Në përfundim të afatit të aplikimit të publikuar për shpalljen e vendeve vakante dhe rithirrjes për paraqitjen e shprehjes së interesit për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Avokatia, në kuadër të transparencës së procesit, Avokati i Popullit publikon emrat e kandidatëve aplikues për këtë pozicion.
Theksojmë edhe faktin se kësaj liste mund t’i bashkangjiten edhe aplikantët kandidatë, të cilët mund të kenë dërguar aplikimin e tyre brenda datës 08.05.2017 me postë, sipas rregullave ligjore për vlefshmërinë e aplikimit.
LISTA ME KANDIDATË PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË NGA AVOKATIA
1. Tartar Bazaj
2. Petrit Gaçi
3. Ilir Nikolla
Sqarojmë se për fazën e rishpalljes për shprehje interesi për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga Avokatia, do të jenë të vlefshme aplikimet për të gjithë kandidatët e fazës së mëparshme, të cilët janë njoftuar se kanë plotësuar kriteret formale për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. /a.m.