• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“110 milionë euro më shumë se parashikimi”, Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

by A R
26/04/2026 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave, Petrit Malaj, komentoi të dhënat e performancës së buxhetit në tremujorin e parë të këtij viti.

I ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, Malaj u shpreh: “Sa i përket performancës dhe ecurisë së realizimit të të ardhurave për tremujorin e parë të vitit 2026, të dhënat e paraqitura nga Ministria e Financave janë të dhëna të cilat në fakt i referohen një mobilizimi më të madh të administratës tatimore dhe administratës doganore, vijnë si rezultat i implementimit më të thelluar të strategjisë afatmesme të të ardhurave, një dokument i cili është një dokument i miratuar nga institucionet ndërkombëtare, siç është Fondi Monetar Ndërkombëtar apo edhe Bashkimi Europian, dhe bazuar në këtë strategji të cilën ne po ndjekim vërehet që ka një rritje të të ardhurave jo vetëm në raport me tremujorin e vitit të kaluar, por gjithashtu edhe me planin e këtij viti. Po të shohim, kemi një rritje të të ardhurave me rreth 250 milionë euro krahasuar me tremujorin e vitit 2025. Ndërkohë që paralelisht, po ta bëjmë një krahasim me planin e periudhës, do të vëmë re që kemi rreth 110 milionë euro më shumë sesa ajo që ne kishim planifikuar për këtë tremujor”.

Ministri i Financave shtoi se “burimi i të ardhurave kryesore vjen si rezultat i rritjes së të ardhurave nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, nga TVSH-ja, por edhe nga burime të tjera. Dhe kjo vjen si rezultat i mirëadministrimit tatimor dhe doganor”.

“Pa diskutim, kjo vjen si rezultat i reformave që neve kemi ndërmarrë, si rezultat i ndërgjegjësimit dhe fushatave ndërgjegjësuese që ne kemi bërë në ato sektorë të cilët administrata tatimore i ka konsideruar si sektor me risk, për shembull siç janë sektori i ndërtimit apo siç është dhe sektori i turizmit. Si rezultat i kësaj fushate që ne kemi ndërmarrë ka një ndërgjegjësim nga subjektet dhe ky ndërgjegjësim reflektohet edhe në shifrat konkrete të cilat rezultojnë si të ardhura në buxhetin e shtetit”, shtoi Malaj.

Kur u pyet nëse te kjo performancë ka ndikuar edhe rritja e çmimit të naftës, ministri u përgjigj: “Jo, absolutisht jo. Mjafton dhe t’i referoheni të dhënave që ka publikuar Ministria e Financave. Mund t’i referoheni edhe normës së inflacionit dhe norma e inflacionit deri në fund të muajit mars ka qenë 2.6%, është brenda të gjitha parametrave dhe objektivave të bankës së Shqipërisë, që do të thotë jemi në kushte shumë normale deri më tani. Të ardhurat i dedikohen mirëadministrimit tatimor dhe doganor dhe po t’i referohemi, të ardhurat kryesore vijnë nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Vijnë nga TVSH-ja, por nga TVSH-ja e mbledhur këtu brenda për brenda, dhe jo nga TVSH-ja në import”.

Next Post
Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Itali/ 25-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se po grabiste një banesë

Itali/ 25-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se po grabiste një banesë

September 20, 2026
Tragjike në Dibër! Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

Tragjike në Dibër! Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

September 20, 2026
Zjarri përfshin varrezat në Babicë! Fakët rrezikojnë edhe banesat, digjen ullinj shekullorë

Zjarri përfshin varrezat në Babicë! Fakët rrezikojnë edhe banesat, digjen ullinj shekullorë

September 20, 2026
Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

September 20, 2026
Zjarr në hyrje të një fshati në Gjirokastër, zjarrfikësit shmangin përhapjen

Zjarr në hyrje të një fshati në Gjirokastër, zjarrfikësit shmangin përhapjen

September 20, 2026
“O djali i nënës”! Skena prekëse në Sarandë: Mamaja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj mbërrin në vendin e ngjarjes

“O djali i nënës”! Skena prekëse në Sarandë: Mamaja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj mbërrin në vendin e ngjarjes

September 20, 2026
NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën: SHBA pritet të zgjerojë praninë ushtarake në Arktik

NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën: SHBA pritet të zgjerojë praninë ushtarake në Arktik

September 20, 2026
“Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë”, zbardhet dëshmia e nipit 14-vjeçar për vrasjen në familje

“Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë”, zbardhet dëshmia e nipit 14-vjeçar për vrasjen në familje

September 20, 2026
Demo takim me zjarrfikësit në Tiranë: Plan me bashkitë për parandalimin e zjarreve, synojmë…

Demo takim me zjarrfikësit në Tiranë: Plan me bashkitë për parandalimin e zjarreve, synojmë…

September 20, 2026
Poezi për Enverin? Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta e videos

Poezi për Enverin? Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta e videos

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com