• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erion Veliaj, kundërshtar i pushtetit, por i burgosur i shtetit

by Mero Baze
11/11/2026 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Socialistët duhet të ndajnë sjelljen e tyre politike ndaj kundërshtarit politik Erion Veliaj nga detyrimet shtetërore ndaj të burgosurit Erion Veliaj, i cili ka probleme shëndetësore dhe familjare.

Erion Veliaj është tanimë një kundërshtar politik i kryeministrit Edi Rama dhe, nga ana tjetër, një i burgosur në kushte diskriminuese, që duhen trajtuar në mënyrë njerëzore.

Si kritik i kryeministrit, ai nuk flet me kode apo me simbolika, si të mllefosurit e tjerë brenda partisë, por me deklarata të qarta dhe kërkesa zyrtare, si opozitar i pushtetit të tij.

Brenda dy ditësh ka bërë dy kërkesa: një për të marrë pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste, çka në fakt është një kërkesë që i duhet drejtuar SPAK-ut që ta lërë të lirë të shkojë, dhe një kërkesë për hetim parlamentar lidhur me vizitën në qeli nga ministri Toni Gogu.

Tani socialistët duhet t’i ndajnë qëndrimet politike nga qëndrimet njerëzore ndaj tij.

Sa u përket qëndrimeve politike, ata janë të lirë të refuzojnë kërkesat e Veliajt për komisione hetimore apo kërkesat e adresuara gabimisht për ta nxjerrë nga burgu që të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë. Nëse do të ishte i lirë, nuk do të kishte nevojë të merrte leje, por lejen për të dalë nga burgu e jep SPAK-u, jo PS-ja.

Por, nga ana tjetër, pikërisht sepse Erion Veliaj është tanimë një kundërshtar politik i Edi Ramës dhe i pushtetit të Partisë Socialiste, duhet të dëgjohet si i burgosur për nevojat e tij urgjente.

Praktikisht, ai ka së paku dhjetë ditë që ankohet se këmba e tij e thyer është ngjitur keq dhe ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale urgjente, pasi rrezikon shëndetin e tij. Operacioni duhet të kryhet në një sallë kirurgjikale në Tiranë. Kjo kërkesë nuk është nga ato truket që bëjnë të burgosurit për të shkuar te spitali i burgut, pasi është një kërkesë për t’ia rithyer këmbën përmes ndërhyrjes së mjekut dhe për ta ngjitur atë siç duhet.

Duke qenë një kritik i ashpër i pushtetit të PS-së për çështje politike, për të cilat ai bën llogaritë e tij politike, këto kërkesa njerëzore për shëndetin e tij, që mund të rëndohet nga çasti në çast, duhet të plotësohen me përparësi dhe jo të injorohen, pasi më pas marrin ngarkesën e një hakmarrjeje politike.

Kjo hakmarrja e drejtoreshës së Burgjeve ndaj tij, për të avancuar në karrierë, nuk është në të njëjtën gjatësi vale me nevojën e pushtetit të Partisë Socialiste për t’u sjellë me Veliajn edhe si me një kundërshtar politik, të cilit mund të mos i plotësohen kërkesat politike, edhe si me një të burgosur me të drejta të pacenueshme.

Fakti që kërkesat e tij të vazhdueshme për kujdes shëndetësor të specializuar po injorohen, ndërkohë që kjo mund t’i shkaktojë probleme të rënda shëndetësore, bëhet edhe më i rëndë kur mbivendoset me betejat e tij politike.

Si politikan, socialistët mund të bëjnë çfarë të duan me Erion Veliajn, se kur hyn në luftë secili bën llogaritë e veta. Por, si i burgosur, Erion Veliaj është në duart e shtetit shqiptar dhe jo në duart e pushtetit, ndaj duhet të respektohet deri në fund. Madje edhe pak më shumë, pikërisht për shkak të veprimtarisë së tij politike.

Sjellja e tij urgjente në një spital në Tiranë dhe më pas transferimi në burgun e Durrësit, për të qenë pranë dy fëmijëve të tij të vegjël, është një kërkesë njerëzore që largon shijen e hidhur që lë sjellja politike ndaj tij si i burgosur, në raport me sjelljen ndaj tij si kundërshtar politik.

Me kundërshtarin politik Erion Veliaj dhe kërkesat e tij politike mund të sillen si të kenë dëshirë dhe si t’u bëhet më mirë. Por me të burgosurin Erion Veliaj duhet të sillen në mënyrën më njerëzore të mundshme, pasi, më shumë sesa Veliajt, i bëjnë nder vetes. Nëse e kanë ende këtë objektiv.

Next Post
pellumb karameta

Protesta kundërshton pushtetin, a mund ta zëvendësojë?

Comments 1

  1. Jetmira says:
    31 minutes ago

    Po ti o Mero, ke ndarë mëndjen, të kalosh përfundimisht si avokat zyrtar i Erion Velisë ?
    Ai ka vjedhur dhe mashtruar e ti shkon e i del në mbrojtie ?
    Nuk po e zgjas, qofsh ti që je.
    Zoti të ndihtë ty dhe Velinë tënd.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

November 11, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Shqipëria në krah të Francës pas sulmeve kibernetike, MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

November 11, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

Meçe ngre alarmin: Lufta hibride nis me protesta të financuara dhe mund të përfundojë me grusht shteti

November 11, 2026
Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

November 11, 2026
Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

November 11, 2026
Gogu takon homologun italian Nordio në Romë: Shqipëria dhe Italia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në drejtësi!

Gogu takon homologun italian Nordio në Romë: Shqipëria dhe Italia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në drejtësi!

November 11, 2026
Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

November 11, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Djegia e Tiranës, gjylja politike e fushatës së 9 majit!

November 11, 2026
Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes

Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes

November 11, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Kamioni çan barrierat e rrugës dhe bllokon qarkullimin në afërsi të tunelit të Murrizit!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In