• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kisha dyshimet e mia por sot…”/ Noka sulmon Bashën: Në asnjë vend të botës kreu i opozitës nuk pasurohet si këtu

by
18/01/2022 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat, Flamur Noka:

Është shumë e dhimbshme për çdo demokrat për ne që kemi qenë aty suportues dhe mbështetës të lirisë në këto 8 vite opozitë duke shpresuar se po punojmë për njeriun e duhur, kur shohim sot se pas 8 vitesh i gjithë investimi i demokeatëve, kanë shkuar dëm. E dhimbshme për secilin prej nesh kur shikojmë se njeriu për të cilin u investuam ta bënim kryeministër ishte fallco. Misioni i tij i vetëm ishte shuarja e opozitës dhe jo rrëzimi i qeverisë.

E dhimbshme për secilin prej nesh kur shikon që kreu i PD për 8 vite paska qenë i marrë peng. Askush prej nesh nuk ia fal dot Bashës 8 vite nga ana jonë me luftë përplasje dhe beteja. Pengu sot qartësisht po tregon se me djersën, me mundin e çdo demokrati ka bërë Pazar. Ka dhënë vulën me qera si garanci për pengmarrjen dhe pastaj ka marrë përsipër të vërë në gjumë jo vetëm strukturat e PD por të gjithë popullin opozitar. Me këtë realitet, janë sot duke bërë betejë të gjithë demokratët nga cepi në cep. Këto janë arsyet përse pati një zgjim kaq të madh të demokratëve. Sepse të gjithë tashmë e panë këtë gjë. Asnjë demokrat përveç atyre që kanë interesa të lidhur me Edi Ramën nuk mund të pranojë që të vazhdohet më në këtë drejtim.

Lëvizja jonë ka pasur si synim qartësimin e çdo anëtari dhe votuesi të PD, çdo qytetari që nuk është dakord me regjimin që nuk pranon t’i bëhet atentat pluralizmit në Shqipëri. Koha e pengut në krye të opozitës ka marrë fund dhe nuk kthehet më. Foltorja dhe secili aktivitet ka një qëllim të thotë ndaj cdo shqiptari që të bashkohet me ne për të shpëtuar demokracinë nga pengmarrja. Sepse pengu i kishte dhënë ndikim regjimit dhe kreut të regjimit, ti mbretëro ndërsa unë shuaj cdo reagim popullor kundër teje.

Suela Meçani: Basha ka filluar të organizojë takime, a do të pritet kudo kështu?

Flamur Noka: U zhvillua Kuvendi Kombëtar i PD ku u mor një vendim për të shkarkuar kryetarin e PD dhe kryesinë që ishte ilegjitime sepse ishte zgjedhur në kundërshtim me statutin. Në çdo demorkaci kreu i një partie politike duhet të respektojë vendimet e organeve supreme. Nga përfaqësuesit tanë i ishte bërë thirrje vazhdimisht që të votëbesohej sepse pas datës 9 shtator gjithçka ishte ndryshe, nuk kishte më mbështetje. U fsheh si struci, nuk pranoi të votëbesohej. Po një njeri që presupozohet të jetë shkolluar në perëndim, a mund të sillet kështu? Nuk ka një njeri që ka kulturë perëndimore që të mbyllet në bunker, të refuzojë vullnetin e sovranit dhe të marrë peng vulën dhe vullnetin e demokratëve, këtë e bëjnë vetëm në Korenë e Veriut sot. Kjo është fyese për cdo demokrat dhe kjo i ka irrituar ata.

Suela Meçani: Demokratët e zhgënjyer u quajtën qesharakë…

Noka: Shoqata e bravave nuk mund të përfaqësojë kurrë PD-në. Shqiptarët dhe ndërkombëtarët të gjithë e kanë parë, vetëm në Zimbabve, ekziston një shembull i tillë politik dhe pengu ka marrë këtë shembull. Kush është në bunker sot? Sali Berisha? Jo, pengu! Edhe ata që kanë shpresuar tek pengu unë u bëj thirrje dhe ju them: O zotërinj shikoni se ku ju çon rruga e pengut.

Unë kam patur dyshimet e mia, por sot ua them me siguri absolute. Basha nuk e ka dashur kurrë PD-në dhe demokratët, atij i është dashur vula dhe karrigia për të realizuar projektin e tij dhe planin për të shuar të gjithë PD-në.

Meçani: A e ka arritur qëllimin?

Noka: Ai ka bërë gjithçka që ta asgjësojë, të gjitha kauzat që liheshin përgjysmë, koha vërtetoi që ishin të shitura dhe qëllimi ishte asgjësimi i opozitës. Prandaj kemi mbajtur edhe ne përgjegjësinë tonë, kemi kërkuar falje të gjithë sepse kemi fajin tonë. Unë kam qenë përkrahës i PD dhe jo i pengut, por faje kemi të gjithë. Kjo është arsyeja përse janë ngritur demokratët sepse ky peng ka bërë pazar për interesa të pastra ekonomike.

Në asnjë vend të botës nuk ka lider opozite që pasurohet vetëm në Shqipëri. Ky është një rast unik ku korruptohet lideri i opozitës. Sepse nuk mund të pranohet të kthehet PD në një parti të kunatit. Kjo është arsyeja përse ai përbuzet. E patë takimin me gra intelektuale? Është qesharake, e bën këtë për të poshtëruar PD-në, pop se ato janë gratë intelektuale? Sot pas Edi Ramës, pengu është njeriu më i urryer.

/b.h

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In