• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

by Ylli Pata
01/03/2026 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Maryam Rajavi, gruaja 73 vjeçare që drejton opozitën iraniane në mërgim, ka shpallur ngritjen e një qeverie të përkohshme të vendit pas vdekjes së liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Në një deklaratë të shpërndarë nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Ianit(NCRI), zonja Rayavi thekson se: “Vdekja e Khameneit është vdekja e tiranisë fetare dhe fundi i regjimit të Velayat-e Faqih. Tani është koha për të vendosur lirinë dhe sovranitetin e popullit të Iranit.

Në emër të Rezistencës së popullit iranian, unë shpall: Bazuar në Planin me Dhjetë Pika për transferimin e sovranitetit tek populli i Iranit, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) ka shpallur formimin e një qeverieje të përkohshme. Pararendësi i shpalljes së një qeverieje të përkohshme daton në tetor 1981.

Siç demonstroi populli iranian gjatë kryengritjes së janarit, ata kërkojnë një të ardhme të bazuar në një republikë demokratike dhe refuzojnë si mullatë tiranikë ashtu edhe Shahun diktatorial”.

Maryam Rajavi, është udhëheqësja e grupit më të madh opozitar Iranian: Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit. Në këtë grup, shumicën e ka Partia e Muxhahidinëve të Popullit PMOI-MEK, por në të bëjnë pjesë edhe parti të tjera opozitare e grupe etnike e religjoze të ndryshme.

NCRI është e ana tjetër e medaljes së regjimit aktual të ajatollahëve, drejtohet nga një grua, ka në përbërje, pjesë nga popujt e tjerë të Iranit, nënkryetar është një përfaqësues i azerëve, popullsisë së dytë për nga numri. Plani me 10 pika i NCRI flet për një Republikë demokratike, parlamentare, laike, ku pushteti të dalë nga zgjedhje të përgjithshme universale, ku të respektohen të githa pakicat kombëtare dhe fetare.

Regjimi Iranian, edhe pse në fasadë bën zgjedhje presidenciale e parlamentare, në të vërtetë nuk ka asgjë demokratike.

Masoud Pezeshkian për shembull që sot është President i Iranit, ka kompetencat që kishte Haxhi Lleshi në kohën e komunizmit tek ne. Kryekomandant i Ushtrisë dhe i Forcave të Sigurisë është Lideri Suprem, i cili gjithashtu është kreu i Gjyqësorit dhe i Policisë së Moralit, emëron krerët e medias publike dhe organeve të propagandës, që nga Radiotelevizioni, mediat online si dhe gazetat. Ndërkaq, lideri suprem jep faljet apo dënimet e rënda kapitale në shkallën e fundit.

Praktikisht, pushteti që zgjidhet nuk është gjë tjetër veçse një garë e brendshme mes kandidatëve që monitorohen dhe pranohen nga lideri suprem. i cili vendos kush do të kandidojë dhe kush jo.

Liderja e opozitës së Iranit, Maryam Rajavi, e cila sapo ka shpallur qeverinë e përkohshme është e diplomuar për inxhinieri metalurgjike. Kur ishte student ajo ka qenë në krye të protestive kundër Shahut në revolucionin e 1979, i cili u vodh nga teokratët fetar të Ajatollah Khomeinit

Rajavi, e ka zyrën e saj në Paris, ku qëndron edhe një pjesë e stafit të saj, ndërsa pjesa më e madhe e strukturave të organizatës PMOI-MEK ndodhet në Shqipëri, përkatësisht në Kampin Ashraft që ndodhet në Manzë.

Opozita e muxhahidinëve është kundër rikthimit të monarkisë nga djali i ish-Shahut Reza Palavi, babai i të cilit ka vrarë e burgosur anëtarët e organizatës në kohën e mbretërimit të tij. Palavin, duket se e mbështesin disa qarqe në Perëndim, por pa e thënë publikisht.

Muxhaidinët thonë se kanë një rrjet strukturash të ngritura e active në Iran, kryesisht në pjesën e shtresave të mesme dhe të ulëta të popullsisë. Kanë qenë pikërisht MEK që furnizoi e para amerikanët me të dhënat e planit fillestar të projektit bërthamor të regjimit të ajatullahëve.

Riaktivizimi i tyre sot edhe me një organ politik parallel siç është qeveria e përkohshme, e bën këtë opozitë, një rrezik eminent për pushtetin e dobësuar në Teheran.

I cili, së paku deri tani po tregohet intrasigjent për të ndryshuar dhe nisur një process zbutjeje. Pushtetin e kanë marrë në dorë Pasdaran-ët e Gardës Revolucionare, të cilët janë edhe arma më e fortë e regjimit të ajatollahëve. Ata varen nga lideri suprem dhe kanë në dorë thuajse të gjitha armët më të rrezikshme të Iranit, duke nisur nga raketat balistike. Të përbërë prej 120 mijë efektivëve dhe me një buxhet prej 7 miliardë dollarëve, pasdaranët janë një organizatë e rrezikshme jo vetëm brenda vendit.

Brigada Qouds, e cila u themelua nga gjenerali Kasem Sulemani, që u vra në Irak në vitin 2020 me urdhër të Presidentit të SHBA, Donald Trump, ka një rrjet vdekjeprurës e famëkeq në të gjithë botën.

Kjo brigadë ka urdhëruar disa atentate në Shqipëri ndaj qendrave të muxhaidinëve, si dhe në vende të tjera publike në vend, të cilat janë zbuluar nga shërbimet partnere. Ndërkaq, edhe agresioni kibernetik i vitit 2022, ka shenjën e fortë të pasdaranëve, të cilët kan një shërbim inteligjent mjaft të aftë dhe që praktikisht drejton shërbimet e tjera inteligjente.

Ushtria e rregullt e Iranit, e cila konsiderohet mjaft profesioniste, është e përgatitur dhe e strukturuar kryesisht për mbrojtjen e vendit, ndërkohë që mjaft njohës së Iranit theksojnë se ka një marrëdhënie jo të mirë me Gardën Revolucionare.

E cila drejtohet aktualisht nga gjenerali Ahmad Vahidi. Një student shembullor i Kasem Sulemanit, i cili ka drejtuar vetë disa operacione të tmerrshme në botë.

Vahidi, që kërkohet nga Interpol është dënuar për vrasjen e 85 personave më 18 korrik 1994 në Buenos Aires të Argjentinas. Vahidi është njeriu që organizoi dhe drejtoi shpërthimin e një bombe të fuqishme ndaj Qendrës Kulturore Hebraike të kryeqytetit argjentinas.

Garda Revolucionare ka në kontrollin e saj të gjithë arsenalin e aketave balistike iraniane, për të cilat foli edhe Presidenti Donald Trump. Këto raketa, sipas specialistëve mund të arrijnë jo vetëm Europën, por edhe SHBA.

Sot, siç bëri të ditur, John Healey, ministër i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, raketat iraniane kanë arritur Qipron, vend i Bashkimit Europian, u ndodhen edhe bazat britanike.

Kryekomandanti i NATO-s, gjenerali amerikan, Alexus Grynkeëich, theksoi në një deklaratë zyrtare se çdo vend aleat është nën mbrojtjen e plotë të sistemit mbrojtës, i cili në Europën Jugore kontrollohet nga Flota e Gjashtë Amerikane, e vendosur në Gjirin e Napolit, ku ndodhet edhe komanda jugore e Aleancës.

Gjenerali Alexus Grynkeëich, deklaroi se ” komanda do të vazhdojë të përshtatë veprimet operative të forcave të NATO-s për të siguruar sigurinë e 32 vendeve anëtare dhe për të mbrojtur Aleancën nga kërcënimet e mundshme”.

Deklarata e kryekomandantit të NATO-s, përmendi në veçanti kërcënimin e “raketave balistike ose mjeteve ajrore pa pilot, që burojnë nga ky ose rajone të tjera”.

Ka shumë gjasa që, pranuia e opozitës iraniane në Shqipëri, të sjellë edhe masa të posaçme nga njësitë e posaçme të Aleancës Veriatlantike.

Megjithatë, sinjalet e shërbimeve inteligjente partnere kanë hedhur prej kohësh alarmin e riaktivizimit të strukturave të fjetura të Hejzbullahut në Europë. Një muaj më paë, shërbimi sekret gjerman, arriti të zbulojë dy celula të fjetura që po përgatisnin sulme kundër hebrejve në Gjermani.

Shqipëria ka qenë ndërkaq territor i vegjetimit të disa organizatave “Joqeveritare” iraniane, të cilët kanë pasur kryesisht synim propagandistik, por që sot propaganda e ka humbur prioritetin, duke sjellë mjete të tjera. Natyrisht jo molotovë…

Next Post
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In