• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konferenca “Anti-Korrupsion”/ Tabaku: Ironike nga mbreti i sajesave, ka të arrestuar ish ministra dhe ish deputetë për këtë vepër penale

by
13/06/2022 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me deklaratat e Ramës në konferencën anti-korrupsion të mbajtur gjatë ditës së sotme.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, facebook, Tabaku shkruan se ky ishte një lloj spektakli i organizuar nga Rama, duke shtuar se kjo ishte një ironi e fatit në momentin kur ish ministra, një deputet dhe drejtorë të lartë janë të arrestuar për korrupsion të nivelit të lartë.

Postimi i Tabakut:

Edhe sërishmi Shqipëria është vendi më i korruptuar

Mbreti i sajesave, Edi Rama, sot ka organizuar një tjetër lloj spektakli për t’i treguar shqiptarëve se ne nuk jemi vendi më i korruptuar në Europë.

I njëjti njeri që e quajti raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit si të “pavlerë” dhe që ishte “copy-paste” u foli sot qytetarëve për betejën e tij kundër korrupsionit.

Ironike po të mendosh që sot një ish ministër, një deputet dhe drejtorë të lartë janë të arrestuar as më shumë e as pak por për korrupsion të nivelit të lartë.

Akoma më ironike po të mendosh se lista e atyre që duhet të përfshihen në grupin e strukturuar kriminal duhet të zgjerohet edhe më shumë me ministra dhe kryetarë bashkie.

Por, kryeministri mendon ta fshehë kokën pas spektaklit dhe sajesave dhe riprodhon arritje imagjinare a thua se problemi jonë është korrupsioni në sportele.

A mos vallë 430 mln euro për 3 inceneratorët që ende sot paguhen është korrupsion i sporteleve?

A mos vallë thuajse 8 mld euro dëm ekoonomik në buxhetin e shtetit janë pasojë e korrupsionit në sportele?

1 në 3 tendera jepen pa garë ndërsa pjesa tjetër e tenderave jepet me një paracaktim aq të qartë saqë është bërë normë korrupsioni në tenderat publikë.

Parlamenti është kthyer në një noter të ligjeve me porosi dhe kalohet çdo nismë ligjore që i ofron parà qyl nga taksat e shqiptarëve oligarkëve të përhershëm.

Vetëm mbreti i sajesave mund të mendojë kështu!

Të parët për korrupsion falë qeverisë më të korruptuar në histori! Prandaj sot nga drejtësia e re pritet më shumë, pasi në të vërtetë korrupsioni sot është gangrena e Shqipërisë pasi është në nivelin e elitës qeverisëse.

Këtë korrupsion e ndalon vetëm ndërhyrja e fortë dhe imediate e drejtësisë si dhe vullneti politik që qartësisht mbretit të sajeve i mungon.

Prandaj sido të spërdridhet dhe sado të flasë apo dhe teorizojë kundër korrupsionit nuk mund të besohet, njeriu kryefajtor prej të cilit bashkëfajtorët e tjerë të korrupsionnit livadhisin sot të qetë në xhepat e çdo shqiptari.

/e.d

Next Post
Dëshmia e Dumanit: Takimi në ullishte me Arjan Spahinë e Erjon Alibej, më dorëzuan listën me emrat që duhet të spastroja në Elbasan

Dëshmia e Dumanit: Takimi në ullishte me Arjan Spahinë e Erjon Alibej, më dorëzuan listën me emrat që duhet të spastroja në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

October 8, 2026
15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

October 8, 2026
Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

October 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vetëvendosje, Doktor, jo nënshtrim para të huajve

October 8, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

October 8, 2026
Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

October 8, 2026
PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

October 8, 2026
U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

October 8, 2026
Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com