• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kisha Ortodokse zgjedh Mitropolitë e Gjirokastrës dhe Korçës

by Os De
16/09/2025 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën drejtimin e Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Joanit, u mblodh sot, më 16 shtator 2025, në selinë e Qendrës Sinodike të Kryepiskopatës së Hirshme të Tiranës, në përputhje me Statutin e Kishës, dhe kreu zgjedhjet e mëposhtme: 

̈ ̈ ̈ Hirësinë e tij, Mitropolitin e deritanishëm të Amantias, Hirësi Nathanailin. Fronëzimi i Mitropolitit të ri do të bëhet më 20 shtator 2025, në orën 11:00, në Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit, në Gjirokastër. 

̈ ̈ ̧̈ Hirësinë e tij, Episkopin e deritanishëm të Krujës, Hirësi Anastasin. Fronëzimi i Mitropolitit të ri do të bëhet më 27 shtator 2025, në orën 11:00, në Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit, në Korçë. 

Në vijim, dy Mitropolitët e sapozgjedhur lexuan Mesazhin e Madh në kishëzën e Qendrës Sinodike. 

̈ ̈ ̈ ̈ ̈  

MITROPOLITI I GJIROKASTRËS, HIRËSI NATHANAILI (Stergiu) 

Hirësia e tij, Mitropoliti i Gjirokastrës, z. Nathanail (Stergiu), lindi në Taksiarhas të Trikalas, në vitin 1957. Ai kreu studimet në shkollën e mesme “Athoniadha” në Malin e Shenjtë (1978) dhe në Fakultetin Teologjik të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut (1982). 

U qeth murg në Manastirin e Hirshëm të Lavrës së Madhe të Malit të Shenjtë (1979), u hirotonis dhjakon (1982) dhe prift (1987) nga Hirësia e Tij, Episkopi i Rodostolit, Krisostomi. 

Nga viti 1991 deri në vitin 2012, shërbeu si prift enorie, atë shpirtëror dhe predikues në Mitropolinë e Shenjtë të Gjirokastrës, si dhe mësues në liceun kishtar “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër. 

Në janar të vitit 2012 mori gradën episkopale të priftërisë nga Kryepiskopi ynë i ndjerë Anastas, dhe u ngarkua me kujdesin e Kishës Katedrale të sapondërtuar të Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Gjithashtu, ka shërbyer deri më sot si Kryesekretar i Sinodit të Shenjtë të Kishës sonë. 

Më 7 prill 2016, Episkopata e Amantias u ngrit në rang Mitropolie dhe Episkopi Nathanail u caktua Mitropolit Titullar i saj. Është anëtar i bordit ekzekutiv të Fondacionit “Klinika Orthodhokse Ungjillëzimi”. 

 MITROPOLITI I KORÇËS, HIRËSI ANASTASI (Mamaj) 

Hirësia e tij, Mitropoliti i Korçës, z. Anastas (Mamaj), lindi në Vlorë, në vitin 1979. Ai kreu studimet në Departamentin e Gjuhës Greke në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Athinës (1999), u diplomua në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës dhe mori diplomë në degën Administrim Biznes (MSc) (2001-2005). Më vonë ndoqi studimet në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” (2017) dhe në Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës në Kolegjin Universitar LOGOS, ku mori diplomë (BSc) në Studime Teologjike Sociale dhe Shkenca Fetare (2023). 

Në vitet 2005-2009 ka mbajtur poste me rëndësi në Bankën Italo-Shqiptare dhe nga viti 2009 deri në vitin 2017 ka pasur poste drejtuese në Union Bank. Nga viti 2006 deri në vitin 2014 ka qenë anëtar i Këshillit Kleriko-Laik të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Mitropolitit të ndjerë të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësi Ignatit. 

U hirotonis dhjakon më 22 janar 2018 nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i ndjerë Anastas, u hirotonis prift më 20 tetor 2019 dhe mori titullin e Arkimandrit më 9 gusht 2020. 

Nga viti 2017 deri më sot kontribuon në administrimin e pasurisë kishtare dhe aktiviteteve ekonomike të Kishës së Shqipërisë. Është Drejtor Ekzekutiv i Institucionit Universitar “LOGOS”, përfaqësues i Kryepiskopit në Këshillin Ekzekutiv dhe anëtar i Këshillit Administrativ të Fondacionit “Klinika Orthodhokse Ungjillëzimi”. Gjithashtu, është këshilltar në Institucionin Arsimor “Frymë Dashurie” dhe nga data 3 dhjetor shërben si Protosingjel i Kryepiskopatës së Tiranës dhe Durrësit. Përveç gjuhës amtare, flet gjuhën greke dhe italiane. 

 

 

Next Post
Struktura e re e komisioneve, deputetët e opozitës: Po shkelni Kushtetutën, tërhiquni!

Struktura e re e komisioneve, deputetët e opozitës: Po shkelni Kushtetutën, tërhiquni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Betejën Rama e ka në sinorin rozë-gri; sinori blu i Berishës, i papërfillshëm

March 3, 2026
Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

March 3, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Kur të shkon në mend të vrasësh kundërshtarin, quhesh vrasës, jo më politikan

March 3, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Editoriali Rama-Vuçiç “për qasjen realiste”, Komisioni Europian: Zgjerimi, prioritet kyç!

March 3, 2026
Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

March 3, 2026
Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

March 3, 2026
Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

March 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Mars 2026

March 3, 2026
Minxhozi: Në rreshtat e dosjes si të Berishës ashtu dhe të Metës shohim një fakt goditës

Nga Bordi i Paqes në Manzë, kur shpresa kthehet në frikë

March 3, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kur ndodhi gjëma, këta flinin

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In