• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Koncesioni i parkimeve, “Lëvizja për Vlorën” padit Lelin e Gjikën

by Aalison Pearse Stevens
02/09/2016 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grupim qytetarësh dhe “Lëvizja Për Vlorën” që janë kundër koncesionit të parkimeve, kanë depozituar ketë të premte një kallëzim penal kundër ish-kryetarit të bashkisë Shpëtim Gjika, kryetarit aktual Dritan Leli, Këshillit Bashkiak të 2009- e në vazhdim, Prefektes Etjona Hoxha dhe kompanisë TIS Park, për shkelje të të Drejtave Themelore të Qytetarëve, cenimin e rendit publik, shpërdorim detyre, vjedhje dhe dëm financiar dhe moral të qëllimshëm ndaj qytetit dhe qytetareve vlonjate.

Shkak për padinë, mësohet të jetë bërë pretendimi i tyre se në dhënien e koncesionit të parkimeve janë shkelur shumë ligje në mënyrë të qëllimshme dhe paligjshmëria e konstatuar me shkeljen e Kodit Penal, specifikisht neni 293 “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit, tejkalim të kompetencave ligjore nga TIS Park, dhe shpërdorimi i detyrës me mosveprim nga organet vendore për ta parandaluar dhe ndaluar këtë paligjshmëri.

Geron Gumbardhi, avokati i lëvizjes është shprehur se kallëzimi përmban disa pika të cilat janë shkelur ndërkohë, Elidon Habilaj përfaqësues i Lëvizjes Për Vlorën ka bërë të ditur se në ditët e ardhshme do të ketë të tjera zhvillime kundër këtij koncesioni abuziv dhe kurruptiv.

Vasil Bedinaj, kreu i Shoqatës së Operatorëve turistikë është shprehur se Tis Park dëmtoi rëndë këtë vit sektorin e turizmit por edhe xhepat e qytetarëve në një kohë që infrastuktura e qytetit është e shumë e dobët.

Koncesioni i shumëpërfolur i parkimeve ka nisur operimin në 22 rrugë të qytetit të Vlorës në muajin gusht, pas përfundimit të fazës informuese, ndërsa kontrata koncesionare e nënshkruar me Bashkinë e Vlorës është me afat 15 vjeçar.

Nga ky koncesion Bashkia e Vlorës përfiton vetëm 100 mln lekë të vjetra në vit dhe 2% të të ardhurave vjetore të kompanisë.

Qytetarët vlonjatë duhet të paguajnë 50lek/orë për qëndrimin në vendparkim, ndërsa në rast mos pagese ndëshkohen me tarifën shtesë 4500 dhe bllokim gome deri në shlyerje të pagesës. BW

ma.me

Next Post
Karikaturë për tërmetin në Itali, polemika të reja për Charlie Hebdo

Karikaturë për tërmetin në Itali, polemika të reja për Charlie Hebdo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e dhunshme para Parlamentit, Policia arreston 3 persona, 6 të tjerë procedohen penalisht!

Protesta e dhunshme para Parlamentit, Policia arreston 3 persona, 6 të tjerë procedohen penalisht!

October 9, 2026
Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë

Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë

October 9, 2026
“Mora drejtësinë që meritoja”, KPA e riktheu në detyrë, reagon prokurorja Antoneta Sevdari

Vettingu e shkarkoi, pas fitores në Strasburg rikthehet në sistem! Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme

October 9, 2026
Propozimi i PD-së së Berishës për hartën Territoriale: 95 bashki në total, të shtohen 34 njësi vendore

Harta vendore ndër vite! Nga rrethet, te bashkitë e zgjeruara, ja historiku i ndarjes administrative në Shqipëri

October 9, 2026
Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

Dosja “Partizani”/ Kushtetuesja merr vendimin, pranon pjesërisht kërkesën e Berishës! E rikthen çështjen e masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë

October 9, 2026
Sfida direkte me Finlandën, kuqezinjtë kërkojnë mbështetje dhe një stadium të tejmbushur! Luhet për vendin e parë në Ligën e Kombeve

Sfida direkte me Finlandën, kuqezinjtë kërkojnë mbështetje dhe një stadium të tejmbushur! Luhet për vendin e parë në Ligën e Kombeve

October 9, 2026
“S’do lejoj njerëzit e gabuar të pengojnë përmbushjen e qëllimit”- Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën bashkë me ty

“S’do lejoj njerëzit e gabuar të pengojnë përmbushjen e qëllimit”- Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën bashkë me ty

October 9, 2026
Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Kukësit!

Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Kukësit!

October 9, 2026
Theu bojkotin e Dhomës së Avokatisë, i pezullohet për 2 vjet licenca e avokatit Lefter Xhengo!

Theu bojkotin e Dhomës së Avokatisë, i pezullohet për 2 vjet licenca e avokatit Lefter Xhengo!

October 9, 2026
“Nuk kërcënoj askënd”- Deputeti Kamberi i përgjigjet Vuçiçit: “Nuk do vrasim 100 serbë për 1 shqiptar!

“Nuk kërcënoj askënd”- Deputeti Kamberi i përgjigjet Vuçiçit: “Nuk do vrasim 100 serbë për 1 shqiptar!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com