• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në fermën eksperimentale në Cërrik: Inovacioni do ndryshojë faqen e bujqësisë shqiptare

by E S
12/05/2026 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte sot në 12 maj në një vizitë në fermën eksperimentale të shkollës profesionale “Mihal Shahini”, një projekt i vënë në jetë nga MASHAV – Agjencia Izraelite për Zhvillim.

Në këtë event, e para e mori fjalën ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

“Sot është kremtimi i një vizioni, është shembulli që inovacioni mund të sjellë transformime. Agjencia Izraelite për Zhvillim ka punuar kudo në botë në të njëjtën mënyrë, që bashkëpunimi të sjellë zhvillim. Theksi ynë ka qenë gjithmonë teknologjia e kombinuar me bujqësinë. Inovacioni ka ndikim kur bëhet realitet. Sot mund të shikojmë me krenari si është kjo filozofi në praktikë. Kjo fermë është kthyer në moderne dhe këtu fermerët e nxënësit mund të kultivojnë gjatë gjithë vitit. Raporti mes Shqipërisë e Izraelit është një lidhje historike, ne kemi qëndruar pranë në kohë krizash e nevojash. Zoti Rama, faleminderit për punën. Pjesëmarrja juaj i jep këtij eventi më shumë kuptim. Dua të falënderoj dhe ministrin e Bujqësisë Andis Salla dhe ish-ministren Anila Denaj, që është përfshirë në këtë projekt”, tha ambasadorja izraelite në vendin tonë.

Ministri i Bujqësisë Andis Salla tha se tashmë inovacioni po shkon dhe tek bujqësia.

“Inovacioni e teknologjia janë përhapur kudo tashmë, edhe në bujqësi. Teknologjia na vjen në ndihmë, për të na treguar se kur duhet t’ju shërbejmë bimëve. Ne kemi marrëveshje dhe punë të tjera bashkëpunimi me Izraelin, për ta dërguar bujqësinë shqiptare në një tjetër nivel”, u shpreh Salla.

Ndërsa, kryeministri Rama tha se Shqipëria e ka nisur punën në bujqësi nga niveli zero dhe tani ndodhet në nivele të reja.

“Bujqësia në Shqipëri ka qenë në nivele tepër të ulëta. Ajo që na ka munguar për kohë të gjatë ka qenë fokusi tek inovacioni dhe marrja shembull nga eksperiencat më të mira. Prandaj, ju jam falënderues miqve izraelitë për këtë kontribut këtu. Duket si kopsht i një shtëpie, por është zemra e një ferme eksperimentale. Këtu bëhen eksperimente me kultura të ndryshme, ndërsa nga ana tjetër punohet dhe me bagëtitë nga nxënësit dhe pedagogët. Interesimi për Universitetin Bujqësor është rritur dhe është shtuar edhe bashkëpunimi i këtij universiteti me Universitetin e Vjenës. Bashkia Cërrik ka hedhur hapa të admirueshëm në drejtim të vënies në shfrytëzim të atyre që ofron sot teknologjia, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm, në funksion të uljes së kostove dhe të mbajtjes pastër të mjedisit. Presim të firmosim marrëveshje me Izraelin, për të hapur kapitull tjetër në bujqësi Të marrim eksperiencë nga Izraeli, nga ajo që e ka bërë atë shtet një shembull”, u shpreh Rama.

Ferma në Cërrik do të shërbejë si një platformë edukimi, trajnimi dhe demonstrimi për nxënësit dhe fermerët, të cilët do të mund të përdorin metoda inovative për kultivimin e produkteve bujqësore.

Next Post
“Ruani ritmin e reformave!”/ Gonzato: Shqipëria do të mbyllë negociatat me BE deri në 2027

“Ruani ritmin e reformave!”/ Gonzato: Shqipëria do të mbyllë negociatat me BE deri në 2027

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com