• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja e Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve në fokus të takimeve të kongresmenëve amerikanë

by E B
27/05/2026 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy kongresmenë amerikanë do të zhvillojnë sot takime të ndara me përfaqësues të Lëvizjes Studentore shqiptare dhe me liderë të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Mediat maqedonase bëjnë të ditur se në fokus të takimit të kongresmenëve Keith Self dhe Suhas Subramanyam, do të jenë shqetësimet lidhur me, siç vlerësohet nga pjesëmarrësit, përpjekjet për rrënimin e frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe cenimin e të drejtave të shqiptarëve.

Sipas informacioneve të mediave maqedonase, takimi pritet të zhvillohet në orën 17:30 në Prishtinë, ku aktualisht janë dy kongresmenët amerikanë. Në takim do të marrë pjesë edhe Mevlan Ademi së bashku me përfaqësues të studentëve që kanë organizuar protestat e fundit për mbrojtjen e përdorimit të gjuhës shqipe dhe zbatimin e të drejtave kushtetuese e ligjore.

Burime nga organizatorët për mediat maqedonase bëjnë të ditur se studentët do të paraqesin shqetësimet e tyre lidhur me moszbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe paralajmërimet për, sipas tyre, kthim prapa në raport me të drejtat e fituara pas Marrëveshjes së Ohrit.

Ndërkaq, në orën 20:30 pritet që kongresmenët Keith Self dhe Suhas Subramanyam të zhvillojnë takim edhe me liderët e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku do të marrin pjesë Ali Ahmeti, Arben Taravari dhe Zijadin Sela.

Temë kryesore e diskutimeve pritet të jenë zhvillimet politike në vend, pozicioni i shqiptarëve dhe shqetësimet për tendencat që, sipas opozitës shqiptare dhe Lëvizjes Studentore, rrezikojnë parimet e barazisë dhe bashkëjetesës të garantuara me Marrëveshjen e Ohrit.

Ndërkohë, dy kongresmenët amerikanë deri tani kanë vizituar Preshevën, ku kanë takuar dhe diskutuar me zyrtarë shqiptarë në Luginë, ndërsa janë pritur edhe nga krerët më të lartë të Kosovës. Keith Self dhe Suhas Subramanyam janë dy kongresmenët amerikanë me ndikim dhe të cilët në vazhdimësi kanë mblshtetur kauzat dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe Serbi, ndërsa lobojnë për mbështetjen e parezervë të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Next Post
Inteligjenca Britanike zbulon numrin e vërtetë të ushtarëve ruse që janë vrarë në luftën e Ukrainës

Inteligjenca Britanike zbulon numrin e vërtetë të ushtarëve ruse që janë vrarë në luftën e Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

October 19, 2026
Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

October 19, 2026
Analiza e REL: Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

Bankat në Tiranë e Durrës me orare të reja: Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?

October 19, 2026
A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

October 19, 2026
Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

October 19, 2026
Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

October 19, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

DETAJE/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr

October 19, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

October 19, 2026
“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

October 19, 2026

Krim i rëndë në Zall-Herr, vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori (EMRAT)

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com