• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Këshilla” e munguar e Albinit për Lulzim Bashën

by Bledi Lumani
30/10/2019 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bledi Lumani

Kur Albin Kurti vendosi t’i hyjë politikës, bëri një gjest të fortë simbolik: Shiti apartamentin e tij, për të financuar Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndërsa të tjerët përfitonin nga politika për t’u pasuruar e blerë vila e apartamente, ai kërkoi të tregojë me gjestin e tij, se kishte hyrë në politikë për të dhënë, jo për të marrë.

20 vite pas betejave të tij të pakompromise, ai është shpërblyer, duke marrë mandatin për t’u zgjedhur kryeministër i Kosovës, në një moment të vështirë për këtë vend, ku varfëria dhe korrupsioni ecin krah për krah.

Nuk e di a ia ka përmendur shembullin e tij Lulzim Bashës, kur e takoi pak ditë më parë në Tiranë, por do i kishte bërë nder të madh, nëse do ia kujtonte çfarë bëri në fillimet e veta.

Jo se Basha do të reflektonte, por të paktën mund të ishte vënë në siklet dhe ndoshta mund ta kishte shmangur këtë “bezdisjen” e fundit të debatit për transferimin e tij, në një kompleks ku jetojnë pasanikët e Tiranës, që për pronar ka një nga ata oligarkët që thotë se do t’i ndëshkojë kur të vijë në pushtet.

Të jemi të qartë, nuk është mëkat apo krim të marrësh me qira, apo të blesh një vilë dhe të duash të jetosh mirë. Kjo është një dëshirë njerëzore, që e kanë të gjithë, dhe fundja shumica për të punojnë e jetojnë.

Por, kur ke vendosur që të ndryshosh rrjedhën e historisë së një vendi të korruptuar dhe të pashpresë si Shqipëria, ashtu siç ka premtuar Lulzim Basha se do të bëjë, duhet të japësh shembullin i pari, se e ke seriozisht këtë punë!

Përndryshe, nuk të merr njeri seriozisht.

Sepse nuk mund t’iu flasësh njerëzve gjithë ditën për varfërinë e korrupsionin që na ka pllakosur, kur vetë shkon e ble, apo merr me qira, vilë në rezidencën me luksoze në Tiranë, paguan dhjetëra mijëra euro në vit për shkollimin e fëmijëve, kalon fundjavat në qytetet më të shtrenjta të Europës.

Apo që vete e ndërton pallate dhe pastaj bën pazar me atë që e akuzon nga mëngjesi në darkë, si më të korruptuarin dhe problemin e këtij vendi, për të marrë nja 13 milionë euro, disa drejtori me lekë e vënde punë, e historira të tjera si këto, që të gjithë tashmë i dinë dhe është e bezdisshme t’i përsërisësh.

Tani jo se ka njeri iluzionin që Lulzim Basha mund të frymëzojë një ndryshim real në politikën shqiptare, sepse gjatë karrierës së tij politike, nuk ka dhënë asnjë shenjë të tillë,  por të vesh e të jetosh në dy vila luksoze, në kulmin e dëshpërimit që ka kapluar shoqërinë shqiptare, pse nuk kemi edhe ne një Albin që të rrëzojë kastën e vjetër e të korruptuar të politikës, siç proklamojnë gazetarët pranë tij, është më shumë se budallallëk.

Është një shembull se dhe e “ardhmja” e politikës, siç e konsideronte veten në një intervistë të pak muajve më parë, është si e “tashmja” e politikës, që mban emrin e Edi Ramës, ose edhe më keq.

Të paktën Edi Rama është pajtuar me idenë se të gjithë janë njësoj dhe nuk bën më “engjëllin”, edhe pse thotë se më të mirë se ata nuk ka.

Dhe kur sheh shembullin e Lulzim Bashës, të bën vërtet ta besosh atë që thotë.

Fundja çfarë mund të presësh nga një njeri që hyn në politikë me një milionë euro pasuri, që asnjëherë nuk është marrë vesh si i ka bërë.

/Tema

Next Post
Largimi nga BE ul me 3,5% ekonominë britanike

Largimi nga BE ul me 3,5% ekonominë britanike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mundësi bashkëpunimi në shumë fusha”- Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë me “Urdhrin e Shqiponjës”: Aleanca jonë, më e fortë se kurrë!

“Mundësi bashkëpunimi në shumë fusha”- Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë me “Urdhrin e Shqiponjës”: Aleanca jonë, më e fortë se kurrë!

October 9, 2026
Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

October 9, 2026
E rëndë në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje të rëndë!

E rëndë në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje të rëndë!

October 9, 2026
“Synojmë më shumë investime”- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

“Synojmë më shumë investime”- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

October 9, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

“Investimi në Zvërnec i shërben të ardhmes”- Frrok Çupi: Mundësi historike për Shqipërinë dhe forcim i ndikimit dhe mbrojtjes amerikane!

October 9, 2026
“S’jam dakord me heqjen e sanksioneve ndaj Dodik”- Senatorja amerikane kritikon lehtësimet nga Tirana! Mesazhe dhe për integrimin në BE

“S’jam dakord me heqjen e sanksioneve ndaj Dodik”- Senatorja amerikane kritikon lehtësimet nga Tirana! Mesazhe dhe për integrimin në BE

October 9, 2026
Zelensky: Sulmi rus ndaj autobusëve në Kramatorsk nuk do të mbetet pa përgjigje -

“Nuk po na ndihmoni!”- Zelenski shpërthen kundër SHBA-ve: Po bëni biznes me Rusinë! Kjo quhet mungesë vullneti e ndershmërie

October 9, 2026
Qëlloi me armë bashkëshorten, burri sapo kishte lënë qelinë, ishte dënuar për dhunë në familje

Tragjedia në Gjilan, zbardhen detajet e krimit në familje! Burri vrau bashkëshorten dhe kunatin, plagos edhe një tjetër

October 9, 2026
“Nuk mund të kalojë në heshtje”- Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve!

Pas skandalit në Dervician, hiqet portreti i Napolon Zervës, ishte ekspozuar në Dropull! Reagon ashpër Shoqata e Çamërisë: Provokim i rëndë

October 9, 2026
E rëndë në Kosovë, dy të vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri, autori vetëdorëzohet në Polici! Kishin lidhje familjare, mister motivet!

E rëndë në Kosovë, dy të vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri, autori vetëdorëzohet në Polici! Kishin lidhje familjare, mister motivet!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com