• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

by A R
06/01/2026 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka deklaruar nga Shkodra se situata e krijuar nga reshjet e dendura gjatë orëve të fundit është aktualisht nën kontroll, ndërsa të gjitha institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë.

Pas takimit me Shtabin e Emergjencave në Bashkinë e Shkodrës, Koçiu theksoi se monitorimi po bëhet në shkallë kombëtare. “Jemi duke monitoruar të gjithë situatën e reshjeve në vend, jo vetëm në qarkun e Shkodrës, por edhe në Durrës, Kukës, Fier dhe Vlorë, për të shmangur çdo lloj situate problematike që vjen nga reshjet”, u shpreh ajo.

Ministrja bëri me dije se reshjet e dendura kanë përfshirë vendin gjatë 24 orëve të fundit dhe pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme. “Vendi është prekur nga një situatë reshjesh të dendura gjatë këtyre 24 orëve dhe ndërkohë pritet edhe nesër të kemi po të njëjtën situatë”, tha Koçiu.

Sa i përket qarkut të Shkodrës, ajo nënvizoi se vëmendja kryesore është përqendruar te monitorimi i shkarkimeve të lumit Buna dhe liqenit të Shkodrës. “Jemi duke monitoruar shkarkimet me qëllim që të mos kemi situata përmbytjeje në zonat urbane, por edhe në tokat bujqësore”, deklaroi ministrja.

Koçiu theksoi se aktualisht nuk ka problematika dhe situata është nën kontroll. “Aktualisht që flasim, situata është nën kontroll. Nuk kemi problematika”, u shpreh ajo, duke shtuar se koordinimi mes bashkisë, KESH-it dhe strukturave të tjera po funksionon normalisht për të shmangur përmbytje të mundshme.

Sipas saj, monitorimi do të vijojë gjatë natës dhe paraditen e së nesërmes. “Do të monitorojmë reshjet dhe shkarkimet gjatë gjithë natës dhe paraditen e ditës së nesërme, që është një fazë emergjence”, tha Koçiu, duke shpresuar se nga pasditja e nesërme reshjet do të reduktohen dhe situata do të përmirësohet.

Në përfundim, ministrja u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar. “I ftoj qytetarët të ndjekin të gjitha rekomandimet dhe këshillat e autoriteteve vendore dhe qendrore gjatë kësaj faze që po kalojmë”, përfundoi ajo.

Next Post
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In