• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Struktura e re e komisioneve, deputetët e opozitës: Po shkelni Kushtetutën, tërhiquni!

by Os De
16/09/2025 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ka bërë thirrje mazhorancës që të tërhiqet nga ndryshimet e njëanshme të rregullores së Kuvendit. Mediu tha se po shkelet Kushtetuta. 

“Ky Kuvend duhet ta nisë punën duke menduar për autoritetin që duhet të ketë Kuvendi i Shqipërisë. Jemi kthyer në një republikë kryeministrore, autokraci e dukshme Pushteti absolut, pjell korrupsion absolut. Historia e rregullores së Kuvendit, ka qenë histori mirëkuptimi politik. Dua të kujtoj që kjo nuk është salla e vetme e këtij Kuvendi. Kur është bërë rregullorja, kanë qenë bashkëkryetarë Ylli Bufi dhe Fatmir beja me përfshirjen e partnerëve dhe gjithë deputetëve. Ndryshimi njëanshëm krijon precedent negativ. Mendoj që kjo shkelje e kushtetutës për ta futur me procedurë të përshpejtuar dhe kërkoni të ndryshoni në mënyrë të njëanshme është e gabuar dhe duhet të kthehemi tek diskutimi i përbashkët”, tha Mediu. 

 Gent Strazimiri i drejtohet Niko Peleshit: Po shkelni të gjithë rregulloren! 

 Deputeti demokrat Gent Strazimiri është shprehur kundër ndryshimit të rregullores së Kuvendit. Ai iu drejtua kryetarit të Kuvendit, duke i thënë se ky projektligj është në shkelje totale ligjore. 

“Opinioni publik duhet ta dijë, çdo deputet ka dy materiale, Kushtetuta dhe ajo e Kuvendit. Betimin që na mbajtët disa ditë më përpara e kishit pikërisht për të respektuar pikërisht këtë dhe janë rregulla që vendosen për mazhorancën, por për opozitën dhe balancimin e pushteteve. 

Na keni sjellë një projekvendim, i cili të detyron të ndjekësh rrugën legjislative të projektiligje. Nuk po shkelni një nen, por një kreh të tërë të rregullores. Nëse mendoni se e kaloni pa lagur duke moslejuar të ketë debat i për çdo nisëm tjetër ligjore, nuk është çudi e radhës që do harrohet pas 3 ditëve. 

Është përgjegjësi e madhe kjo që po merrni sot. Mos mendoni se opinion publik nuk do të informohet për këtë që po bëni sot”, tha Gent Strazimiri. 

Tabaku akuza mazhorancës: Po e shkelni me dy këmbët Kushtetutën 

 Gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetja e PD0së Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj mazhorancës dhe kryerparlamentarit Niko Peleshi se po shkelin Kushtetutën me ndryshimet me Komisionet parlamentare. 

Tabaku tha se hapësirat e opozitës në Kuvend po ngushtohen, ndërsa po ashtu deklaroi se sesioni i ri parlamentar po fillon me shkeljen e Kushtetutës. 

“Javën e shkuar ne të gjithë u betuam mbi Kushtetutën. U betuam që do e zbatojmë këtë kushtetutë dhe në seancën e parë ne e nisim me shkelje. 

Sesionin e kaluar u mbyll po me shkelje të Kushtetutës. U mbyll me shkelje të vendimeve të gjykatës Kushtetuese, u mbyll me cenim e nismave të opozitës. U mbyll me një sjellje e ngushta edhe më shumë hapësirën e debatit parlamentar. 

Rregullorja e Kuvendit kishte nevojë të ndryshohet, por të ndryshohet me një debat të gjerë. Se si mund të bëhen deputetët më të përgjegjshëm, sesi të shmangim konfliktin e interesit. Se si t’i afrojmë deputetët afër qytetarëve. 

Ndërkohë që ju në aktin e parë të parlamentit, nismë një procedurë, e cila sipas Kushtetutës duhet të zgjasë jo më pak se një javë. Kolegët Bardhi, Bylykbashi cituan nenin 83, pika 2 e Kushtetutës. Ne sot duhet të kishim pas një debat parlamentar se si të rrisim hapësirën e opozitës në një moment ku të gjitha hapësirat janë zënë dhe uzurpuar nga mazhonranca dhe jo të bëjmë hapa pas. 

Struktura e re e Komisioneve nuk reflekton as Komisionet e Integrimit dhe nuk reflekton prioritetet që ka sot Shqipëria. Është e panevojshme sot kjo që po bëni. Po e nisni duke e shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën. 

Mburreni me procesin e Integrimit, por procesi i integrimit është dakordësi dhe zbatim i rregullave. Çfarë vlere ka sesa kapituj hapen kur t’i shkel kushtetutën? 

Parlamenti sot nuk reflekton vullnetin e shqiptarëve, kjo është e qartë, por të paktën ju  takon që të jeni simbol i unitetit dhe debatit në këtë parlament”, tha Tabaku. 

Shehu: Po bëni grusht kushtetues, nuk është parlamenti i autokratit 
 

Deputeti i PD, Tritan Shehu akuzoi mazhorancën se po bën grusht kushtetues me ndryshimet që kërkon të miratojë në rregulloren e Kuvendit. Shehu tha në fjalën e tij se Kuvendi nuk është i autokratit, por i Shqipërisë. 

“Po bëni grusht kushtetues, po shkatërroni kushtetutën,. Po vini Shqipërinë mbi baza antikushtetuese, ndodhi kjo gjë me dekretin e Begajt, një dekret antikushtetues dhe po vazhdoni duke shkelur kushtetutën, nuk vrapohet duke shkelur kushtetutën, nëse doni të shkojmë në Europë duhet të respektojmë si të shenjtë kushtetutën. Nuk është parlamenti i autokratit, por i Shqipërisë”, tha Shehu. 

 Erisa Xhixho: Në asnjë vend të BE ndryshimi rregullave të Kuvendit nuk miratohen pa debat! 

 Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho është shprehur se në asnjë vend të BE-së nuk kalon pa debat miratimi i ndryshimeve të rregullores së Kuvendit. 

“Vendimet e juaja janë në kundërshtim me Kushtetuën. Të vijmë në këtë seancë për duke shkelur Kushtetutën, është pak të thuash sesa fallco ka qenë ai betim i deputetëve. Çfarë kuptimi ka të diskutohet rregullorja e Parlamentit në një ndryshim strukture që synon shkrirjen e komisionit të Integrimit, dhe më jepni një rast që opozita ka penguar procesin e integrimit. 

Mesazhi i këtij parlamenti duhet të ishte gjithëpërfshirja, shoqërisë civile e mediave. Gjithë ky diskutim për strukturën më të rëdnësishme të Kuvendit të kalojë në mënyrë të përshpejtuar dhe pa asnjë debat në parlament. Na thuaj një vend në BE që në synojnë të anëtarësohemi që nuk ka debat për rregullat e një parlamenti. 

Kryetar zbatoni Kushtetuën zbatoni rregulloren dhe tërhiquni nga ky vendim i padrejtë”, tha Xhixho. 

 

 

 

 

Next Post
Aksident i rëndë në Fier-Lushnje, një viktimë dhe dy të plagosur

Aksident i rëndë në Fier-Lushnje, një viktimë dhe dy të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hiqni bllokadën ose kundërpërgjigjemi”, Irani paraqet kushtet për paqen

“Hiqni bllokadën ose kundërpërgjigjemi”, Irani paraqet kushtet për paqen

April 25, 2026
Nuk “zënë mend” ! Mbi 2 mijë shoferë përsëritës për celularin, rripin e sigurimit dhe shpejtësinë

“Çlirimi” i akseve kombëtare, mbi një mijë subjekte të identifikuara në rrugët e vendit

April 25, 2026
Dielli te Peshqit sjell ndryshime për disa shenja të horoskopit, ja cilat do të preken

Katër shenjat e horoskopit që do kenë lajme të mëdha deri në fund të muajit prill

April 25, 2026
“Akses nga deti në mal”, zv.ministri Musabelliu: Investimet në infrastrukturë zgjeruan hartën turistike

“Akses nga deti në mal”, zv.ministri Musabelliu: Investimet në infrastrukturë zgjeruan hartën turistike

April 25, 2026
Nga autobusët elektrikë te menaxhimi i mbetjeve, Gjermania financon Shqipërinë me 29 mln € (Projektet)

Nga autobusët elektrikë te menaxhimi i mbetjeve, Gjermania financon Shqipërinë me 29 mln € (Projektet)

April 25, 2026
Skandal çmimesh për biletat e botërorit/ Disa vende për finale arrijnë deri në 2 milionë euro

Skandal çmimesh për biletat e botërorit/ Disa vende për finale arrijnë deri në 2 milionë euro

April 25, 2026
“Më mërziti…”, vjehrra vret me 6 plumba nusen, në sy të djalit dhe nipit 8 muajsh (Pamje të rënda)

“Më mërziti…”, vjehrra vret me 6 plumba nusen, në sy të djalit dhe nipit 8 muajsh (Pamje të rënda)

April 25, 2026
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor, kërcënohet armëpushimi i brishtë

Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor, kërcënohet armëpushimi i brishtë

April 25, 2026
Olimpiada e Gjuhës Shqipe, gara që po bashkon të rinjtë nga dy anët e kufirit Shqipëri e Kosovë

Olimpiada e Gjuhës Shqipe, gara që po bashkon të rinjtë nga dy anët e kufirit Shqipëri e Kosovë

April 25, 2026
Drejtësia televizive

Drejtësia televizive

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In