• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

by E S
01/03/2026 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të kuptuar çfarë ndodhi në Dragostunjë, në segmentin e koridorit të VIII Librazhd–Prrenjas, ARRSH simuloi planin e rrëshqitjes përmes një video. Studimet e njëpasnjëshme dhe pamjet e marra nga ajri çdo ditë vërtetuan që rrëshkitja nisi nga poshtë, siç shihet në video, ndërkohë që në prerje tërthore sipas fotos në material.

Ndërkohë, për herë të parë bëhet publik projekti i ri ku do të kalojë segmenti alternativ.

Në videon e ARRSH me vijë jeshile mund të shihni se si do të ndërtohet segmenti 1.3 km përkrah hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin, që do të rikthejë qarkullimin. Ky segment kalon pjesën e erozionit dhe ruan një pjerrësi të përshtatshme dhe të sigurt për kalimin e mjeteve.

Tre ndër masat kryesore të Këshillit Teknik të ARRSH të datës 23 shkurt ishin: devijimi i rrjedhës së lumit që mos të godiste më hekurudhën; demontimi i urës së dëmtuar; dhe lehtësimi i ngarkesës në trupin e rrugës së rrëshqitur deri në krijimin e një skarpate natyrale që do të mundësojë ndërhyrjen me mjetet e shpimit.

Gjithashtu, është vendosur të vijojnë investigimet dhe studimet e thelluara gjeologjike për të parë çfarë ndodh me nëntokën.

Zbatimi i këtyre vendimeve nisi që nga dita e hënë, ndërkohë që duke nisur nga dita e mërkurë, kur terreni nuk shënoi më asnjë lëvizje, nën udhëzimet e ARRSH ka vijuar puna pa ndërprerje 24 orë, me mobilizim të plotë në mjete dhe njerëz. Midis gërmimeve në shpatin e sipërm dhe në trupin/masën e rrëshqitur, në total raportohet që janë larguar mbi 64.000 m³ materiale/inerte nga zona ku po punohet.

Gjithashtu, në bashkëpunim dhe koordinim me Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) është bërë i mundur demontimi i një shtylle të tensionit të lartë dhe 4 shtyllave të tensionit të ulët, të cilat u prekën nga rrëshqitja e ndodhur.

Ndërkohë që inxhinierët e ARRSH po bëjnë përllogaritjet e volumeve të punimeve të nevojshme lidhur me projektin për gjurmën e re alternative mbi lumin Shkumbin dhe në krah të Hekurudhës Shqiptare (gjurma e re tek materiali video).

Sipas komunikimit me Drejtorin e ARRSH, ditën e hënë do të ketë një prononcim lidhur me afatin e nevojshëm për realizimin e këtij segmenti alternativ.

Next Post
Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Comments 1

  1. Lui says:
    8 months ago

    Shkurt dhe qarte do te thote qe ata “budallenjte” atehere ne kohen qe ju e shani, paskan qene mjeshtra kur kane ndertuar hekurudhen sepse ju tani po e coni rrugen perbri shtratit te hekurudhes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)

EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)

October 31, 2026
Tre aeroplanë me banorë të evakuuar nga Oleshky mbërrijnë në Bjellorusi

Tre aeroplanë me banorë të evakuuar nga Oleshky mbërrijnë në Bjellorusi

October 31, 2026
Bastisnin në seri bizneset në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 ‘skifterët’, shpallet në kërkim një i tretë! ja çfarë u sekuestrua nga Policia

Bastisnin në seri bizneset në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 ‘skifterët’, shpallet në kërkim një i tretë! ja çfarë u sekuestrua nga Policia

October 31, 2026
Të besosh të pabesueshmen

Lista studentore e Serbisë, mungesë entuziazmi për rrugëtimin në Bashkimin Europian

October 31, 2026
Përplasja e trenave në Spanjë, analiza e BBC: Pengesë që Sanchez të fitojë zgjedhjet parlamentare

Përplasja e trenave në Spanjë, analiza e BBC: Pengesë që Sanchez të fitojë zgjedhjet parlamentare

October 31, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Evropa në protestë, revoltë e qytetarëve apo një krizë e demokracisë?

October 31, 2026
Aurela Gaçe bëhet “për ujë të ftohtë” në studio, surpriza e pakëndshme dhe momenti kur këngëtarja godet me shishen e ujit!

Aurela Gaçe bëhet “për ujë të ftohtë” në studio, surpriza e pakëndshme dhe momenti kur këngëtarja godet me shishen e ujit!

October 31, 2026
Trump voton në Florida për zgjedhjet e mesmandatit: Mbështes republikanët, ne fitojmë!

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit në rritje, mediat zbulojnë planin e Trump: Pritet rifillimi i sulmeve një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit

October 31, 2026
“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

October 31, 2026
Të shtëna me armë në një dyqan Halloween në Kaliforni, një i vdekur dhe 6 të plagosur

Të shtëna me armë në një dyqan Halloween në Kaliforni, një i vdekur dhe 6 të plagosur

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In