• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kjo është harta e re e trurit (FOTO)

by Java News
29/07/2016 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Harta ndan në detaje pjesët më të pazbuluara të trurit tonë, përpunon informacionet dhe përgjigjet relative dhe na lejon që të mendojmë, flasim dhe të lëvizim, në plot 360 zona (180 për secilën hemisferë), ku më shumë se gjysma e të cilave kurrë nuk ishte identifikuar më parë. Një hartë e korteksit cerebral (trurit) të një saktësie që kurrë më parë nuk ishte arritur, u hartua së fundmi nga shkencëtarët.

Harta e publikuar në revistën “Nature” ndan në detaje pjesët më të pazbuluara të trurit tonë, ajo që përpunon informacionet dhe përgjigjet relative dhe na lejon që të mendojmë, flasim dhe të lëvizim, në plot 360 zona (180 për secilën hemisferë), ku më shumë se gjysma e të cilave kurrë nuk ishte identifikuar më parë.

Ky nivel kaq i lartë i paraqitjes së detajit do të bëjë të mundur që të kuptohen më mirë sëmundje si dementia, autizmi apo epilepsia, që varen pikërisht nga anomali të korteksit dhe do të mund që të sqarojë gjithashtu se përse sistemi qendror i nervave të njeriut është kaq special.

Strukturat dhe funksioni

Kërkimi përfshiu një duzinë kërkuesish të koordinuar nga David Van Essen, drejtor i departamentit të neuroshkencës të universitetit të “Washington”-it dhe shefi i projektit “Human Connectome”.

I filluar në 2010, ky projekt ka për qëllim që të identifikojë lidhjet mes zonave të ndryshme të turit dhe shumë të dhëna të përdorura për ndërtimin e hartës të sapopublikuar vijën pikërisht nga këtu.

Në veçanti, të 360 zonat janë të përcaktuara në bazë të shpeshtisë së reagimit të trurit në pika të ndryshme, në lidhje me zona të tjera cerebrale dhe për funksionet që kryejnë.

Kështu u zbulua se në zonën që lidhet me gjuhën ekziston një hapësirë e vogël që aktivizohet vetëm kur dëgjohen histori. Gjithashtu, në zonën e shikimit, një grup neuronesh përcakton ekskluzivisht gjerësinë e fushëpamjes.

Por truri “im” është ndryshe

Kërkuesit kanë marrë në konsideratë diferencat që mund të jenë mes një personi dhe një tjetri dhe kanë përpunuar një algoritëm që lejon që ne të gjurmojmë harta specifike për trurin e secilit.

Ky instrument do t’u lejojë mjekëve që të përshtatin terapitë për pacientë të veçantë dhe të monitorojnë përmirësimet.

Veçanërisht neurokirurgët mund të ndërhyjnë në tru me saktësi të madhe, duke evituar dëmtimin e hapësirave të rëndësishme. Realisht kjo gjë mund të bëhet edhe me zhvillimin aktual të teknologjisë në ditët e sotme, por procesi tani do të përmirësohet edhe më.

Truri 1Po nëse gabohen

Së fundmi, në revistën “Pnas” u vu në dyshim vlefshmëria e shumë kërkimeve që kanë dalë në lidhje me rezonancën manjetike funksionale. Dhe një pjesë e të dhënave të përdorura në studimin e sapopublikuar në revistën “Nature” vjen pikërisht nga kjo mënyrë e të hetuarit.

Detajet teknike të përqasjes së përdorur nga Van Essen e nga kolegët e tij, do të publikohen shumë shkurt, por përpikëria e madhe e punës së tyre duhet që të ketë bërë që harta e trurit të përpilohet aq mirë, sa vështirë të gjendet ndonjë gabim i vogël./shqip/a.k

Next Post

Xhelozia/ "Kam 2 gra e 11 fëmijë, ja pse më qëlloi 6 herë me thikë gruaja e dytë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksioni i SPAK për Call-Centerat mashtrues në Tiranë, arrestohet një shtetas italian në portin e Durrësit (EMRI)

Aksioni i SPAK për Call-Centerat mashtrues në Tiranë, arrestohet një shtetas italian në portin e Durrësit (EMRI)

February 16, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Implikimet e një vendimi 4 = 4 i Gjykatës Kushtetuese

February 16, 2026
Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Prishtinë, Balla: Të gjithë në shesh! Koha që ata të kthehen në Atdhe!

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Prishtinë, Balla: Të gjithë në shesh! Koha që ata të kthehen në Atdhe!

February 16, 2026
Njihuni me shenjat e horoskopit që kanë lindur për të qenë lider

Njihuni me shenjat e horoskopit që kanë lindur për të qenë lider

February 16, 2026
Ministrja e Shëndetësisë: Marrëveshje me Italinë për forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe epidemiologjike

Ministrja e Shëndetësisë: Marrëveshje me Italinë për forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe epidemiologjike

February 16, 2026
Çmontonin pjesë nga “Mercedes” dhe “Audi”, goditet banda e grabitësve shqiptarë në Itali

Çmontonin pjesë nga “Mercedes” dhe “Audi”, goditet banda e grabitësve shqiptarë në Itali

February 16, 2026
Diabeti, Ozempic dhe dietat e reja për rënie në peshë, mjeku endokrinolog zbulon të vërtetat

Diabeti, Ozempic dhe dietat e reja për rënie në peshë, mjeku endokrinolog zbulon të vërtetat

February 16, 2026
Vrasje me armë zjarri brenda burgut në Greqi, në dhomë gjatë krimit ishte edhe Alket Rizai

Vrasje me armë zjarri brenda burgut në Greqi, në dhomë gjatë krimit ishte edhe Alket Rizai

February 16, 2026
“Aleancë ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë”, Vuçiç: Një kërcënim i madh për Serbinë

Aleanca Tiranë-Prishtinë-Zagreb “alarmon” Vuçiçin: Kur të shpërthejë lufta, do të jenë gati për të na pushtuar!

February 16, 2026
Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

Rama në Washington për Bordin e Paqes, analisti: Goditje për opozitën, prej kohësh kanë thënë që nuk shkon dot

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In