• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Këlliçi duhet të dalë me logon e demokratëve”/ Bardhi: PD të dalë me një kandidat në 14 maj ose i bëjmë dhuratë Ramës

by Java News
08/03/2023 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ftuar në studion e News24 në rubrikën “Opinion” ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, teksa ka deklaruar se PD duhet të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit.

Sipas Bardhit nëse demokratët nuk do gjejnë gjuhën e përbashkët dhe do dalin në zgjedhje me 2 kandidatë “do i bëhet një dhuratë Edi Ramës” dhe së të gjithë duhet të jenë përgjegjës nëse kjo ndodh.

Bardhi deklaroi më tej se 14 maji nuk do jetë një betejë brenda PD-së, por duhet të jetë pikërisht kundër qeverisjes dhe kryeministrit Rama.

Ai tha më tutje se kandidatët e Primareve të zhvilluara nga Berisha duhet të kandidojnë nën logon e PD si kandidatët e vetëm të demokratëve, duke përmendur emra si Belind Këlliçi, Igli Cara apo Luçiano Boçi.

“Askush nuk ka thirrur fitore për vendimin e Apelit, por propozimi ynë ka qenë në diskutim në mënyrë të vijueshme. Unë personalisht dhe secili prej kolegëve kemi thënë që cilido vendimi i Apelit do respektohet dhe në këtë rast po e respektojmë. Është e vërtetë që çështja është kthyer për rigjykim. Unë jam i bindur se konflikti ligjor brenda PD ka përfunduar, megjithatë nuk e zgjidh problematikën brenda PD.

Së pari propozimi është bërë publik nga Alibeaj pas mbledhjes sonë, por propozimi është bërë në mënyrë të vijueshme. Nevoja për të dalë me një kandidat në zgjedhje. Këlliçi duhet të jetë kandidat i PD-së në zgjedhje, e kam thënë hapur. Ai do duhet të jetë kandidati i atyre që regjistrohen në KQZ nën siglën e PD. Duke qenë se nuk kemi pasur përgjigje pozitive kemi dalë me atë propozim zyrtar që është i çdo kolegu në grupin parlamentar dhe në Kryesi. Është kolegjial.

Secili prej nesh duhet të jetë i përgjegjshëm që brenda kampit opozitar ka dy kandidatë, por fituesi i atyre zgjedhjeve do jetë Edi Rama. A mund të ketë pengesa në zgjidhjen që ofrojmë ne, patjetër që po. Por ne jemi këtu për të ofruar zgjidhje. Unë nuk këmbëngul që të kem domainin e të vërtetës, nëse kandidatët e Primareve konsiderohen fitues nga kolegët le të përqendrohemi që t’i bëjmë fitues edhe në zgjedhje.

14 maji nuk është betejë për PD-në. Ligjërisht është zgjidhur çështja, nuk ka shqiptar që nuk e di. Grupi i Berishës tha vetë që u përjashtuan nga zgjedhjet dhe do gjejnë mënyrën për t’u futur në zgjedhje përmes koalicionit. Të gjithë jemi PD-ja dhe në zgjedhje duhet të shkojmë të gjithë bashkë për të fituar me kandidatët e përbashkët që duhet të mposhtin kandidatët e Edi Ramës.

Kjo është retorikë politike, kur thonë që Rama është me ne. Nëse vazhdojmë me këto debate 70 ditë para zgjedhjeve humbasin velem ne dhe demokratët dhe i bëjmë një dhuratë Edi Ramës. Kemi 6 muaj që nuk përfshihemi në retorikë përçarëse brenda PD-së. Kandidatët sot duhet të kishin një infrastrukturë të plotë. Këto janë debate politike e ligjore. Duhet të fokusohemi se si kandidatët e opozitës së bashkuar të fitojnë zgjedhjet e 14 majit.

Si po i bëjmë ne dhuratë Edi Ramës kur themi që duhet të kemi një kandidat? Unë nuk kam një gjykim për këtë, dua të besoj te përgjegjshmëria e secili koleg në PD, nuk është moment për urrejtje dhe konflikt, por duhet të bëhemi bashkë kundër Edi Ramës. A ka gjë më të sinqertë që të thuash se kandidatët e caktuar për Tiranën, Durrësin e Elbasanin duhet të mbështeten nga të gjithë?” u shpreh ai./m.j

Next Post
Qyteti që përcakton fatin e luftës, kreu i Wagner kërcënon: E gjitha bota do të dridhet

Qyteti që përcakton fatin e luftës, kreu i Wagner kërcënon: E gjitha bota do të dridhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite

September 20, 2026
Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona. Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, si dhe veshje e steka cigaresh

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona. Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, si dhe veshje e steka cigaresh

September 20, 2026
“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

September 20, 2026
Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

September 20, 2026
FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

September 20, 2026
Biznesi i drejton sytë nga punëtorët e huaj/ Të rinjtë emigrojnë, pasi pagat e ulëta nuk bindin

Gjysma e grave jashtë tregut të punës, raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

September 20, 2026
Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

September 20, 2026
VIDEO / Si u përdorën dëshmitë e paprovuara të Beogradit si prova në gjyqin ndaj UÇK

VIDEO / Si u përdorën dëshmitë e paprovuara të Beogradit si prova në gjyqin ndaj UÇK

September 20, 2026
Sulmi masiv me dronë në Moskë, pikërisht në ditën e fundit të zgjedhjeve

Sulmi masiv me dronë në Moskë, pikërisht në ditën e fundit të zgjedhjeve

September 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për sot, e Diel 20 Shtator 2026

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com