• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë

by A R
26/04/2026 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monolog i mashtrimeve, i cilësoi Sali Berisha qëndrimet e kryeministrit Rama në podkastin e të dielës, duke u ndalur tek deklarata e Edi Ramës për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull me Greqinë brenda vitit.

“Premtoi se do të realizojë një marrëveshje partneriteti strategjik me Greqinë në një kohë kur, faktikisht, lejoi të skadojë traktati i miqësisë me këtë vend dhe krijoi një seri problemesh madhore të paqena më parë”, tha Berisha.

Pa ironizuar nuk la edhe Paketën e Maleve, që e ka pagëzuar si Paketa e Mafies së Qeverisë.

 “U rikthye prapë tek paketa e mafies. Çdo qytetar shqiptar duhet ta dijë se në vitin 2012, në parlamentin shqiptar u miratua ligji sipas të cilit të gjithë ata që investonin në zonat malore të Shqipërisë, do të ishin tetë vite pa asnjë taksë. Një nga ligjet e para që anuloi Edi Rama ishte pikërisht ky ligj dhe tani premton lehtësira për investime në tokën e babës, në një kohë kur me kadastrën e tij ka bërë batërdinë më të madhe mbi pronat dhe pronësinë”, u shpreh Berisha.

Përgjigje i dha edhe lehtësirave fiskale, që kryeministri premtoi për biznesin e  vogël e të mesëm përmes programit “Dyfisho ndërmarrjen tënde”.

“E vërteta është se ekonomia shqiptare është në kolaps, se prodhimi bujqësor dhe prodhimi industrial janë në recesion prej dy-tre vitesh. Ekonomia shqiptare mbahet nga aparati i drogës, sektori i ndërtimit, me një tregues tre herë më të lartë se në Bashkimin Europian”, deklaroi Berisha.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe kur foli për sigurinë ushqimore.

 “Mashtrim, Siguria ushqimore është pothuajse inekzistente në Shqipëri”, shtoi kreu demokrat.

Berisha kritikoi gjithashtu qeverinë për qëndrimet në politikën e jashtme dhe mungesën e reagimit ndaj deklaratave fyese për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Akt i turpshëm, antikombëtar!”, deklaroi ai.

Next Post
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

November 6, 2026
Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

November 6, 2026
Rama fton sërish studentët në dialog, sofra e gurtë qëndron para Kryeministrisë

Rama fton sërish studentët në dialog, sofra e gurtë qëndron para Kryeministrisë

November 6, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

November 6, 2026
Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In