shumë, për të ecur më shumë përpara”, nënvizoi Manastirliu.

Luan Zhegu, Pirro Milkani, Era Rusi, Delinda Disha, Sherif Lushaj, Elisabeta Gjoligu, Jetmira Dusha ishin disa nga personalitetet që u nderuan me certifkatë mirënjohjeje.

/a.r

Next Post
“Qytetarët të kursejnë energji”, drejtori i KESH: Komisioni Evropian të na ndihmojë! Lufta jonë, të ulim konsumin

Energji elektrike në një vit të thatë? KESH ka gati planin, zbardhen detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

October 23, 2026
“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

October 23, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

October 23, 2026
Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

October 23, 2026
Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

October 23, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

October 23, 2026
Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

October 23, 2026
Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

October 23, 2026
VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

October 23, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Pagat në ndërtim u rritën me 22,1%, mbi dyfishin e mesatares kombëtare

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In