• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Synojmë modernizimin dhe integrimin me tregun e BE-së”, MIE prezanton strategjinë e re kombëtare për minierat

by E S
12/05/2026 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria synon të kthejë industrinë minerare në një sektor modern, konkurrues dhe të integruar me tregun evropian. Ky është objektivi i Strategjisë Kombëtare Minerare 2026–2040, e prezantuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku fokusi kryesor mbetet zhvillimi i lëndëve të para kritike dhe teknologjive të gjelbra.

Dokumenti afatgjatë mbështetet në tre shtylla kryesore: Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2030, Aktin Evropian për Lëndët e Para Kritike dhe Strategjinë Kombëtare të Specializimit të Mençur 2025–2030. Përmes kësaj strategjie, qeveria synon të orientojë sektorin minerar drejt inovacionit, dixhitalizimit dhe modernizimit teknologjik.

Drejtori i Drejtorisë së Programeve dhe Zhvillimit të Industrisë dhe Minierave, Dhori Dapi, deklaroi se strategjia krijon bazat për një industri minerare më tërheqëse për investimet dhe më të përafruar me standardet e Bashkimit Evropian.

“Kjo strategji i jep industrisë minerare shqiptare një drejtim të qartë dhe afatgjatë, në përputhje me standardet evropiane. Ajo synon rritjen e vlerës së shtuar, forcimin e eksplorimit gjeologjik dhe modernizimin teknologjik në funksion të lëndëve të para kritike”, u shpreh Dapi.

Strategjia parashikon rritjen e eksplorimit dhe rivlerësimin e rezervave minerale, zhvillimin e kapaciteteve për përpunim dhe rafinim brenda vendit, si edhe rikuperimin e metaleve nga mbetjet historike minerare.

Një tjetër objektiv është dixhitalizimi i plotë i të dhënave gjeologjike, forcimi i sigurisë teknike në industri dhe ulja e emetimeve të gazrave serrë përmes standardeve më të avancuara mjedisore. Dokumenti synon gjithashtu rigjallërimin e arsimit profesional dhe kërkimit shkencor në fushën e gjeologjisë dhe minierave.

Sipas Dapit, strategjia synon ta pozicionojë Shqipërinë si një qendër rajonale për mineralet strategjike, duke mbështetur tranzicionin e gjelbër dhe furnizimin e qëndrueshëm me lëndë të para për ekonominë evropiane.

Next Post
Akuzohet si agjente e Kinës, jep dorëheqjen kryebashkiakja në SHBA

Akuzohet si agjente e Kinës, jep dorëheqjen kryebashkiakja në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com