Produktet e prodhuara në Kinë nga kompanitë me kapital të huaj do të përfitojnë të njëjtën preferencë çmimi si mallrat vendase ofertat e prokurimeve qeveritare, njoftoi Ministria e Financave e Kinës (MOF).
Një njoftim i fundit i MOF, që kërkon komente publike, zbulon një preferencë çmimi prej 20% qind për mallrat e prodhuara brenda vendit në prokurimet qeveritare.
Ky politikë do të trajtojë njësoj ndërmarrjet vendase dhe ato me kapital të huaj, tha ministria, duke theksuar se çdo kompani, pavarësisht pronësisë së saj, mund të përfitojë nga kjo politikë nëse produktet e saj plotësojnë kriteret.
Trajtimi i barabartë pasqyron vendosmërinë e fortë të Kinës për hapje, ndërsa vitet e fundit janë bërë përpjekje të vazhdueshme për të krijuar një fushë loje të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit e tregut.
Masat e reja janë të hapura për opinione publike deri më 4 janar 2025, thuhet në njoftim.