• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidati Shakohoxha shpërthen në akuza: Po trukohen zgjedhjet, pse ka frikë FSHF?

by Java News
24/01/2022 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dritan Shakohoxha, kandidat për president të FSHF ka reaguar ashpër në lidhje me zgjedhjet që u mbajtën sot për kreun e Shoqatës së Futbollit në Tiranë.

Në një intervistë për emisionin ‘Sport News’ në ‘News24’ Shakohoxha tha se po provohet të trukohen zgjedhjet.

“Po provohet të trukohen zgjedhjet. Sot u bë një mashtrim shumë i shëmtuar. Në mbledhje ishin njerëz që s’kishin lidhje me futbollin. Kjo është hera e parë që na jepet lista e delegatëve. Lista të trukuara, pse kanë frikë nga vota? Kudo kanë bërë trukime, zero transparencë.”, tha Shakohoxha.

“Janë vendosur me 2 mars, por çdo Asamble Rajonale e bën gjithnjë e më të pavlefshme mbledhjen në 2 marsit se nuk do të ketë vlerë. Të gjithë klubet që po rrinë gjakftohta nuk e kuptojnë që FSHF po trukon rezultatet e zgjedhjeve, po kurdis me gjakftohtësi e mashtrim spektakolar.

FSHF ishte organizatore e Asamblesë së sotme, të Shoqatës së Tiranës që nuk ekziston. Mema që ishte kryetar ishte emëruar, gjithçka ka qenë false. Edhe ai thotë nuk edi se kush ma ka dhënë, se dokumentet janë në zyrat e FSHF, si të Shoqatave të çdo qyteti. Sot është bërë një mashtrim shumë i shëmtuar.

Në këtë mbledhje befas janë zbuluar 15 njerëz që nuk kanë lidhje me këtë ambient. Për shembull ishte një shoqatë me një person Dario Mehmetllari, pronari i shoqatës nuk e njeh. Një personazh tjetër është Ajson Lala, nuk ka asnjë lidhje me futbollin, apo Albi Masha.

I kontrollon dhe i sheh që nuk kanë asnjë lidhje, kanë ardhur të bëjnë përmbysjen e rezultateve të zgjedhjeve, se në një shoqatë si e Tiranës, unë kam marrë listë në gjykatë.

FSHF nuk ta jep zyrtarisht, unë e kam marr në gjykatë. Ne kemi javë e ditë, si në Durrës e Elbasan, në Tiranë kërkojmë emrat e delegatëve dhe nuk ekzistojnë. Do bëhen zgjedhjet në Fier, Gjirokastër e Korçë, nuk ekziston, federata sheh sa ke ti, dhe pastaj shpik sa delegatë ka ajo. Federata bën aq delegatë sa i duhen. Sot është hera e parë që shihni listën, shihni si i kemi marrë, janë fotografuar në momente.

Kështu zgjedhje janë padyshim janë të trukuara, nuk e kuptoj motivin pse gjithë ky pasion i çmendur për të trukuar këtë rezultat, pse kanë kaq frikë nga vota e Fair Play, nuk e di pse.

Sot ishte kulmi, kanë bllokuar kandidatin në Durrës me letra false, duke i provokuar e kërcënuar anëtarët e Shoqatës. Në Fier nuk e pranuan, në Elbasan morën firmat për kandidimin e tij dhe pastaj shpallën zgjedhje, kudo kanë bërë trukime të pafundme. Është zero transparencë, është ambient i mbyllur, kush voton në Fier? Kush është në Gjirokastër, në Korçë, nuk e di askush”, tha Shakohoxha./m.j

Next Post
‘Kam parë njerëz që kanë harruar të lexojnë dhe të shkruajnë’, mjeku: S’mund të themi që Omicron është njësoj me gripin

Kujdes po qarkullon një variant tjetër/ Mjeku Sallabanda tregon ndryshimet mes Omicron dhe gripit sezonal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com