• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Dilema e Bashës, Odise me votë apo Akil me shpatë

by Lorenc Vangjeli
11/05/2017 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Lorenc Vangjeli

Fotografia e Isa Mustafës, kryeministrit të Republikës së Kosovës, menjëherë mbas mocionit të mosbesimit ndaj tij, ka bërë një xhiro të pabesueshme në botën e internetit. Zoti Mustafa shihte nga dera gjysëm e hapur e sallës së Kuvendit të Kosovës, e cila nga e mërkura në drekë, u mbyll mbas shpatullave të tij në ikje. Ky është akti që do ta çojë Republikën e Kosovës në zgjedhje të parakohshme. Sipas ligjit, zgjedhjet duhet të mbahen nga një muaj deri në një muaj e gjysëm mbas rënies së qeverisë, domethënë  minimalisht deri në javën e dytë të qershorit. Isa Mustafa e pati të pamundur të bënte diçka për të shmangur këtë frakturim të parakohshëm të mandatit të tij; papritur për shumë e shumë arsye që në Prishtinë i kuptojnë shumë më mirë se në Tiranë, ai u gjend mes Shilës dhe Karibdës, votave të opozitës dhe një pjese të pozitës, të cilat e larguan.

Që prej katër vjetësh, kur hynte për herë të parë në derën e sallës së Kuvendit të Shqipërisë, Edi Rama e dinte se afati maksimal i qëndrimit të tij në detyrë do të ishte diku nga muaji qershor i këtij viti. Në të gjitha rrethanat dhe në të gjitha rastet, Rama ishte i qartë se sido që të shkonin punët, ai nuk do të kishte asnjë mundësi që të shmangte takimin e çdo katër vjetshëm me qytetarët.

Si në Tiranë, si në Prishtinë, me përjashtim të zgjdhjeve të parakohshme, ky është cikli që demokracia i jep zakonisht një mandati qeverisës, kudo ku vota përcakton se ku dhe kujt do t’i jepet me qera pushteti i publikut.

Debati në Tiranë për largimin e kryeministrit pëpara zgjedhjeve që të garantohet liria dhe ndershmëria e zgjedhjeve, është në kulmet e tij, por në të gjitha rastet u konsumua vetëm me fjalë.

Ai ka qenë vetëm debat dhe asnjëherë nuk ka qenë akt.

Ka qenë dëshirë dhe jo veprim.

Ka qenë qëllim final dhe jo mjet i përkohshëm.

Ishte një ëndërr e opozitës e ndjekur me ankth, por asnjëherë një hap për t’u shndërruar në realitet.

Shqipëria po shkon drejt 18 qershorit më e paqartë se kurrë. Jo vetëm për atë që do të ndodhë në 18 qershor, por kryesisht për atë që pritet të ndodhë më pas. Ligjërisht, pothuaj nuk ka asnjë mundësi për ta shmangur këtë takim të politikës me votuesin. Përsëritja e rastit të Kavajës në të gjithë Shqipërinë kërkon shumë më shumë sesa vullneti i mirë i kryeministrit dhe dyshimet e këqia.

Negociatat tashmë ngjajnë të pamundura dhe i vetmi shans për t’i ringjallur ato, është një udhëtim mes Shilës dhe Karibdës së 13 majit. Protesta e thirrur e opozitës dhe dyshimet reale se ajo ditë do të jetë e egër, në mënyrë paradoksale mund të afrojnë një shans të ri. Nëse protesta do të jetë e madhe (është e vështirë të përcaktohet se çfarë do të thotë në këtë rast fjala “e madhe”) dhe nëse ajo do të jetë e shtrirë në kohë, do të shërbente si një trokitje e fortë në derën e qeverisë. Po të jetë e qetë dhe paqësore, protesta me gjasë do ta hapë derën e qeverisë, me kusht që Lulzim Basha të jetë më pak mur gome kur të hyjë brenda. Në të kundërt, nëse verifikohet frika e madhe se “partitë politike do të menaxhohen nga protestuesit”, pra, nëse gjithçka degjeneron në dhunë dhe dera e kryeministrisë hapet me forcë, atëherë do të ketë me të gjitha gjasat një negociatë. Një negociatë, e cila nuk dihet sesi do të përfundojë, por që pa nisur, do të njihte për humbës me siguri të gjithë shqiptarët.

Shqipëria ka shumë urgjenca, por urgjenca themelore e saj është ruajtja me çdo kush dhe çdo çmim i qetësisë, shmangia e dhunës dhe largimi nga militarizimi ekstrem i klimës politike në vend. Pavarësisht se ky është akti më i vështirë i mundshëm, Lulzim Basha duhet të bëhet Odisea që mundi të lundrojë mes Shilës dhe Karibdës së vet në antikitet. Ja vlen që ai ta provojë një gjë të tillë. Basha duhet të shmangë me çdo kusht që të dëgjojë zërat që e thërrasin herë nga bindja, herë nga padija, herë nga servlizmi e herë nga kotësia me emrin e Akilit, luftëtarit që vriste si pakkush armiqtë e tij, por që e kishte të parashkruar se do të përfundonte dhe ai dëshmor. Kryetari i PD-së ka rëndesën e zgjedhjes së dilemës: Odise me votë apo Akil me shpatë.

Bota moderne e lexon, por nuk e pranon këtë mit. Demokracia i hap dhe i mbyll dyert vetëm nëpërmjet votës. Ashtu siç ndodhi në Kosovë me Isa Mustafën, edhe në Tiranë me Edi Ramën, nuk ka rrugë tjetër për të komunikuar përveç votës. Në të kundërt, shumë dyer do të mbyllen në Tiranë dhe kriza që nuk gjeti zgjidhje nga politika, do të rikthehet që të zgjidhë ajo vetë hesapet me politikën. Dhe atëherë pendesa nuk do të vlejë as për të qarë të shkuarën dhe mëkatarëve nuk do t’u ketë vlerë as luksi i pendesës.

Next Post
Komisioneri Hahn: Reforma në Drejtësi do të sjellë rezultate në hetim dhe ndëshkim

Hahn: Zgjedhjet në 18 Qershor edhe pse disa duan të rrinë prapa, ata që pengojnë procesin do mbajnë përgjegjësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In