• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Katastrofë

by Java News
24/06/2016 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Christoph Hasselbach

Rezultati është një fatkeqësi, dhe madje për të gjithë. Prej këtij vendimi do të ketë vetëm humbës. Mbështetësit e Brexit-it mund të ndjehen tani më të pavarur, por së shpejti do ta kuptojnë se kjo është një pavarësi mashtruese. Vendi do të bëhet më i varfër. Dhe, më e rëndësishmja, Mbretëria e Bashkuar mund të shpërbëhet, sepse skocezët duan të qëndrojnë në BE dhe nga e tyre mund të shkëputen nga Mbretëria e Bashkuar. Po ashtu edhe thirrjet për një Irlandë të bashkuar mund të bëhen më forta, sepse kufiri i jashtëm i BE-së kalon tani pas Brexit-it mespërmes Irlandës.

Por, të paktën po aq pasoja të rënda pritet të ketë vendimi i britanikëve edhe për pjesën tjetër të BE-së. Kjo jo vetëm se do të mungojë një kontribues i rëndësishëm për arkat e BE-së. Por BE-së do t’i mungojë edhe një fuqi shumë e rëndësishme diplomatike dhe ushtarake në politikën e jashtme, një shtet që e bëri BE-në më të hapur ndaj botës më të orientuar drejt konkurrencës. Veçanërisht Gjermanisë do t’i mungojnë shumë britanikët. Ka shumë vende që duan me shumë dëshirë që BE-ja të mbyllet ndaj globalizimit dhe për të cilët disiplina në shpenzime është fjalë e panjohur. Londra dhe Berlini ishin në këtë pikë të një mendimi. Ky partner tani do të mungojë.

Por megjithatë pasoja ndoshta më e rëndësishme është politike dhe e vështirë për t’u kuptuar: shembulli britanik mund të krijojë një precedent. Kjo nuk do të thotë patjetër dalje të mëtejshme nga BE-ja. Por vendet e tjera ka të ngjarë të kërcënojë të paktën me referendume të ngjashme dhe të kërkojnë fillimisht si Mbretëria e Bashkuar gjithë llojet e mundshme të përjashtimeve dhe të drejta të veçanta. Në fund mbetet një BE nga e cila kushdo do të marrë atë që i shkon për shtat dhe nuk angazhohet për asgjë. Kjo strukturë e shkrifët nuk mund të jetë më një lojtar serioz global.

Ku konsiston mbivlera europiane?

Shumë njerëz në Evropë duan që tani britanikët t’i ndjejnë pasojat e referendumit për daljen nga Bashkimi Evropian: jashtë domethënë jashtë. Koncesione nuk duhet të ketë. Në vend të tyre ata duan që ky rast të bëhet shembull për të tjerët dhe me këtë t’u tregohet shteteve të tjera me prirje të ngjashme, se për “dezertorët” (shprehje e presidentit Jean-Claude Juncker) nuk ka falje. Kjo është e kuptueshme nga pikëpamja njerëzore, por do të dëmtonte interesat vetiake.

Kush dëshiron shpagim, nuk e kupton se sa skeptike e madje armiqësore janë bërë qëndrimet ndaj BE-së në shumë vende evropiane. Me kërcënime në këtë drejtim kjo klimë vetëm sa do të acarohej edhe më tej. Në vend të shpagimit tani duhet të ruajmë qetësinë dhe të përpiqemi që të krijojmë me britanikët lidhje të reja. Sigurisht, këto nuk do të zëvendësojnë plotësisht anëtarësinë në BE, por një politikë e tipit të gjitha ose asgjë, nuk është e dobishme.

Schließlich sollte sich die EU selbst kritische Fragen stellen. Den Bürgern reicht das Brüsseler Mantra nicht mehr, alle Probleme ließen sich nur mit “mehr Europa” lësen. Ein Beispiel ist die Flüchtlingskrise, für viele die grëßte Herausforderung des Kontinents. Hier bestand “mehr Europa” vor allem in der (deutschen) Forderung, eine theoretisch unbegrenzte Zahl von Migranten auf ganz Europa zu verteilen, die andere gar nicht ins Land lassen wollten. Auch die ungelëste Staatsschuldenkrise hat mit ihrer “europäischen Antwort” mehr Gräben aufgerissen als zugeschüttet: Die reichen Staaten fühlen sich ausgenutzt, die armen bevormundet.

Dhe në fund BE-ja duhet t’i shtrojë vetë vetes pyetje kritike. Qytetarëve nuk u mjafton më mantra e Brukselit se të gjitha problemet mund të zgjidhen vetëm ‘me më tepër Evropë’. Një shembull është kriza e refugjatëve, për shumë njerëz sfida më e madhe e kontinentit. Këtu “më shumë Europa” konsistonte sidomos tek kërkesa (gjermane) për të shpërndarë një numër teorikisht të pakufizuar emigrantësh në Evropë, që të tjetrët as nuk donin t’i linin të hynin në vendet e tyre. Kriza e pazgjidhur e borxheve të shteteve hapi me “përgjigjen e saj evropiane” më shumë hendekë se sa i mbushi ato: Vendet e pasura ndjehen të shfrytëzuara, të varfërit nën tutelë.

Vlera e shtuar e bashkëpunimit evropian duhet që në të ardhmen të argumentohet më mirë për çdo rast të veçantë. Nuk mjafton më që t’i referohesh BE-së si projekt paqeje dhe t’i lësh të gjitha çështjet e tjera mënjanë.

Po, vendimi britanik është një makth. Po ai është gjithashtu edhe thirrja për e fortë për t’u zgjuar, që mund të imagjinohet. Tani në rend të ditës duhet të jenë autokritika e pamëshirshme dhe reflektimi se çfarë duam të arrijmë bashkë në të ardhmen. /Deutsche Welle

Next Post

Mamurras, arrestohet maturanti pas dhunës ndaj administratorit të provimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokada detare e Trump ndaj Iranit, skenari që po rrezikon përplasje me Kinën dhe Rusinë

Bllokada detare e Trump ndaj Iranit, skenari që po rrezikon përplasje me Kinën dhe Rusinë

April 14, 2026
EMRAT / Goditja e call-centerave, 7 të arrestuar dhe 2 me ndalim dalje jashtë vendit. 80 të shoqëruar

EMRAT / Goditja e call-centerave, 7 të arrestuar dhe 2 me ndalim dalje jashtë vendit. 80 të shoqëruar

April 14, 2026
Kujdes me punën/ Java më e nxehtë astrologjike

Horoskopi për 12 shenjat e zodiakut, ja ç’thonë yjet sipas Jorgo Pullës

April 14, 2026
Fushata antikorrupsion në Pekin, shkarkohet zëvendësministri i jashtëm kinez

Fushata antikorrupsion në Pekin, shkarkohet zëvendësministri i jashtëm kinez

April 14, 2026
Merrte asistencë si i papunë, 35-vjeçari shqiptar kapet me kokainë dhe 40 mijë euro cash në Itali, skema e trafikut nga interneti

Akuzohen se shisnin kokainë, vihen në pranga tre persona, dy në kërkim

April 14, 2026
Një 55-vjeçar gjendet i pajetë në rrugë, dyshimet e para të Policisë

Një 55-vjeçar gjendet i pajetë në rrugë, dyshimet e para të Policisë

April 14, 2026
Vance ndërhyn në përplasjet e Trump me Papën: Vatikani të merret me moralin, jo me politikat tona

Vance ndërhyn në përplasjet e Trump me Papën: Vatikani të merret me moralin, jo me politikat tona

April 14, 2026
“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

Eric Wendt, ambasador në Shqipëri? Nazarko: SHBA po mbyll boshllëqet në Ballkan

April 14, 2026
“Formula e Venezuelës” kundër Iranit, SHBA-të drejt sulmeve të kufizuara dhe bllokadës detare

“Formula e Venezuelës” kundër Iranit, SHBA-të drejt sulmeve të kufizuara dhe bllokadës detare

April 14, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Kthimi nga investimi i rezervës valutore u përmirësua në 2025

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In