• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kohë e re, zakon i vjetër

by Artur Ajazi
15/02/2022 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sali Berisha u rikthye në politikë. Ose më mirë të themi, ai kurrë nuk u largua prej andej. Politika është pasioni i tij, është “oazi” i tij, është skuta prej nga ujdis lidhjet e vjetra dhe të reja, shënjestron, mbështet dhe  lufton mikun dhe hasmin, dhe mban të paprekura interesat. Askush nuk i ka harruar fushatat e Sali Berishës, karvanët e makinave, flamujve, turmat e nxitura dhe stimuluara me thirrjet “Berisha-Berisha, vdekje komunizmit, liri-demokraci”.

Ato janë edhe sot në udhëtimet e tij në rrethe. Askush nuk i ka harruar, takimet elektorale të Sali Berishës, që nisnin nga Kukësi dhe mbaronin mbrëmjeve vonë në Vlorë e Sarandë, duke ngatërruar emrat e qyteteve. Rendiste Berisha “fitoret dhe arritjet”, shante, akuzonte dhe denonconte nga fushata  dhe takimet e “zjarta” kundërshtarin politik, apo dhe të flakurit nga Partia Demokratike. Askënd nuk kursente. Askush nuk e ka harruar se si shahej me Tritan Shehun, Dash Shehun, Genc Pollon, Ferdinand Xhaferrin, Arben Imamin, etj, se si i akuzonte ata dhe etiketonte me lloj-lloj epitetesh.

Të gjithë mendonin se “i ka sikterrisur dhe nuk i qas më në PD dhe ata nuk ktheheshin”. Mënyra se si i bënte fushatat Sali Berisha habiste edhe të huajt. Një gazetar danez në 1996 më tha se “ky është sindikalist, nuk ka mundësi politikan”. Nuk e di pse e kishte atë mendim. Ndoshta nga mënyra vulgare se si akuzonte dhe shpikte  akuza ndaj emrave të përveçëm të kundërshtarit politik. Askush nuk i ka harruar, tubimet e dhunshme, askush nuk e ka harruar kryengritjen e armatosur në 13-14 Shtatorit 1998, kur turmat e stimuluara nga ai, me trupin e të ndjerit  Azem Hajdari, ju drejtuan Kryeministrisë, duke shënuar rastin e parë në Shqipëri, kur abuzohej me një ditë varrimi. Ishte ai “Heroi Demokracisë”, që Sali Berisha e përdori, e telendisi, e trajtoi siç ka dashur, e denigroi në “RD” dhe mediat e tij, duke e mbuluar me epitete dhe akuza banale.

Por si çudi, pas vrasjes e rehabilitoi, e shpalli “Hero të Lirisë”, dhe nuk e ndante nga fjalimet elektorale, kur e shihte se e kishte “pisk” me bazën e partisë. Në demokraci, transformimi  ideve, programeve  dhe platformave, ka një rëndësi të madhe për forcimin e themeleve të saj. Nuk mund të pretendosh të bësh fushatë elektorale sot, me mendësinë e 1992, 1996, 1997, 2001, apo dhe 2005, kur ke regjistruar në memorjen e shqiptarëve dhe aq më shumë të demokratëve, aq shumë bëma, fatkeqësira, dhe skena tmerri, pasojë e shfrenimit të gjuhës së urrejtjes ndaj kujdo, që e sheh si “armik dhe kundërshtar”.

Eshtë viti 2022, është nisja e “ere” të re në marrëdhënien politikë-popull, dhe nuk mund të pranohet qasja e së shkuarës dhe prezantimi i saj si “risi, shpresë për ndryshim dhe fitore”. Koha që jetojmë, kërkon nga ne, përshtatjen ndaj një marrëdhënie paqësore, bashkëpunuese, dhe të moderuar mes politikës dhe popullit, mes partisë dhe anëtarësisë. Demokratët, kanë shansin të nisin një rrugëtim të ri , përmes të cilit do të përcaktojnë fatin e tyre politik, jo duke mbështetur stilin e vjetëruar të atyre që rikthehen apo nuk duan të largohen, por duke përkrahur idetë dhe programin e atyre që ringjallin  shpresën, besimin, dhe konfirmimin  e pakthyeshëm në  lirinë dhe demokracinë amerikane.

Next Post
Kolegu iu vra, vetë u paralizua nga plumbi/ Ish-polici i rrugores merr 10 mijë dollarë

Kolegu iu vra, vetë u paralizua nga plumbi/ Ish-polici i rrugores merr 10 mijë dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
“Personat vulnerabël duhet të jenë prioritet”/ Në Kosovë, kërkohet me ngulm rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale

Skandal me delegacionin somalez në Kosovë! Zhduken 9 anëtarë, vetëm dy persona kthehen në atdhe

November 12, 2026
Nga diplomacia te lufta e Kosovës, UEJL promovon librin e Zef Mazit më 18 nëntor

Nga diplomacia te lufta e Kosovës, UEJL promovon librin e Zef Mazit më 18 nëntor

November 12, 2026
LIVE! Shqipëri-Finlandë 2-0: finlandezët me 10 lojtarë, karton i kuq për Tenho

LIVE! Shqipëri-Finlandë 2-0: finlandezët me 10 lojtarë, karton i kuq për Tenho

November 12, 2026
“Dëm i madh në shtet”, Xhavit Shala: Punonjësit e SHISH të habitur. Si nuk e kuptoi Hyseni që po përgjohej?!

“Ke punë të vështirë!”, Shala i jep këshilla kreut të ri të SHISH: Ja çfarë duhet të ndryshosh

November 12, 2026
Probleme me shërbimet e Microsoft në mbarë botën, përfshirë Outlook. Miliona njerëz pa akses në email

Probleme me shërbimet e Microsoft në mbarë botën, përfshirë Outlook. Miliona njerëz pa akses në email

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In