• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shenjat e para të konsulentit të Trump në fushatën e Berishës

by Ylli Pata
11/02/2025 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ylli Pata

Është një diskutim i veçantë, e mjaft i rëndësishëm aspekti i parave dhe burimit të tyre për të paguar një lobist të rëndësishëm amerikan.

Megjithatë, nuk është aspak e re që politika shqiptare u është drejtuar strategëve amerikanë për të ndërtuar dhe menaxhuar komunikimin e fushatave elektorale.

Njeriu që e solli i pari know-how-un amerikan apo mood-in e një fushate alla USA ka qenë Edi Rama. I cili përgjithësisht ka pasur emra të njohur të strategëve jo nga e majta amerikane, por nga e djathta, përkatësisht republikanët.

Në vitin 2007-n, Rama kishte si këshilltar fushate krahun e djathtë të presidentit George W Bush, Ed Gillespie, që në Uashington ishte një lloj guruje republikan.

Ndërsa PD e Sali Berishës, ka pasur disa herë strategë nga përtej oqeanit. Në fushatën e 2005-n, pajtoi të famshmen BG&R, e cila erdhi me ndërmjetësimin e supertëpushtetshmit, Damir Fazliç.

Ndërkaq, një tjetër kompani strategësh fushate që pati impakt në fushatën e Sali Berishës ishte Podesta, ku guruji i tij Tony Podesta, shefi i kabinetit të Bill e Hillary Clinton-it ishte truri i saj.

Podesta ishte kompania që i solli Sali Berishës dy fitore të mëdha në vitin 2009,  ku i bëri PR e një partie të rrënuar pas Gërdecit, të një force të një vendi anëtar të NATO-s dhe atë të 2011-s kur Basha mori bashkinë e Tiranës. Fitore që u trukua në tavolinën e KQZ nga Arben Ristani, por ishte Podesta që e fshehu dhe e zbuti këtë manipulim skanaloz.

Pasi ka mbaruar fushatat, Berisha nuk ka kursyer sulmet ndaj demokratëve dhe Hillary Clintonit, por edhe grupit të lobimit democrat në 2017-n, për të ofruar simpatinë e republikanëve.

Dihet në vitin 2017, kur sipas edhe hetimeve të prokurorisë, PD loboi me Nick Muzin-in, një njeri afër Donald Trumpit për të realizuar takime por edhe lobime për çadrën e faqmshme.

Dihen tashmë përfundimet e atij lobimi, ku u përdorën para me lidhje të qarte ruse, e për të cilat ka pasur shkrime e hetime, që pavarësisht kundërshtimesh janë fakte të pakundërshtueshme.

Por edhe pse ju afrua mjediseve të Shtëpisë së Bardhë me anë të Nick Musin-in, Departamenti i Shtetit dërgoi në 2017-n një zyrtar të lartë në Tiranë që i dha Berishës kërcënimin e parë të rëndë nga Uashingtoni.

Ndërkaq, edhe në fushatën aktuale, Sali Berisha ka luajtur me pod të madh, duke pajtuar Chris LaCivita.

Njeriun që ka qenë personazh kryesor i fushatës elektorale të Trump, kryesisht me pjesën e mjediseve sportive të peshave të rënda, që ka një audiencë të madhe në atë që quhet “Amerika e Thellë”.

LaCivita ka ardhur në Tiranë me një copy paste të Make America Great Again, duke sjellë të njëjtët skema. Të cilat i kanë nisur që prej javësh, si kumbullat e dala nga kleriku i inatosur me Edi Ramën që se bëri ambassador, i cili tha se do vinë 100 mijë palestinezë në Shqipëri dhe do blejnë 20 mijë apartamentet bosh në Tiranë.

Apo publikimet e dosjes së shërbimeve sekrete iraniane kur u vodhën bordorotë e pagave, duke nxjerrë listpagesat e vitit 2019 të OJF-ve që janë spekuluar si lista të USAID.

Narrativa tymuese që nuk kanë lidhje asgjë me fushatën dhe alternativn e një opozite. Sidomos kur ka një si Sali Berisha në krye që është në process për korrupsion.

Nuk është çudi, që edhe tani si në 2017, DASH i Trump të sjellë një bultozer si Howt Brian Yee që t’i bëjë ultimatumin e famshëm që e bëri të dalë nga çadra. E më pas solli në Tiranë ambasadoren Yuri Kim. Duhet pritur.

Next Post
“Kontrata iu ndërpre nga dikush që nuk e njohim”, Rama: Veliaj u mor në burg pa gjyq, arrestimi i tij ka kaluar çdo limit

“Kontrata iu ndërpre nga dikush që nuk e njohim”, Rama: Veliaj u mor në burg pa gjyq, arrestimi i tij ka kaluar çdo limit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

November 4, 2026
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

November 4, 2026
“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In