• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziku është se sheshi ka shumë grupe, por vetëm një gjuhë

by Java News
04/07/2026 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bjorn Runa

Shumë është thënë dhe shkruar në lidhje me protestën që sot hyn në ditën e saj të 35-të, për ta përshkruar si heterogjene dhe plurale. Në fakt, në javët e saj të para dukej me të vërtetë e tillë sepse bëri bashkë në të njëjtin bulevard grupe me interesa dhe instinkte politike të ndryshme, e hera-herës në kundërshti me njëri-tjetrin. Por, me kalimin e ditëve dhe javëve, është bërë e vështirë të injorohet një tjetër tipar i saj, sado që të jesh përkrahës i saj, ose ndoshta pikërisht për këtë arsye. Duket se, që të protestosh dhe mbi të gjitha që të pranohesh si pjesë e protestës, duhet që të flasësh me patjetër në gjuhën e saj. Natyrisht mund t’i sjellësh me vete dallimet e tua, por vetëm nëse i përkthen përmes sloganeve dhe simboleve që dominojnë sheshin.

Këtu qëndron edhe kontradikta kryesore e protestës. Ajo ka bashkuar shumë pakënaqësi, por nuk ka arritur ende të prodhojë më së pari dialog politik mes vetes. Duke qenë nga njëra anë gjithëpërfshirëse e njëkohësisht tepër e ngushtë në shprehinë e saj politike, protesta po prodhon dita-ditës një ngërç të ri, ku ambientalistë, studentë dhe qytetarë që kanë revoltë të sinqertë ndaj qeverisë apo edhe gjithë klasës politike, nuk arrijnë dot të gjuhën që mund t’i përbashkojë interesat e ndryshme të secilit.

Në vend të kësaj, diversiteti aq i lavdëruar si shenjë qytetarie e protestës është ngjeshur në një mënyrë të vetme të shprehuri: pesë kërkesa që, në fakt, janë realisht vetëm një, dorëheqja e Kryeministrit. Sa herë që dikush tenton të sugjerojë mënyra konkrete se si qytetarët mund ta fitojnë këtë betejë të tyre kundër pushtetit, përmes qartësisë, ideve dhe hapave politikë, ai zë mbytet menjëherë nga thirrja “nuk duam gjë tjetër përpos dorëheqjes së Kryeministrit”, ndonëse ka një sërë hapash që do duheshin ndjekur për të arritur deri aty.

Pra problemi nuk është se protesta ka shumë zëra. Problemi është se këta zëra pranohen vetëm nëse flasin të gjithë njësoj. Sheshi ka ofruar deri tani hapësirën e nevojshme për shumë grupe, por jo domosdoshmërisht për një pluralitet zërash dhe imponimi për të folur të njëjtën gjuhë, paradoksalisht, në vend që t’i jepte qartësi revoltës me kalimin e kohës, e ka bërë atë çdo ditë edhe më të turbullt. Frika e përçarjes është kaq e madhe, sa që çdo dallim në ide apo retorikë shihet si kërcënim nga shumica e protestuesve, duke e ngarkuar gjithnjë e më shumë emocionalisht protestën dhe duke rrezikuar t’i shtojë edhe më tepër tensionet, pasi të ketë shuar çdo nuancë brenda saj.

Kjo mungesë qartësie i shkon për shtat qeverisë. Ajo është komode në këtë situatë të re, pasi i jepet mundësia ta reduktojë të gjithë protestën duke nxjerrë në pah zërat dhe tiparet më agresive të saj, ndërsa injoron thelbin e zemërimit pas saj. Në vend që të detyrohet të përgjigjet për çështjet konkrete që protesta ngriti në fillim, qeveria mund të merret me format më të ashpra të saj dhe t’i përdorë ato si provë se e gjithë lëvizja është irracionale.

Por problemi qëndron edhe brenda vetë protestës. Duke u kapërdirë dita-ditës nga zemërimi, ajo po harron të ngrejë problemet konkrete që vuri në pah fillimisht, duke u shndërruar në një lloj zëri politik unanimist, që bën vetëm pyetjen: “a je me ne, apo kundër nesh?” Në këtë pikëmajo humbet edhe atë potencial që kishte për të prodhuar politikë.

Por ky vakuum politik nuk do të mbetet gjithnjë i tillë. Përkundrazi, në vazhdim do të mbushet nga kush mund të bërtasë më fort dhe kush mund t’iu përgjigjet më thjesht anktheve të njerëzve në shesh. Fatmirësisht, nuk e kemi akoma një politikan populist serioz që mund të përfitonte nga situata e krijuar. Edhe ndonjë që mund të ecë mes protestuesve, është tepër antipatik për t’i shndërruar klikimet në vota.

Ankthi i vetëm për protestën por edhe të gjithë ne në ditët në vazhdim, duhet të jetë se, nëse ajo shtypet, shuhet apo merr fund në çfarëdo mënyre, dëshpërimi që gjeti sadopak zë tek ajo, me gjasë do të na kthehet nesër si nacionalizëm i mllefosur, i ushqyer nga konspiracioni dhe dëshira për politikanë të fortë që premtojnë zgjidhje të thjeshta për plagë sociale komplekse dhe reale.

Ndaj, sfida është që protesta të mos e ngatërrojë bashkimin me uniformitetin dhe zemërimin me politikën. Nëse ajo pretendon se po mbron një Shqipëri që u përket qytetarëve, atëherë duhet të lejojë që këta qytetarë të flasin edhe ndryshe brenda saj, me shqetësime konkrete, me ide, me dyshime, me kundërshti dhe jo vetëm me të njëjtën thirrje të përsëritur çdo mbrëmje. Përndryshe, ajo që nisi si revoltë ndaj arrogancës së pushtetit rrezikon të lërë pas një zemërim të drejtë, por pa gjuhë demokratike, gati për t’u marrë peng nga kushdo që në të ardhmen do t’i gjejë një lider për ta udhëhequr dhe një armik për ta “vrarë.”

Next Post
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, do të ketë padi ndaj avokatit nëse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Edi Rama – Paradoksi i një postmoderni të urryer

July 4, 2026
Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë, por nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë, por nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

July 4, 2026
“Si u zgjodh grupi nismëtar?”/ Debate mes organizatorëve dhe protestuesve për krijimin e Kuvendit Kombëtar! Dalin mesazhet

“Si u zgjodh grupi nismëtar?”/ Debate mes organizatorëve dhe protestuesve për krijimin e Kuvendit Kombëtar! Dalin mesazhet

July 4, 2026
Shërohet edhe pacienti i fundit me hantavirus, OBSH shpall fundin e epidemisë

Shërohet edhe pacienti i fundit me hantavirus, OBSH shpall fundin e epidemisë

July 4, 2026
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Euro zbret në 93.88 lekë! Fluksi i lartë i turistëve forcon monedhën tonë

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In