• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kompensimi, publikohet radha për këstet për të përndjekurit, trashëgimtarët dhe të gjallët

by Aalison Pearse Stevens
20/04/2016 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave ka zbardhur procedurën që do ndiqet për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë që janë gjallë dhe për trashgimtarët. Gjithashtu është përcaktuar edhe radha e kësteve. Kur ish i dënuari politik jeton, duhet të dorëzojnë këto dokumente: Dokument i vlefshëm identifikimi. Vërtetim për numrin e llogarisë bankare në Lekë, për ish të dënuarin, të çelur në një nga bankat e nivelit të dytë.

Kur ish i dënuari politik nuk jeton, rrethi i familjarëve, trashëgimtarët, duhet të dorëzojnë këto dokumente:  Akt trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose fotokopje e noterizuar. Certifikatë vdekje e ish të dënuarit, origjinale. Certifikatë e trungut familjar të ish të dënuarit, origjinale Certifikata e trungut nuk mund të zëvendësohet me certifikatë familjare. Numrat e llogarisë bankare në Lekë për çdo trashëgimtar ose për personin e autorizuar me prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshperblimit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë. Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit.  Rrethi i familjarëve, trashëgimtarët, kanë të drejtë ta delegojnë me prokurë të posaçme, tërheqjen e dëmshpërblimit financiarë. Prokura duhet të jetë origjinale, bashkëlidhur duhet të ketë kopje të vlefshme të dokumentit të identitetit për çdo të përfaqësuar.

Procedura
Kur një trashëgimtar i radhës së parë, të ish të dënuarit politikë, nuk jeton , për të tërhequr dëmshpërblimin, trashëgimtarët e radhës së dytë,( fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave, të gjithë dokumentet e shënuara në pikën b), për trashëgimtarin e radhës së parë që nuk jeton.  Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jetojnë, e drejta e tyre për dëmshpërblim në bazë të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, të ndryshuar,nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, shpërndarja e vlerës të këstit të radhës kryhet për trashëgimtarët që jetojnë. Për të fituar këtë të drejtë, trashëgimtarët, duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave:

Certifikatën e vdekjes së trashëgimtarit të radhës së dytë që nuk jeton, originale.  Kur një ish i dënuar politik ose trashëgimtari /trashëgimtarët e ish të dënuarit politik refuzon të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar brenda afateve të parashikuara, forma e refuzimit duhet të jetë me shkrim.  Personat, të cilët nuk dëmshpërblehen, për shkak të mosplotësimit të dokumenteve, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare. Me kalimin e kësaj periudhe (3 vjet), personi që nuk ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, humbet të drejtën e dëmshpërblimit.

Pagesa e kësteve

Pagesat e kësteve të tjera, do të kryhet mbi bazë të dokumentacionit të dërguar më parë, kur nuk ka:
-Kontestim, nga rrethi i familjarëve, trashëgimtarët.

– nuk ka ndryshime të statusit të ish të dënuarit politik ose të trashëgimtarëve, jetojnë.
-nuk ka revokim të prokurës së posaçme.

Kur trashëgimtarët, sipas këtij ligji, e revokojnë delegimin me prokurë, dokumentacioni që duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave janë:

– Revokimi i prokurës, original,
– Nr. Llogarie bankare në Lekë për çdo trashëgimtar,

– Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) për çdo trashëgimtar.

Dokumentacioni që duhet të dërgohet në Ministrinë e Financave , për çdo shpërndarje të kësteve të tjera janë: Numrat e llogarisë bankare në Lekë për çdo trashëgimtar, ose për personin e autorizuar që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit në Lekë, ( dokumenti banker i periudhës kur dorëzohet dokumenti). Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit.

Next Post

Topalli provokon një përplasje Rama-Nishani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

October 25, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Më keq se krim, është gabim

October 25, 2026
13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

October 25, 2026
Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

October 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

October 25, 2026
Tragjike/ Ishte duke peshkuar mbytet 17-vjeçari në lumin Mat, kërkohet ndihma e palombarëve për nxjerrjen e trupit të viktimës

Nëna humb jetën duke shpëtuar dy djemtë nga mbytja

October 25, 2026
‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

October 25, 2026
Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In