• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SPAK po favorizon opozitën”, Demalia për arrestimin e Veliajt: Xoxa u kthye, Llalla ende në arrati! Ku i gjen lekët PD për LaCivitan

by B K
11/02/2025 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Ilir Demalia, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj më 10 shkurt. I ftuar në një lidhje skype, pasditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’, ai tha se SPAK po favorizon opozitën, pasi ministrat në kohën e Berishës nuk janë vënë në hetim.

‘Të lësh jashtë çështje si Gërdeci, 21 janari dhe çështje që kanë të bëjnë me vrasje dhe mos të shikohet e gjithë kjo pasuri e gjithë njerëzve që kanë qenë në pushtet do të thotë se SPAK po luan një rol të pushteteve që paguhen nga paraja e pushteteve aktuale, për të luajtur në interes të njërës apo tjetrës palë. Njerëzit që janë në SPAK po favorizojnë opozitën, ne e dimë se ca është bërë në kohën e Berishës, ministri që ka qenë atëherë Ridvan Bode, a është marr kush me të, me bëmat dhe me gjëmat e tij. E morën Veliajn që të jap llogari dhe do të vendos gjykata, por ka edhe një standard tjetër, Xoxa ishte jashtë vendit dhe ajo u kthye, po këta të opozitës Llalla iku si zagar, Ahmetaj u largua si mi arash duke u futur në tubacionet e ujërave të ndotura të syri.net. Opozita që kërkonte varjen e Ahmetajt sot del dhe flet për deklaratat e tij’, tha ai.

Teksa u ndal tek akuzat e opozitës për SPAK ai tha se veprohet me 2 standarde, pasi kur arrestohen nga radhët e opozitës e quajnë organizatë kriminale, ndërsa kur arrestohen nga PS thonë se ka edhe prokuror të pavarur.

‘Këto që thonë SPAK është organizatë kriminale, kur arrestohen nga të opozitës, kur arreston nga këta në pushtet thonë ka edhe të prokuror të pavarur. Nesër nëse do të arrestohet një nga të Berishës do të thotë Berisha prap SPAK është i kapur, e dimë ca ka thënë për Nanon dhe për Metën, si mund të besohet ky njeri. Si mund të merret për bazë fjala e tij. Në skenë e mban halli i zullumeve që ka bërë bashkë me familjen e tij, nuk ka çfarë të destabilizojë më Berisha. E pa Berisha sa ishte pjesëmarrja në mitingun që bëri. Berisha është i papranueshëm për shoqërinë shqiptare’, tha ai.

Demaliaj tha se këto zhvillime nuk do të ndikojnë në zgjedhjet e 11 majit. Sipas tij, PD i ka shanset zero për të ardhur në pushtet.

‘Këtyre s’u vjen keq për Veliajn se dilnin për ditë aty që të arrestohet pse mërziten këto, tani sepse kanë hall se po i vjen radha edhe vet këtyre. Ky arrestim i ka ulur pikë PS, se është arrestuar numri dy, sepse është pas Ramës sepse president s’kemi ne kemi një kukull që fle gjumë. Po edhe pas këtyre që kanë ndodh më 11 maj PD nuk ka asnjë shanc që t’i afrohet pushtetit dhe jo më të vijë në pushtet’ tha ai.

Një koment e pati edhe për Chris LaCivita që Sali Berisha e ka prezantuar si udhëheqësin e fushatës së PD-së për 11 majin. Ai tha se ai ende nuk figuron i regjistruar dhe se duhet transparencë se nga kush paguhet.

‘Ky njeri deri në këtë moment nuk është i regjistruar, nuk është legal sepse kur shkon në një vend tjetër duhet që të regjistrohesh në Foreign Agents Registration Act. Për të gjitha udhëtimet dhe prononcimet e tij kush ka paguar? Ai duhet ti nënshtrohet ligjit dhe PD të thotë sa e paguan këtë njeri dhe të thotë nga dalin këto para. Apo janë burimet e Xenit?’, tha ai.

Next Post
“Arrestimi i kryebashkiakut nuk ndikon në votat në Tiranë”, gazetari Leka: Veliaj faktor elektoral!

"Arrestimi i kryebashkiakut nuk ndikon në votat në Tiranë", gazetari Leka: Veliaj faktor elektoral!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
“Vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur”, Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

Turizmi në Shëngjin shënon rritje, Rama: Resortet me 5 yje, jo vetëm domosdoshmëri ekonomike po edhe gjeostrategjike

June 27, 2026
Tension në Lindjen e Mesme, Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë

Tension në Lindjen e Mesme, Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë

June 27, 2026
Pogradec/ Burri dhunon rëndë bashkëshorten 69-vjeçare, niset drejt Traumës me helikopter

Pogradec/ Burri dhunon rëndë bashkëshorten 69-vjeçare, niset drejt Traumës me helikopter

June 27, 2026
Tërmeti në Venezuelë godet rëndë ekonominë, humbje sa 6% e PBB-së

Tërmeti në Venezuelë godet rëndë ekonominë, humbje sa 6% e PBB-së

June 27, 2026
Bllokohet në Maltë ngarkesa me ushqime nga Shqipëria, autoritetet: Rrezik për shëndetin publik

Bllokohet në Maltë ngarkesa me ushqime nga Shqipëria, autoritetet: Rrezik për shëndetin publik

June 27, 2026
Rindërtimi/ Qeveria ndryshon buxhetin dhe shton fondet për infrastrukturën në 9 bashki

Rindërtimi/ Qeveria ndryshon buxhetin dhe shton fondet për infrastrukturën në 9 bashki

June 27, 2026
Analiza: A mund t’i japin zgjedhjet e ardhshme fund karrierës politike të Netanyahut?

Analiza: A mund t’i japin zgjedhjet e ardhshme fund karrierës politike të Netanyahut?

June 27, 2026
Qeveria miraton rregulla të reja për kufijtë, shtrëngohen kontrollet për të miturit

Qeveria miraton rregulla të reja për kufijtë, shtrëngohen kontrollet për të miturit

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In