• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KED publikon listën me emrat e kandidatëve që u përjashtuan nga gara për në Kushtetuese

by Java News
31/07/2019 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka publikuar listën me emrat e të gjithë kandidatëve që skualifikohen nga gara për në Gjykatën Kushtetuese.

Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të KED, në të cilën është vendosur t’iu ndalohet gara Valbona Balës, Klodian Rados, Rexhep Bekteshit, Sunan Tafajt, Petrit Kajës, Gëzim Allarajt dhe Fiona Papajorgjit.

Gjithashtu, i është ndaluar kandidimi për në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë edhe Genci Gjonçajt.

Njoftimi i plotë i KED:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 30.07.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

1 . Shqyrtimi i rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të një pjese të kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Në mënyrë të përmbledhur, në veprimet hetimore dhe procedurat e verifikimit të kandidatëve të ndjekura nga Këshilli, ndër të tjera, përfshihen:

– në lidhje me kontrollin e pasurisë, hetimi i ushtruar dhe raporti i kontrollit nga ILDKPKI, të dhënat e sjella nga me shumë se 45 institucione publike dhe subjektet private të fushës bankare, financiare, tregtare, tatimore, sigurimeve shoqerore etj., në përgjigje të kërkesave për informacion të Këshillit, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit;

– në lidhje me figurën dhe integritetin, hetimi i ushtruar dhe raportet apo përgjigjet zyrtare të dërguara nga institucionet publike si Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, të gjitha institucionet e shërbimeve informative, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit;

– në lidhje me kushtet e tjera ligjore të kandidimit, verifikimi dhe hetimi mbi dokumentacionin e kandidimit të paraqitur nga vetë kandidatët, të dhënat zyrtare të sjella nga institucione publike dhe subjekte private mbi kërkesat për informacion të Këshillit lidhur me karrierën, përformacën e kandidatëve dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e kandidatëve në ushtrimin e detyrave dhe funksioneve, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, vlerëson se është rasti për të përshëndetur dhe falenderuar për përgjegjshmërinë, korrektësinë dhe shpejtësinë, në dhënien e përgjigjeve dhe sjelljen e informacioneve të plota dhe profesionale të kërkuara nga shumica dërmuese e institucioneve publike dhe subjekteve private.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e përfaqësuesit të Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

Lejimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:
1. Elsa Toska, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

2. Elsa Toska, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;

3. Elsa Toska, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;

4. Elsa Toska, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019;

Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

1. Valbona Bala, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

2. Valbona Bala, për vendin vakant (vakancë e parakohshme) të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.

3. Valbona Bala, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;

4. Valbona Bala, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;

5. Valbona Bala, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019;

6. Valbona Bala, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 28.08.2018;

7. Klodian Rado, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019;

8. Klodian Rado, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;

9. Rexhep Bekteshi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

10. Rexhep Bekteshi, për vendin vakant (vakancë e parakohshme) të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

11. Rexhep Bekteshi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;
12. Sinan Tafaj, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

13. Sinan Tafaj, për vendin vakant (vakancë e parakohshme) të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.

14. Sinan Tafaj, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;
15. Sinan Tafaj, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 28.08.2018;

16. Petrit Kaja, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

17. Petrit Kaja, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.

18. Gëzim Allaraj, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

19. Gëzim Allaraj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

20. Gëzim Allaraj, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018.

21. Fiona Papajorgji, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 28.08.2018;
Lejimin e kandidimit të kandidatit Artur Metani, për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ndalimin e kandidimit të kandidatit Genci Gjonçaj për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

1. Vendimet lidhur me lejimin ose ndalimin e kandidimit të kandidatëve Eris Hysi dhe Klodian Rado për vendin vakant, të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shtyhen për mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

2. Gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të kandidatëveZhaklina Peto dhe Marsida Xhaferllari, për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, do të shqyrtohen në mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Vendimet për lejimin ose ndalimin e kandidimit, do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Next Post
Mazniku: Hapësira e Teatrit Kombëtar nuk preket

Mazniku: Hapësira e Teatrit Kombëtar nuk preket

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
Ngjarje e rëndë në Itali. Djali 53-vjeçari dyshohet se mbyti nënën e tij pas konflikteve të vazhdueshme

Ngjarje e rëndë në Itali. Djali 53-vjeçari dyshohet se mbyti nënën e tij pas konflikteve të vazhdueshme

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com