• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ruani ritmin e reformave!”/ Gonzato: Shqipëria do të mbyllë negociatat me BE deri në 2027

by E S
12/05/2026 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një moment kur Kuvendi ka peshën më të madhe për të përmbushur 101 detyrat për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, në lançimin e një projekti të ri për të forcuar rolin parlamentar në negociatat me BE-në, kërkoi ruajtjen e këtij ritmi të reformave deri në mbylljen e grupkapitujve në fund të vitit 2027.

“Ndërsa ecin përpara negociatat, veçanërisht në këtë moment kaq kyç në negociata, për të përmbushur objektivin ambicioz që i ka përcaktuar vetes Shqipëria, pra mbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027, Shqipëria duhet të ruajë këtë ritëm reformash, por ky ritëm nuk duhet të vijë në dëm të procesit të miratimit dhe zbatimit të këtyre reformave. Reformat që kanë lidhje me BE-në duhet të jenë të përgatitura mirë, të konsultuara plotësisht dhe të vihen në zbatim tërësisht, për të sjellë përfitime në jetën e qytetarëve.”

I sulmuar ashpër nga opozita, megjithatë, ambasadori i BE-së kërkoi dialog mes partive politike.
Shembulli më i mirë, sipas tij, është dialogu më i fundit mes PS-së dhe PD-së për rregulloren e re, ku pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, mazhoranca socialiste vendosi të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të arritur një draft konsensual.

“Kuvendi duhet të nxisë dialogun ndërpartiak. Meqenëse po flasim për këtë dialog, përgëzojmë dialogun që po bëni për ndryshimet në rregullore. Kjo qasje konstruktive është shumë e rëndësishme për legjitimitetin, sepse institucionet demokratike nuk funksionojnë vetëm me mazhorancën në votim, por me procedura të parashikueshme.”

Në fazën finale të anëtarësimit në BE, Gonzato kërkoi kontributin e të gjithëve — qeverisë, opozitës dhe shoqërisë civile — për të ndihmuar procesin, si dhe garantoi se delegacioni europian në Tiranë mbetet i përkushtuar për të dhënë ndihmën që Shqipëria të arrijë objektivat e saj.

Next Post
“Synojmë modernizimin dhe integrimin me tregun e BE-së”, MIE prezanton strategjinë e re kombëtare për minierat

“Synojmë modernizimin dhe integrimin me tregun e BE-së”, MIE prezanton strategjinë e re kombëtare për minierat

Comments 1

  1. Lili Bujari says:
    5 months ago

    Mediat tona le të kenë kurajon dhe ti thonë këtij ambasadori se 791.000 pensionistë jetojnë me 100-120-220€ në muaj…Si mund të hyjmë në BE me këtë nivel ekonomik,ku më shumë se gjysma e popullit shqiptar jeton në mjerim migjenian?!…Dilni në popull ju mediat…dëgjojeni zërin e Tij që të kuptoni se ku e ka katandisur Shqipërinë : Gangsterizmi qeveritar i Edi Ramës! Shikoni diferencën mes Jush,mes deputetëve,ministrave, oligarkëve, horrave të drogës dhe prostitucionit ..me jetën e mjerueshme të një populli të tërë që Edi Rama e kërcënon me Gogolin e Urisë.Edi Rama nuk e di se ky quhet:Krim Kundër Njerëzimit sipas OKB-SË

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com