• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këlliçi del kundër PD-së: Edhe ne kemi databazën tonë, nuk e them dot që ato të dhëna janë marrë nga e-Albania

by A R
13/04/2021 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi PD ka akuzuar AKSHI-n se i ka dhënë të dhënat e qytetarëve, Partisë Socialiste, kandidati i PD për deputet, Belind Këlliçi ka dalë kundër asaj që ka thënë vetë partia e tij. Ai ka qenë i qartë kur ka mohuar deklaratat e Partisë Demokratike, e cila pretendon se të dhënat që kanë dalë në media janë marrë nga e-albania. Mirëpo Këlliçi, megjithëse pjesë e kësaj partie, thotë se nuk mund ta thotë këtë me siguri,

Duke cituar shprehimisht: “Nuk di t’jua them unë sot a vijnë të dhënat nga e-Albania; nuk e di, nuk mund ta marr përsipër këtë përgjegjësi”.

Më poshtë pjesë nga intervista, ku Këlliçi flet pikërisht për këtë çështje në News24:

Gazetarja: Ne perceptimin tuaj këto të dhëna janë nga e-Albania?

Këllici: Nuk e di! PD po punon dhe sheh dhe shqyrton të gjitha mundësitë; po sheh të gjithë këtë dabazë gjigande, po sheh rrugët nga ku mund të jetë marrë informacioni dhe sigurisht do të ketë një kallëzim në SPAK. Nuk di t’jua them unë sot a vijnë të dhënat nga e-Albania; nuk e di, nuk mund ta marr përsipër këtë përgjegjësi, por që dyshimi i parë shkon sigurisht drejt e-Albania. Pikëpyetja e parë shkon drejt e-Albania. Eshtë një portal i përdorur masivisht gjatë periudhës së pandemisë dhe që ka shërbyer për të marrë shërbimet kryesore dhe që disponon të gjitha ato të dhëna që shfaqen në listën e të patronazhuesve dhe në databazën gjigande të Partisë Socialiste. Imagjinoni sa orë punë e personel janë të përfshirë dhe janë marrë me plotësimin e databazës, që në fund të ditës nuk është për t’i shërbyer qytetarëve, por është vetëm databazë elektorale; interesa të brendshme elektorale të PS.

Gazetarja: Eshte për të marrë shërbimet, jo për t’u ankuar për to?

Këllici: Jo, e kisha fjalën për databazën e Partisë Socialiste, që do të ishte mirë të kishte një hapësirë edhe për ankesat e qytetarëve.

Gazetarja: Cdo qeverisje e ka patur një datavazë të dhënash. PD e ka një të tillë?

Këllici: PD ka të dhënat e veta, të anëtarësisë së saj dhe një punë që bëhet me anëtarësinë, që kanë një kartë anëtarësie. Ka rregulla të statutit të PD dhe jep kontribut vullnetar për PD dhe ne punojmë me anëtarësinë tonë që të sjellin të dhëna që sjellin kontakte të të afërmeve që votojnë alternativën tonë dhe këtu mbyllet diskutimi.

/a.r

Next Post
“Bozo dhe Çomo, jo zgjedhje të rastësishme”, Rama: Patën rol të jashtëzakonshëm në 15 muajt e fundit

"Tirana humbi katër vite", Rama, i ashpër me Bashën: Fjeti gjumë në krye të Bashkisë

Comments 1

  1. luli bashqimi says:
    5 years ago

    Qënka holluar pak nga kaplloqja, ky dhëndë-rrushi i dy akademikëve.
    Është bole kandari.
    Koqe safi.

    Reply

Leave a Reply to luli bashqimi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
Pse kërkohen pikërisht tani më shumë rezultate nga SPAK?

Ndikimi në ekonomi i luftës në Iran, Denaj: Qeveria i ka gati masat për stabilitetin e vendit

April 7, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: Bordi i Transparencës është kot, nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asgjë

April 7, 2026
Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

April 7, 2026
FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

April 7, 2026
Ilir Alimehmeti, kandidat i opozitës për Tiranën? Berisha: Ka vlerësimin tim maksimal, por…

A mund të bëhet Ilir Alimehmeti “doktori 2.0”?

April 7, 2026
Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In