• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mazniku: Hapësira e Teatrit Kombëtar nuk preket

by Java News
31/07/2019 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari Mazniku dhe kreu i Këshillit Bashkiak, Gogu inspektojnë mjediset e degraduara pas Teatrit Kombëtar

Mazniku: “Sipërfaqja e Teatrit Kombëtar nuk preket, i shtojmë edhe 8.000 metra; populiti, provë se kjo ndërtesë është e paqëndrueshme”

Ajo që duhet të ishte një hapësirë dinjitoze në qendër të Tiranës, ambientet mbrapa Teatrit Kombëtar i ngjajnë një mjedisi të rrënuar, gjithë myk e lagështirë, dengas me plehra. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, kryetarin i Këshillit Bashkiak, Toni Gogu dhe anëtarë të rinj të këshillit, panë nga afër gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet kjo hapësirë në qendër të kryeqytetit.

Mazniku deklaroi se kjo është zona e cila do të zhvillohet, kurse sipërfaqja që i përket sot Teatrit Kombëtar nuk do të preket dhe do t’i mbetet teatrit dhe artistëve. Ai theksoi se falë këtij projekti, do të përfitohen më shumë se 8.000 metra katrorë ndërtim për Teatrin e Ri, i cili do të jetë sipas standardeve më të mira të një teatri kombëtar.

“Ajo çfarë shohim këtu janë magazina në pronë të bashkisë, por që janë në një gjendje të tmerrshme; magazina të vjetra që mbajnë materiale që nuk janë në përdorim, të mbetura nga një kohë e mëparshme, që sot nuk kanë asnjë funksion të mirëfilltë publik. Një pjesë tjetër e hapësirë është bërë parkim, por kjo është zona e cila do të shkojë në për zhvillim, ndërkohë që pjesa e Teatrit Kombëtar, pra sipërfaqja që sot i përket teatrit, do të mbetet sipërfaqe për teatrin. Po ashtu, do kemi mundësi të përfitojmë më shumë se 8000 metra katrorë ndërtesë të re teatri, sipas standardeve më të mira të mundshme që kërkon një Teatër Kombëtar”, theksoi Mazniku.

Nënkryetari deklaroi se godina  aktuale e Teatrit Kombëtar është ndërtuar me një material të dobët, si një godinë e përkohshme, e cila nuk ofron asnjë siguri dhe garanci për artistët dhe artdashësit. Ndaj, theksoi ai, rikonstruksioni i godinës aktuale të Teatrit Kombëtar është i pamundur dhe qytetit i nevojitet një godinë të re moderne. “Pamë edhe materialin me të cilin është ndërtuar ndërtesa e teatrit, pupuliti i famshëm, i cili është bërë pothuajse një shekull më parë, por provë e qartë e faktit se kjo ndërtesë në mënyrën se si është bërë nuk ka asnjë mundësi dhe shans të funksionojë apo të qëndrojë në kohë, apo të riparohet a të ristrukturohet”, tha ai.

Përveçse nuk ofron asnjë standard sa i përket anës strukturore, gjendja në të cilën është sot godina e Teatrit Kombëtar nuk plotëson as kushtet më minimale për të qenë një teatër i mirëfilltë. “Përveç faktit që nga ana strukturore, nga ana funksionale, edhe nga ana e sallave, mjediseve ndihmëse për artistët, teatri nuk ka asnjë mundësi funksionale për të qenë një teatër i mirëfilltë modern, që t’i japë mundësinë qytetit të ketë ato vepra për të cilat ka nevojë”, shtoi Mazniku.

Kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu shprehu vullnetin e Bashkisë së Tiranës dhe të këshilltarëve për t’i dhënë vlerë këtyre aseteve publike e për t’i vënë ato në shërbim të publikut.

Në gërmadhën pas teatrit ka jo vetëm plehra dhe ferra, por janë hedhur edhe makineri të vjetra të lojërave të fatit, që e bëjnë të duket si një landfill në mes të qendrës së qytetit. Një pamje e tillë nuk është aspak e këndshme për këdo që kalon aty pranë, as për turistët që vijnë për të vizituar kryeqytetin./l.m

Next Post
“Shkova për seks, por më ofendoi”/ Rrëfehet i dashuri i që masakroi blogeren ruse duke lënë trupin e saj lakuriq në valixhe

“Shkova për seks, por më ofendoi”/ Rrëfehet i dashuri i që masakroi blogeren ruse duke lënë trupin e saj lakuriq në valixhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse u nominua Eric Wendt si ambasador në Shqipëri? DASH zbulon arsyet

Pse u nominua Eric Wendt si ambasador në Shqipëri? DASH zbulon arsyet

April 27, 2026
“Mos merrni vendime drastike”, Horoskopi për sot, si fillon muaji për çdo shenjë

Një maj lunetik! Meri Shehu rendit shenjat nga më fatkeqet tek ato fatlumet

April 27, 2026
“Nuk jemi përkushtuar si duhet”/ Berisha kritikon drejtuesit e PD: Nga sot, të gjithë duhet të riorganizojmë partinë

“Nuk jemi përkushtuar si duhet”/ Berisha kritikon drejtuesit e PD: Nga sot, të gjithë duhet të riorganizojmë partinë

April 27, 2026
Konjufca: Opozita po shfrytëzon institucionin e Presidentit për të rrëzuar qeverinë, po shkon shumë larg

Konjufca: Opozita po shfrytëzon institucionin e Presidentit për të rrëzuar qeverinë, po shkon shumë larg

April 27, 2026
Berisha mbledhje me kryetarët e degëve të PD-së: Rama e ka kthyer PS-në në leckë!

Berisha mbledhje me kryetarët e degëve të PD-së: Rama e ka kthyer PS-në në leckë!

April 27, 2026
Prapaskena e “kodit sekret” të përdorur nga Rocchi, “La Repubblica” zbulon shenjat që zgjedhësi i arbitrave “drejtonte” VAR-in

Prapaskena e “kodit sekret” të përdorur nga Rocchi, “La Repubblica” zbulon shenjat që zgjedhësi i arbitrave “drejtonte” VAR-in

April 27, 2026
Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin…

Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin…

April 27, 2026
Kurti: Bllokada dëmton VV-në dhe shtetin e Kosovës

Kurti: Bllokada dëmton VV-në dhe shtetin e Kosovës

April 27, 2026
Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik!

Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik!

April 27, 2026
Kina paralajmëron kundërpërgjigje pas projektligjit industrial të BE-së

Kina paralajmëron kundërpërgjigje pas projektligjit industrial të BE-së

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In