Banka Qendrore Kineze (PBOC) ka përgatitur një operacion financiar në vlerën e 300 miliardë juanëve (43 miliardë dollarë) për të mbështetur kompanitë në mes të krizës së koronavirusit.
Kësti i parë i këtij financimi do të shkojë për institucionet financiare që janë të angazhuar në huadhënie të kompanive aktive që po merren me parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.
Zëvendësguvernatori, Liu Guoqiang theksoi se ”nëntë banka kombëtare dhe 10 lokale në provinca dhe qytete, janë të kualifikuara për të përfituar nga ky program special”.
/a.r