• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qyteti që përcakton fatin e luftës, kreu i Wagner kërcënon: E gjitha bota do të dridhet

by A R
08/03/2023 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Beteja për Bakhmut konsiderohet vendimtare për fatin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Presidenti Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se forcat pushtuese do ta kenë rrugën e lirë për të marrë dhe zona të tjera kyçe nëse rezistenca për këtë qytet në rajonin Donjeck do të bjerë. Lideri ukrainas siguroi se nuk do të ketë asnjë tërheqje nga kjo betejë e përgjakshme, e cila po zhvillohet prej muajsh në Bakhmut.

“Rusia ka nevojë për një fitore, qoftë edhe të vogël, madje kërkon ta arrijë atë duke shkatërruar gjithçka në Bakhmut dhe vrarë çdo civil atje. Ata kanë nevojë të vendosin flamurin e tyre të vogël në majë për të marrë më shumë mbështetje nga shoqëria e tyre dhe për të krijuar idenë se janë një ushtri e fuqishme. Për ne është shumë ndryshe, nuk është diçka taktike. E kuptojmë se pas Bakhmut, ata mund të avancojnë më tej. Mund të shkojnë në Kramatorks apo Sloviansk”, tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.

Kreu i grupit të mercenarëve rusë, Wagner, Yevgeny Prigozhin, njoftoi pushtimin e plotë të pjesës lindore të Bakhmut dhe konfirmoi frikën e autoriteteve të Ukrainës.

“Për momentin, bota nuk e ka parë ende ushtrinë e vërtetë të Rusisë, pasi ka regjimente që nuk janë përdorur ende në betejë, të cilat i kanë të gjitha armatimet e mundshme moderne dhe pajisjet survejuese. Ata janë plotësisht gati dhe po presin momentin e tyre. Koha e tyre do të vijë pasi Wagner të bëjë vend për ta pas Bahmutit. E gjithë bota do të dridhet”, tha Yevgeny Prigozhin, udhëheqës i grupit Ëagner. Sakaq, ushtria e Ukrainës vijon të rrëzojë dronë kamikazë të Rusisë, me dy Shahed iranianë të shkatërruar në veri të vendit. Gjithashtu autoritetet në Kiev lëshuan apelin ndaj ndërkombëtarëve se për të vijuar rezistencën ndaj pushtimit rus, u nevojiten një milion municione.

/a.r

Next Post
Një grua kapitene në Vlorë, 52-vjeçarja tregon se si theu tabunë drejtimit të anijes në det

Një grua kapitene në Vlorë, 52-vjeçarja tregon se si theu tabunë drejtimit të anijes në det

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In