• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kinezëri evropiane

by Veton Surroi
03/09/2025 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Veton Surroi

Nuk jam i sigurt se a e kuptoj saktësisht domethënien e fjalës “kinezëri” që përdoret në Shqipëri. Herë më duket sikur fjala ka rrjedhë prej kontakteve të para të qytetarëve të Shqipërisë me kinezët, në kohën e dashurisë politike Enver-Mao, që kur dëgjuan gjuhën e tyre “kinezëria” u shndërrua sinonim i të moskuptuarit. “Kinezëria” kështu do të kishte përdorimin e njëjtë në shqipe çfarë ekziston në anglishte me “it’s all Greek to me” apo në gjermanishte “Das kommt mir Spanisch vor”, pra t’i flasësh kinezisht një shqiptari është si t’i flasësh greqisht një amerikani apo spanjisht një gjermani- një e folur e pakuptuar a e pakuptueshme.

Pastaj po ashtu më duket se përdoret për të përshkruar fenomenin e prodhimeve të lira dhe jo shumë cilësore kineze, mbase edhe për kopje të produkteve të dizajnuara perëndimore. “Kinezëri” atëbotë do të ishte sinonim për diçka të pavlerë apo me vlerë të dyshimtë.

Isha duke menduar për këtë term gjatë dy ditëve të kaluara kur shikoja se si në dy anët e botës u mbajtën dy mbledhje të titulluara a përshkruara si strategjike. Në njërën, në panelin hapës të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni u diskutua për zgjerimin e BE-së me kandidatët e rinj nga Ballkani Perëndimor. Në tjetrën, Organizatën për Bashkëpunim të Shanghait u diskutua për zgjerimin e një rendi të ri botëror i cili do të anashkalojë SHBA-në e mbase edhe atë që quhet Perëndim kolektiv.

Dhe, jam krejtësisht i sigurt se fjala “kinezëri”, për aq sa mund ta kuptoj unë nuk mund të përshkruajë tubimin e mbajtur në Kinë, në Tienjin.

Në të njëjtën ditë kur në Bled në të njëzetin vit me radhë u diskutua për nevojën që BE-ja të zgjerohet me anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor, në Tienjin u diskutua për nevojën e zgjerimit të një sistemi të ri të kreditimit të zhvillimit me bankën e SCO (Organizatës së Bashkëpunimit të Shanghait) për të cilën Kina ka vënë në dispozicion menjëherë më shumë se një miliard dollarë.

Në të njëjtën ditë kur në Bled kandidatët për anëtarësim betohen se duan anëtarësim apo argëtojnë publikun për të treguar se duke qenë anëtarë do ta bëjnë BE-në më argëtuese e liderët e shteteve anëtare tregojnë sinqerisht se nuk ka ndonjë entuziazëm për anëtarë të rinj, në Tienjin çështja e anëtarësisë as që vihet në rend dite – le të vijë kush të dojë, dera është e hapur.

Në të njëjtën ditë kryeministri kroat prish atmosferën e barcoletave duke thënë :”ju e keni Maqedoninë e Veriut të bllokuar, keni Serbinë nën më shumë se dy vjet të trazirave dhe demonstratave më të mëdha, më të forta dhe më serioze të brendshme, në prag të luftës qytetare. Bosnjë-Hercegovina me Dodikun duke e zgjatur prej vitesh nëse do të ndahet apo jo, me shpresë se largohet. Kjo është ajo ku jemi sot me Banjskën, e cila u la pa një vërejtje serioze apo artikulim në vitin 2023 nga askush në Bashkimin Evropian, ne u shtirëm sikur nuk ndodhi. Këto janë realitetet e asaj ku jemi”.

Në po atë ditë në Tienjin arriti kryeministri indian Modi e shtrëngoi duart me nikoqirin Xi Ji Ping ndonëse të dy vendet kishin këmbyer sulme ushtarake në kufirin e tyre të kontestuar dhe India e Pakistani kishin këmbyer zjarr artilerik sivjet e Pakistani kishte bombarduar Indinë me avionë të blerë nga Kina. Në po atë ditë ishin edhe liderët e Tajlandës e Kamboxhës, vendeve që para disa javësh kishin pasur këmbimin e radhës të zjarrit në vijën e tyre kufitare.

Në të njëjtën ditë kur në Bled diskutohej për të njëzetin vit me radhë se si Bashkimi Evropian duhet të ketë rol gjeopolitik, madje kjo diskutohej në një panel për Ballkanin Perëndimor ku politika e BE-së mund të tregojë se ka shënuar sukses vetëm nëse përdor lirshëm kreativitetin letrar të realizmit magjik, në Tienjin ishin të pranishëm liderët e dhjetë vendeve themeluese, të dy vendeve vëzhguese dhe 13 vendeve partnere – të vendeve që përfaqësojnë mbi gjysmën e popullatës së botës.

Dhe, në të njëjtën ditë kur në Bled flitej se si lufta në Ukrainë ka shkaktuar që BE-ja të merret më seriozisht me integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor (së bashku me Ukrainën e Moldavinë) në BE, në Tienjin merreshin vendime si pasojë e një rendi të ri botëror që po lind me luftën në Ukrainë. Për një lider esëll në Bled pyetja e arsyeshme logjike është se si mund të integrohen Ukraina dhe Moldavia në BE duke qenë vatër e aktivitetit ushtarak të Rusisë? Për liderët esëll në Tienjin shtrëngimi i duarve mes Xi Jin Ping, Putinit dhe Modrit ishte shenjë se lufta në Ukrainë nuk do të ndalet me iniciativën e presidentit Trump, se sanksionet e SHBA-së kundër Indisë nuk do ta largojnë nga Rusia e Kina (pra BRICS) dhe se këto janë realitete të reja.

Përgjatë njëzet vjetëve të Forumit Strategjik të Bledit dhe të debatit se si BE-ja duhet të ketë rol gjeopolitik Kina ka investuar në fusha strategjike që e bëjnë fuqi globale. Kina sot ndërton gjysmën e anijeve komerciale në botë, prodhon 80 për qind të paneleve solare në botë, 60 për qind të veturave elektrike dhe kështu me radhë…

Në Bled u paralajmërua se në Forumin e ardhshëm mbase dy vende gazmore të Ballkanit Perëndimor do të jenë më afër BE-së. Në Tienjin u mbajt i fshehur paralajmërimi për hapin e radhës: futjen e monedhës kineze, qoftë asaj konvencionale apo elektronike në një sistem pagesash brenda SCO apo BRICS që do të ishte konkurrencë për dollarin amerikan. Ky do të ishte hapi i logjikshëm i radhës i zhbërjes së sistemit të deritanishëm ndërkombëtar i ndërtuar me iniciativë të SHBA-së prej vitit 1945 e deri më sot. Ky veprim është më frikësues për SHBA-në – e cila ka bazuar rolin prej superfuqie edhe duke u mbështetur mbi dollarin si monedhë globale këmbimi -sesa cilado prej luftërave konvencionale që mund të zhvillohen.

Në dy tubime, brenda një dite, termin “kinezëri” mund ta adoptojnë evropianët për vete./koha.net

Next Post
Pagesat elektronike, BSH ul komisionet/ Nuk do paguhet asnjë tarifë deri në 40 mijë lekë

Pagesat elektronike, BSH ul komisionet/ Nuk do paguhet asnjë tarifë deri në 40 mijë lekë

Comments 1

  1. Od says:
    5 months ago

    Shumë e shumëPara teje Veton, bile pa lindur akoma edhe yt atë, i madhi dhe akademiku – korifeu i letrave shqipe, At Gjergj Fishta, ka pas lënë, me të shkruajtur :
    “Moj evropë,
    Moj kurvë e motit,
    Që i re mohit,
    Besës dhe Zotit”.
    Gjithë të tjerat, janë broçkulla.

    Reply

Leave a Reply to Od Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In